Kerko: a
Saqipi: Aktakuza kundër Presidentit Thaçi, sulm kundër procesit dialogues
E enjte, 25.06.2020, 12:03 PM
Saqipi: Aktakuza kundër
Presidentit Thaçi, sulm kundër procesit dialogues shqiptaro - serb në
Uashington
Ngritja
e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe
ish kryetarit të Parlamentit republikan të Kosovës Kadri Veseli, ka ngjallur
reagime edhe në rajonin e Luginës së Preshevës.
Duke
e komentuar për , aktakuzën ndaj dy personaliteteve kyçe të politikës
shqiptare, koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, u shpreh me një
shqetësim të papërmbajtur se një veprim i tillë, në prag të vazhdimit të
bisedimeve shqiptaro - serbe në Uashington, s'ka se si të komentohet ndryshe
vetëm si një minim i këtyre proceseve, nga të cilat varet perspektiva e paqes
dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit.
"Nuk
ka dilema se aktakuza e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Thaçi dhe
ish kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, nuk do të jetë bërë pa
qëllime të caktuara. Ky veprim i ngutshëm dhe i pamatur mirë i kësaj Gjykate
ndërkombëtare erdhi shumë afër vazhdimit të dialogut të ndërprerë mes
Prishtinës dhe Beogradit, i cili pritet të mbahet në shtetin më të fortë në
botë, aleatin e shqiptarëve në Amerikë. Duke i njohur këto dy personalitete të
larta të politikës shqiptare në Kosovë dhe rajon, jam i bindur se kjo aktakuzë
tendencioze do të tejkalohet dhe misioni i tyre politik do të triumfoj ashtu si
kauza e drejtë e luftës së tyre për liri dhe pavarësi. Në këtë drejtim, s'ka se
si të mos përmendim edhe deklaratën e Presidentit Thaçi, kur tha para nisjes së
tij për Amerikë, se është "ithtar që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe se
këtë çështje do ta shtroj në Uashington", thuhet në reagimin e
koordinatorit të Shoqërisë Civile për Luginën e Preshevës, Nexhmedin Saqipi,
njofton Jetapress.