Kerko: a
Hilmi Saraçi: Asociacioni
E enjte, 25.06.2020, 11:09 AM
Asociacioni
(Këtë
shkrim (opinion) po (ri)botoj me qellim të komentimit dhe të sqarimit të
përmbajtjes dhe rolit negative që paraqet asosiciacioni për shtetndërtimin e
Kosovës. Kjo tani është e ditur, është diskutuar dhe është kundërshtuar
disa disa herë ,prandaj tani në prag të
bisedimeve me Serbinë ekipi negociator duhet të këtë kujdes dhe kursesi të mos
lëshojë pe, por të jetë këmbëngulës në pengimn e realizimit të tij dhe të
veprojë në bazë të sqarimit dhe të rekomandimit të Gjukatës Kushtetuese të
Republikës së Kosovës. Për ndryshe kjo do të sjellë dëm të madh për Kosovën
nese bëhën përpjekje për një dialogim për asosiacionin e nënshkruar para disa
viteve… )
Nga
Hilmi Saraçi
Tani gjatë zhvillimit dhe të ndërtimit të shtetit
të Kosovës pas pavarësisë, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve “demokratike “, të cilat pa pushuar po
reflektojnë problem për të ardhmen e Republikës së Kosovës.Sikur jemi bërë
“bajat” dhe mjaft nervoz për të gjitha këto lëvizje pa ndonjë zgjidhje të
duhur, respektivisht duke debatuar dhe
kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe grupin negociator në
krye me Isa Mustafën, kryeministër.
Asociacioni herët ka filluar “ ta ngritë kokën”
dhe ta marr vizen për realizim(2013) me Pakon e Ahtisarit . Kjo dihet
ishte në dëm të Kosovës dhe në dobi të komunitetit serb.Edhe opozita ishte
pajtuar atëherë, por jo edhe VV. Serbët megjithatë nuk ishin për pranimin e
Pakos së Ahtisarit. Ata (serbët) u
angazhuan për kompetenca sa më të mëdha, respektivisht për ndarjen e Veriut të
Kosovës ose për një autonomi me elemente të një shteti përbrenda
shtetit të Kosovës si Bosna me “Serpska Republika”. Kjo ishte edhe e pranishme
me veprime të ngjajshme gjatë 15 viteve të çlirimit të vendit ..Prandaj sikur
nuk kemi qenë mjaft të angazhuar dhe të vetëdijshëm për të intervenuar me kohë për të ndalur
pushtetin paralel të sebëve në veri të vendit të udhëhequr nga Serbia . Kështu
vetë e kemi lejuar “minin të kolojë nëpër mustak” dhe të mësojë rrugën pa
pengesa për të lëvizur dhe vepruar pa u tremb deri këtu ku kemi ardhur. Gjatë
kësaj periudhe 16 vjeçare serbët jo vetëm që nuk ishin të dëgjueshem ndaj
Qeverisë së Kosovës, por pa nderprerë plaçkiten, përzunë shqiptarët nga veriu,
uzurpuan shtepitë dhe banesat e tyre, shkatruan
pasurinë e tyre dhe më në fund vranë shumë shqiptarë.Pastaj mbyllen
(barikaduan) Urën e Ibrit dhe përkundër përpjekjeve , bisedimeve edhe në
nivelin e BE-së ,kjo (Ura e Ibrit) është si deri me tash e barikaduar…
Kjo marrëveshje ka shumë
të këqija për Kosovën
Kriminelët
serbë lëvizin lirisht dhe sikur nuk ka forcë në kapjen dhe denimin e tyre.
Qeveria e Kosovës dhe Bashkësia
Ndërkombëtare (EULEX) nuk arriten të ndërmarrin masa të duhura ligjore ndaj
kriminelëve, krimit të organizuar, kontrabantës dhe përmirësimin e gjendjes
egzistuese, si domos, në veri të vendit.Oliver Ivanoviqi, Delibashiqi e të
tjerë u liruan për t’u mbrojtur në liri (arrest shtëpiak).Kjo nuk ndodh me
shqiptarët.Bashkësia Ndërkombëtare (EULEX) nuk mund të arsyetohet dhe të heq përgjegjesinë, por
edhe Qeveria e Kosovës. Në këtë drejtim ka shumë për të debatuar, por tani kemi
problemin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin është
nënshkruar marrëvshja në mes dy shteteve, në nivel të dy kryeministrave, Isa
Mustafës dhe Alaksandër Vuqiçit . Kjo marrëveshje ka shumë të këqija për
shtetin e Kosovës.Ekipi dialogues përkundër angazhimit për të qetësuar situatën
e ndërlikuar me komunitetin serb në
veriu të vendit dhe për të ruajtur
tërësinë teritoriale të pacenueshmemë e cila që 16 vite është e
cenueshme, sidomos, me Veriun e ndarë .Ekipi dialogues nuk ka qenë i kujdesshme
dhe këmbëngulës që të pakten ,disa pika të marrëveshtjes t’i vlerësojë më më
kujdes dhe më mirë, sepse ka shumë pika
të marrëveshjes që janë të dëmshme për
Kosovën..Pasuria më madhe e Kosovës është në veriu të vendit si Ujmani , pasurit
nëntokësore të llojeve të ndryshme me Trepçën në veçanti. Këto pasuri duhet të
ruhen dhe kursesi të menagjohen nga asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Mirëpo duke shikuar këtë marrëveshje del se kjo ka të bëjë me mini shtet brenda
shtetit të Kosovës.Ekipi dialogues përpjeket që të shpiegojë se është arritur
që më në fund tërsia e shtetit të Kosovës të mbetët e pacenueshme dhe komuniteti serb , sidomos veriu të
integrohet në institucionet legale të Republikës së Kosovës ,në përputhje me
kushtetutën e Kosovës”. Mendoj edhe unë si shumë të tjerë se kjo marrëveshje ka
disa anë të mira për Kosovën , sepse në
këtë mënyrë do të arrihet integrimi i serbëve në institucionet legale të
Kosovës dhe se e vetmja formë e mundësi
për këto integrime është asociacioni ku “serbët nuk janë të diskriminuar dhe të
lënë pas dore, por vetë do të kujdesen për ardhmërinë e tyre”…
Kahje antidemokratike në
Parlamentin e Kosovës
Kurkush
nuk është kundër asocicionit por
asociacion që do të këtë mbikqyrje të plotë nga Qeveria e Kosovës dhe me
përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.Për këto lëshime nga kjo
marrëveshje ka mjaft reagime nga opozita ,por me sjellje radikale dhe të papranueshme.Kjo u vërejt si
në séance e parë të parlamentit (17
shtator 2015), ashtu edhe në seancën e dytë ( 22 shtator 2015), por në këtë seancë (të dytën) çdo gje mori kahje
antidemokratike duke hudhur ve ndaj kryeministrit Mustafa dhe duke pamundësuar
mbajtjen e séances parlamentare. Në këtë rast kryeparlamentari,Kadri Veseli nuk
ishte i kujdesshem, sa duhet gjatë përpjekjes për ta qetësuar situaten. Opozita
(VV,AAK, Nisma) përkundër vlerësimeve të
arsyeshme që kanë kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, me veprimet
që janë duke i bërë , sidomos VV ,nuk
përkojnë me demokracinë e mirëfilltë, sepse me sjellje të dhunshme, fyrje e
etiketime,gjuajtje me ve e të tjera ndaj
Isa Mustafës, nuk arrihet realizimi i mendimeve të mira . Pastaj paralajmërimi
me protesta në rrugë (të pakontrolluara), siq paralamërojnë opozitarët, vetem
sa do t’i sjellin dëm vetë opozitës në krye me VV , por edhe shtetndërtimit të Kosovës. Në parlament duhet
të debatohet dhe të vendoset për propozimet ,sygjerimet dhe vendimet, prandaj
sjellja e opozitës sidomos e VV në dy
Seancat e Parlamentit të Kosovës ka irituar
shumicën e qytetarëve dhe dashamirët e demokracisë. Duhet për të gjitha
vendimet madhore siq është asociacini i komunave me shumicë serbe dhe demorkacioni i kufirit me Malin e Zi
-të jemi të bashkuar dhe bashkarisht pa
veprime të dhunshme, pa etiketime dhe fyrje të zgjidhet ky problem.Jam i
vetdijshem se kjo marrëveshje nuk është e mirë për Kosovën, por siq është e
njohur pleqnarët në të shumtën e rastëve
i kanë dhënë krahun më të fortit , për t’u zgjidhur problemi. Në këtë rast
Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) i ka dhënë krahun Serbisë për ta qetësuar situatën e pazgjidhur që 16 vite në mes të
shqiptarëve dhe serbëve në veriu të vendit dhe për të pamundësuar ndikimin
e Rusisë e cila është për acarimin e
situatave në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Kjo, megjithatë nuk e arsyeton sa
duhet,veprimin dhe nënshkrimin e marrëveshtjes, prandaj grupi negociator
shqiptarë është dashur që të kundërshtojë dhe mos ta nënshkruaj marrëveshjen pa
plotësime dhe menjanime të disa pikave ligjore të marrëveshjes. ..
Përpjekje për rrëximin e
Qeverisë dhe për zgjedhjet e jashtzakonshme
Opozita
është duke kundërshtuar me arsye edhe për lëshime të tjera. siq janë krimi i organizuar, korrupsioni
,kontrabanda, nepotizmi, privatizimi , ku me mija punëtor kanë mbetur pa punë
si rrjedhojë e privatizimit të paligjshëm… Kjo situatë për zgidhjen e problemeve
jetike për shtetin e Kosovës është mjaft e domosdoshm, prandaj opozita duke
parë se Qeveria nuk është duke i zgjidhur problemet e grumbulluara angazhohet
për rrëximin e qeverisë në krye me Isa Mustafën dhe për zgjedhje të reja të jashtzakonshme , gjë që do të
ishte e arsyeshme nëse do të përmirësohet situata dhe gjendja e krijuar,
sidomos me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se edhe në
zgjedhjet e reja të jashtzakonshme (nese kishin për t’u pranuar dhe mbajtur )
nuk besoj se opozita ka shancë që të
fitojë zgjedhjet, sepse sjelljet e pakontrolluara të opozitës ,sidomos e VV e
cila përkundër mendimeve të mira dhe mjaft të arsyeshme nuk do të fitojë,
përkundrazi AAK-ja do të zvogëlojë elektoratin , ndërsa Nisma nuk do ta
tejkalojë pragun zgjedhor…