Kerko: a
Nue Oroshi: Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet, pushtetarët vijnë e shkojnë
E enjte, 25.06.2020, 07:22 PM
Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet, pushtetarët vijnë e shkojnë
Nga
Nue Oroshi
Dallimi
në mes shtetit dhe pushtetit janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë në
mes. Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve nuk e bën këtë dallim dhe i bën
ngatrrimin e shtetit me pushtetarët.Pushtetarët janë të përkohshëm ata vijnë e
shkojnë, ndërrohen, humbin e fitojnë, mvarsishtë nga shija që e ka popullata
apo votuesit në atë periudhë kohore dhe varësishtë nga shija që ju lanë
politikanët qytetarëve,gjatë kohës sa qeverisin ata. E sa i përket qeverisjes
në Kosovë është për tu theksuar fakti se në shumë drejtime politikanët tanë
dështuan në qeverisjen e shtetit.E në shumë raste pushteti u keqpërdor për
nevoja të pushtetarve të cilët menduan dhe po mendojnë prap se gjatë tërë jetës
do të jenë në pushtet.
Ditëve
të fundit në Kosovë janë duke vluar gjakrat për shkak të akuzave që ka bërë
Prokuroria e Gjykates Speciale të cilën e krijoj Hashim Thaqi dhe 82 deputet të
Parlamentit të Kosovës shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë zgjedhur
dhe rizgjedhur prap deputet të Parlamentit të Kosovës.
Në
këto momente që po kalon Kosova është me rëndesi të ruhet shteti dhe miqtë tanë
amerikan dhe gjerman,për faktin se politika në botë është shpeshherë në
kundërthënie me njëra- tjetrën e historikisht kur të mëdhenjët lufojnë qoftë
politikisht apo luftëra tjera më së keqi e pësojnë popujt e vegjël, e ne
shqiptarët e kemi një shije të hidhur gjatë historisë tonë, nëpër periudha
historike kur ka pasur përplasje të shteteve të mëdha botërore.
Çka
duhet bërë politika e Kosovës?
Në
këto momente politika e Kosovës duhet të bashkohen dhe të formojnë një grup
politik që duhet të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, ku
në bashkëpunim me Institucionet tjera duhet përgaditur një platformë politike
dhe ekipi që do të përfaqëson Kosovën në bisedime duhet të paraqet këtë
platformë unike, dhe ti lënë inatët personale apo rrahagjokset e kota se unë
jam unë.Që në fillim të kësaj platforme duhet bërë një listë e të vrarëve gjatë
luftës së fundit në Kosovë, duhet paraqitë lista e të zhdukurve kurse juristët
e shumtë që ka Kosova nuk duhet fjetur por duhet pergatitur një dosje të
krimeve serbe në Kosovë, në mënyrë që Gjykata Speciale mos të jetë e
njëanshme.Me këtë mund të ndihmojë edhe Parlamenti i Kosovës me plotësim,
ndryshimin e ligjit ku Gjykata Speciale të jetë Gjykatë që gjykon të gjithë e
jo vetëm shqiptarët.
Ekonomistët
duhet përgatitur me fakte dëmet e luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë,
siç janë djegiet,shkatërrimet e shtëpive dhe shumë dëme tjera.Platforma
politike duhet përgaditur së bashku me një prememorje të krimeve serbe mbi
shqiptarët si kujtesë historike dhe kjo duhet punuar nga historianët dhe
studiuesit shqiptar.
Shteti
i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet.Pushtetarët vijnë e shkojnë ata nuk janë
të përjetshëm.Edhe politikanët shqiptar duhet ta kuptojnë njëherë e
përgjithmonë ndërrimin e gjeneratave në politikë.Tash është ardhur koha që
Kosovën ta udhëheqë një gjeneratë e re,por ajo mos të jetë vetëm e re për nga
mosha por edhe të ketë edhe vizion të ri politik se si duhet të qeveriset dhe
të ecë shteti përpara.