Kerko: a
Aurel Dasareti: Një bandë në luftë të përjetshme kundër kombit
E premte, 12.06.2020, 11:02 AM
Një bandë në luftë të përjetshme kundër kombit dhe vendit të vetë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Çdo qenies së vuajtur njerëzore, herët a vonë,
realiteti do t`i përplaset në fytyrë, dhe duhet të vendosë se për çfarë bëhet
fjalë në të vërtetë kur është në pyetje të zgjedhë: Jetën ose Vdekjen.
Mjerisht, te shumica e shqiptarëve, është iluzioni që krijon
lumturi, e jo realiteti.
***
Shqiptarët asnjëherë nuk
kanë krijuar dhe jetuar në një shtet të përbashkët, përherë të ndarë. Jemi
ndarë vet, na kanë ndarë të tjerët. Ne kemi qenë gjithmonë nën dikë. Një atdhetar dhe intelektual i
diasporës, prej më të më mëdhenjve që kemi, më ka shkruar:
“Dëshiroj të
theksoj se Shqipëria, siç më thoshte Babai im i ndjerë, veteran i Luftës së
(...), nuk ka për t’u ngritur kurrë më këmbë dhe do të vazhdojë të mbetet si
një trung i shtrirë përtokë. Kjo për arsye se:
“Shqipërisë i mungon (...) Kur të
bashkohen të gjitha këto gjymtyrë, vetëm atëherë Shqipëria do të ngrihet më
këmbë. Por kjo nuk do të arrihet, se shqiptarët nuk e duan njëri-tjetrin, si
asnjë popull tjetër në botë, prandaj kanë mallkimin e Zotit se Zoti e mallkon
atë vend, ku njerëzit nuk e duan, e urrejnë njëri-tjetrin.” Citat fund.
***
Çështja është, vendi im mbi gjithçka tjetër. Dhe pastaj gjithçka tjetër.
Unë i respektoj të tjerët, por imja është e shenjtë.
Media që mashtron opinionin - Është pikërisht të përballesh me
të fuqishmit, me ata që kanë pushtet, këto janë detyrat kryesore të mediave.
Mediat shqipfolëse belbëzojnë, i shqiptojnë fjalët nëpër dhëmbë, murmuritin kur
“kritikojnë”
qeveritarët apo politik-bërësit kriminel, oligarkët, priftërinjtë ortodoks,
hoxhallarët. Pra nuk flasin me gojë, qartë dhe me zë të lartë. Pse? Kuptohet,
të mos i humbin privilegjet. Thjesht,
kjo i bën ata plotësisht të padobishëm.
***
Shqiptar, ti nuk
duhet të durosh aq shumë padrejtësinë që nuk të godet ty personalisht.
Shqiptarët lavdërohen se janë atdhetarë, por në realitet nuk janë njerëz
të guximshëm dhe të vendosur që të zhdukin barërat e këqija nga drithërat e
tyre, plot hipokrizi dhe zili në shoqëri, pa energji pozitive dhe shpirt të
gëzuar.E vërteta e pastër, një popull i tillë joserioz nuk e meriton një shtet
sovran të pavarur sepse nuk di ta ruajë atë.
Unë gjithmonë mbështes nacionalizmin e
shëndetshëm.Ai që mbron vendin e tij në luftë, kur është më vështirë, është më
atdhetar. Askujt nuk i intereson që të mërzitet për ju, kur ju i keni shpallur
luftë vetvetes vetëm që të mbeteni edhe nja 20-30 vjet tjera nën thundrën e politik-bërësve
të juaj antikombëtarë. Pikërisht të këlyshëve të Shqipërisë dhe Kosovës që
zgjodhën-shfrytëzuan pikërisht këtë kohë pandemie vdekjeprurëse dhe kryen
grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e shpresës në Kosovë dhe zhdukjen e çdo
gjurme të kulturës dhe identitetit tonë me shembjen kriminele të Teatrit
Kombëtar në shtetin amë, Shqipëri.
Ne po presim që dikush tjetër të zgjidhë problemin
tonë, kjo është arsyeja pse na shkojnë keq punët.
***
Shqiptarët nuk e pëlqejnë vendin e tyre - Shqiptari bezdiset për ta dashur Shqipërinë, dhe e
plaçkitë atë, është e tmerrshme, ata nuk e duan vendin e tyre. Si mund të jetë
patriot ai i cili vjedh nga vëllai i tij shqiptar? Patriotizmi është kur e doni
vendin tuaj. Unë jam shqiptar dhe e dua Shqipërinë. Nuk dua të vjedh, dua të
kontribuoj „dhe krijoj“, jo shkatërroj.
Ne jemi një popull i tillë, fatkeqësisht i paqartë
deri në fund, i trashë si drrasë nga mendja, duhet të kalojnë shumë vite të
mbushemi me mend. Kur ata ta duan Shqipërinë, atëherë do të jetë mirë, me kusht
që të mos jetë tepër vonë .
Fati
tragjik i shqiptarëve - Sikur shqiptari i sëmurë (nga mendja) që jeton në një të tashme të përjetshme, të
merrte në dorë fatin e vet në vend që të mbetet një indiferent i pashpresë, do
të ishte një goditje e pariparueshme për mbetjet e bandave kriminele që kanë
kapur dy shtetet tona. Indiferenca e tyre, kjo anomali për të cilën mendojnë se
është atdhedashuri dhe fisnikëri, i ka reduktuar veprimet e patriotëve tanë, që
shumë lehtë do t`i pastronin trojet nga bërllok.
Njerëzit besuan në një fat të vendosur për individin.
Kjo ishte diçka që shtrigat kishin vendosur tashmë për secilin individ që nga
lindja, dhe fijet e fatit të shtrigave ishin të endura pa pasur mundësi që
njerëzit të ndikojnë në to. Njeriu duhej të shfrytëzonte sa më shumë nga jeta
që i ishte dhënë. Nuk ka gjasa që njerëzit të ulen dhe të ngarkohen me mendimin
e fatit të tyre. Ata mirëpritën fatin që
ua kishin caktuar shtrigat.
***
Ne
intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë-
duhet të marrim përsipër të mbrojmë lirinë e opinionit dhe të ndihmojmë për të
mposhtur opinionet e shtrembra, doktrinat që e ngrenë urrejtjen në sistem të
menduari ose që i japin një alibi shkencore vullnetit për pushtet. Roli jonë
duhet të jetë: marrja nën mbrojtje e mendimit kundrejt abuzimeve të pushtetit
dhe sqarimi i njerëzve për të mos lejuar asnjëherë që demagogët dhe mashtruesit
t`ua çoroditin edhe më tepër mendimin. Duhet lidhur progresin moral të
shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur
njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të
formimit të individëve. Duhet të jemi ata që do të formulojmë, kundrejt
pushtetit publik, këto dy kërkesa të pandashme: të respektojmë mëvetësinë e
individëve dhe t`u ofrojmë, me anë të arsimimit, mjetin për të qenë me të
vërtetë të mëvetësishëm. Dikush arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u
nisur nga një mbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët
interesi privat - ideologjia e përkatësisë partiake zëvendëson njohuritë
politike, ekonomike e shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji
që i përshtatet emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e
shpallura nga ajo ideologji. Unë mbështetem në aftësitë e mia për t`i parë
punët me sy kritik dhe në vullnetin tim për të pasur rreth meje njerëz që nuk
ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre.
PS:
Nuk ka asnjë mik si një sivëlla, në mot të qetë ose
me stuhi, i cili inkurajon në rrugën e shurdhër, që i jep forcë ndërsa qëndron
në këmbë.