Kerko: a
Albert Habazaj: Arkeologu i poezisë
E marte, 16.06.2020, 08:16 AM
Poetit, kurikën, i mbahet mend ditëlindja…
ARKEOLOGU I
POEZISË
Nga Albert HABAZAJ
- Shkruar Kovit në
vitin 2009; në vend të kartolinës, për 60 vjetorin e lindjes -
Sa inat më vjen që ajo nëpunësja
e gjendjes civile të qytetit Durrës
regjistroi, kushtëzuar nga rrethanat
ç’ka unë s’do ta bëja kurrën e kurrës.
Shkroi në regjistër, shkroi me tërë mënd
për Moikom Zeqon e shekullit XX
sikur u lind në vitin ’dyzet e nëntë.
Dhe bota sot e quan fakt, të vërtetë.
Si mund ta klasifikojmë 60 vjec
Këtë bërthamë diellore të ndritur?!
Jubetohemburrash:
PërDhè e përDiell!
Ajo, punonjësja ka qenë e krisur...
Kovi me ne po gëzon dyzet vjetorin
Dhe
40 vjeçar do tëjetëpërgjithnjë,
Se e ka eshtër Kultura Moikomin,
se Letërsia Shqipe Moikom ka një.
Për ribërjen e Atdheut vjen me dritë
Si një thërrmijë kozmike e veçantë,
sot, kur po na mullosën poetëritë,
sot, kur qulluficet i shesin me çantë.
Për ribërjen e Atdheut mbjell pemë Shprese,
se mbushet me gjak nga Naim Vjershëtori,
nga “Liriku i Tokës”
merr Lule Bese,
sot na vjen për nesër me portret shenjtori.
Vlorë, 03. 06. 2009