Kerko: a
Prend Buzhala: Psikologjia traumatike e ikjes së të rinjve
E shtune, 13.06.2020, 05:10 PM
PSIKOLOGJIA TRAUMATIKE E IKJES SË TË RINJVE
Nga
Prend BUZHALA
Para
disa ditësh, formacioni i rikompozuar politik dhe i instaluar në institucionet
drejtuese, dhanë premtime të mëdha, për një "qeverisje ndryshe." Ndër
të tjera, u dëgjua edhe pohimi se "Serbia nuk do të jetë në titujt e
mediave ndërkombëtare", se në medie botërore do të jetë Kosova.
Vërtet,
si u bë lajm Kosova vetëm për nja dy a tri ditë?
Ja
dy ndër to:. I pari, se policia gjermane ndalon një autobus me 25 udhëtarë nga
Shqipëria e Kosova, që ishte duke udhëtuar përmes Austrisë. Policia gjermane e
kanë refuzuar hyrjen, sepse janë gjetur parregullsi tek shumë pasagjerë në
lidhje me ligjin e qëndrimit. Lajmi i dytë: sulmohet autobusi me shqiptarë që
po udhëtonin për Gjermani. Ishte autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt i një
agjencie kosovare i sulmuar në Krushevac të Serbisë. "Autobusi kishte qenë
i mbushur me udhëtarë shqiptarë nga Kosova, të cilët po udhëtojnë në drejtim të
disa qyteteve të Gjermanisë... Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare,
autobusi është me targa të Shqipërisë. "
Vërtet,
me këso lajmesh duhet të jemi në faqet e para të mediave të Evropës vetëm për
pak ditë?
1.
Rrjetet
sociale mbushen me komente të të rinjve se si duan të ikin nga Kosova, sidomos
tani, që u çliruan rrathët e izolimit dhe “u ndërrua” qeveria.
Dihet
që në vitet ’90 kishte një psikozë masive për të ikur politikisht nga Kosova
(arsyet gjendeshin gjithmonë te politika millosheviçiane). Nuk është e
habitshme, prandaj, përse pak kush nga rreth një milion shqiptarët e ikur në
ato vite, nuk u kthyen të jetojnë në Kosovën e lirë pas luftës, në Kosovën e
idealeve të lirisë. Përkundrazi, po qe se hapen kufijtë, për dëshirën e tyre,
do të jetonin në Evropën Perëndimore e në SHBA edhe një milion të tjerë (por jo
në Azinë e idealizuar fetarisht).
Dhe
kjo psikozë, pas luftës, tash merr forma e trajta të reja...
Latinët
e moçëm, që nga Ciceroni, thoshin: "Ubi bene, ibi patria" ("Aty
ku ndjehesh më mirë, aty është Atdheu yt"). E shkrimtari i madh gjerman,
J.V. Gëte, thoshte: “Ah, sprova më e rëndë është mjerimi. Edhe peshkun më të
urtë uria e shtyn drejt e në grepa.”
Edhe
tani, pas shumë vjetësh, po e përsëris: Kosovën ua kemi bërë të padurueshme e
të padëshirueshme rinisë.
"Ua
kemi bërë...", po themi, se ua kanë bërë ata që i drejtojnë fijet e
pushtetit (pozitë e opozitë, institucione e universitete, që nuk marrin
përgjegjësi për zhvillimin e Kosovës).
Mirëpo,
thjesht, po e përsëris edhe kësaj radhe pyetjen:
PËRSE
SHTETI DHE UNIVERSITETI U JEP DIPLOMA STUDENTËVE?!
Kujt
i duhen ato, përse shërbejnë?!
Për
të krijuar privilegje të pamerituara apo për të KRIJUAR KONTIGJENTE TË REJA TË
PAPUNËSH, KONTIGJENTE për të ushtruar mbi ta një EKSOD TË BARDHË ETNIK E NJË
GJENOCID TË BARDHË?!
E
këtë spastrim të bardhë etnik kundër shqiptarëve dihet se kush e bën.
Kanë
emër e mbiemër, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe bandat e trafikimit
të njerëzve...
Prandaj,
NË VARFËRI KA KONKURRENCË ARMIQËSORE... kurse NËN HIJE i fërkojnë duart nga
kënaqësia ata që nxjerrin përfitimet e veta pushtetore.
Të
rinjtë, shumicën i dëgjojmë të thonë: “Formalisht po studioj, mendoj të iki nga
Kosova.” Kështu thoshin para 15 vjetësh, kështu thonë edhe sot. Ndërsa shteti i
përsërit të njëjtat premtime boshe...
2.
I
kotë secili reagim intelektual.
Kush
është ngushtë për intelektualët e mendjen e tyre! Kosovës nuk i pëlqen mendja!
U
pëlqen e kundërta e mendjes.
Sa
herë diskutonte (dikur) Parlamenti për rininë, (a asociacionet joqeveritare e
politike) në debat e sipër, njëri më tha: “Largohen të ligjtë e nuk luftojnë
këtu për fatin e tyre”.
I
thashë: “Paj, bëjnë mirë që largohen. Unë mendoj se janë patriotë të
shumëfishtë:
e
para, se po të qëndrojnë këtu të luftojnë, ata nuk duan të bëjnë LUFTË CIVILE,
e
dyta, nuk duan të jenë barrë në qafën e askujt... as të prindërve të moshuar
tashmë... "
E
pra, nuk është fjala për ikjet e dikurshme pas Epokës së Skënderbeut, nga
gjenocidi otoman. As nga ikjet serbe prej Marrëveshjeve serbo-turke. Dikur, në
Iliri, mësynin të tjerët për të jetuar këtu. Ilirët askund nuk kanë ikur.
Erdhën të tjerët dhe e i përvetësuan e mandej edhe i pushtuan trojet e tyre.
Asnjë latin a francez nuk i përvetësoi ato troje, por ata që erdhën nga
Lindja...
Thjesht,
desha të them, se patriotizmin e përcakton MIRËQENIA, RREGULLI, LIRIA,
DEMOKRACIA... Mund të ketë shtete edhe më të zhvilluara: merreni Turqinë e
sotme, si shtet i zhvilluar, i cili sot quhet shtet vëlla nga shqiptarët, por
asnjë shqiptar nuk shkon në Turqi për t'u shpërngulur e jetuar, ani se atje
jetojnë 15 milionë shqiptarë që nga kohët e ish Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene,
kur nisën shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve për në Turqi nën presionin
serbomadh.
E
habitshme pafundësisht!!!
Prandaj.
kjo UBI BENE IBI PATRIA e ka domethënien e vet dhe rrënjët e veta shoqërore e
historike dhe sidomos civilizuese! Mbi të gjitha: civilizuese e jo vetëm
zhvillimore!!!
Thënien
(Ubi bene, ibi patria) mund ta lexojmë edhe si IRONI të kohës sonë (unë jam
mësuar të jetoj familjarisht në Kosovë, në të gjitha rrethanat, madje në
kushtet ekstremisht antishoqërore)... Nuk po e zbërthej këtë ironi (le ta
zbërthejnë të tjerët, po të duan)...
Te
e fundit, njerëzit jetojnë të kenë edhe mirëqenie...
Dhe
kur mirëqenia të mohohet, atëherë çfarë?! Të mbahemi vetëm me idealizëm e
baltën "e ambël"?!
Mirë:
po ushqehemi me baltë e me bar (si me atë parullën e njohur komuniste)...
Mirëqenia vlen për të tjerët! Për ata që na shesin pseudo-patriotizëm!
Prandaj,
do hequr njëherë e përgjithmonë PSEUDO-të nga fytyra jonë: edhe
antievropianizmin tonë (dhe te kjo kurvë evropiane vrapojmë e i shkojmë në
përqafim); edhe filo-orientalizmin tonë bizantin...
3.
Mirë,
atëherë na del që kombi është PËRCAKTUAR, KA VETËVENDOSUR: ta kërkojë
mirëqenien e tij: te UBI BENE IBI PATRIA!!!
Kosova
le të shkojë në ferr, mbasi askush nuk e do!
Pra,
në vend të DASHURISË NDAJ KOSOVËS, ne qe dy dekada investojmë ANTIDASHURINË
NDAJ KOSOVËS! Madje, më shumë është investuar në dashurinë ndaj të huajve e
ndaj vatanit oriental, se sa ndaj atdhesisë shqiptare! (Faktet janë të
panumërta)!
Prandaj,
njerëzit e kanë gjetur ÇELËSIN VETËVENDOSËS:
UBI
BENE IBI PATRIA!
Sepse
kështu duan qeveritë me moshë njëzetvjeçare.
E
çka t'u themi të rinjve për të djeshmen? E çka u t'u themi për të ardhmen?
Nuk
është e habitshme përse të kaluarën e shohim me shumë beteja, mundime,
shqetësime, kurse të ardhmen e përfytyrojmë me pamje idealiste.
Menjëherë
pas luftës, pas EKSODIT, na u shfaq KTHIMI BIBLIK, i paparë në botë e në
histori: vërshuam nga të gjitha anët për t'iu kthyer Kosovës e vatrës sonë SA
MË PARË...
E
më vonë?
Shfaqet
një fenomen paradoksal: shfaqen MEKANIZMA TË IKJES së shumëfishtë: 1. Të IKJES
NGA KOSOVA (për në Evropën Perëndimore, Australi e në SHBA) dhe 2.
FENOMENOLOGJIA e IKJES NGA VETVETJA (nga vetvetja nacionale...identiteti ... )
Mbretëron
një PSIKOLGJI TRAUMATIKE E IKJES nga këtu...
Edhe
zgjidhjet janë të ndërliqshme, jo të thjeshta, por ato ekzistojnë, gjithsesi!
(Prend
N. Buzhala, rishkrime, 8 qershor 2020)