Kulturë
Demir Krasniqi: Parashqevi Qiriazi – veprimtarja që bëri histori
E shtune, 06.06.2020, 10:28 AM
Parashqevi Qiriazi – veprimtarja që bëri histori ( 1880 – 1970 )
- Teksti, muzika dhe interpretimi :
Demir Krasniqi - 
Po m’ tingëllon  një  zë në  zemër , si bylbylit  prej kafazit –
T’ia këndoj  një
këngë me emër  Parashqevi  Qiriazit !
T’ia këndoj  një
këngë të bukur , ashtu  si që është më së
miri –
Veprimtares  sonë
të  lumtur , të  lindur  nga 
Manastiri !
Refreni :
Po krenohet Manastiri –
Ku rrezon Dielli ma së miri !
Lindi një vajzë si tallazi –
Parashqevi Qiriazi !
                        Parashqevi  vajzë e sherbetit –
                        U rritë n’ djep  të Alfabetit !
                        N’ djep të shkrimit  dhe 
leximit –
                        N’ djep t’ Shoqatës  së “Bashkimit” “!
Parashqevi  Qiriazi
, shumë e shquar  si  veprimtare ,
Që ka bërë  shumë
histori  dhe përplot vepra  krenare !
E pa epur  për
trimëri , dituri  dhe lumturi ,
Shëmbëlltyrë  mbet  për liri edhe  atdhedashuri !...
Më datën e  2 Qershorit 
1880 –
Një vajzë Zoti  na e solli  si yll drite 
në këtë jetë !
Në qytetin e Manastirit , lindi një
vajzë si tallazi –
Me kënaqësi e pagëzuan Parashqevi Qiriazi !
Mbarë qyteti i Manastirit , fusha e
male u  zgjuan  prej gëzimit ,
U zgjua vatra  që i lindi  motra e vogël e  Gjerasimit !
Ishte lindur  motra e Gjergjit  edhe  motra  e  Sevastisë
–
Që ua shtoi gëzimin  familjes , mbarë anëtarëve të  shtëpisë !  
Parashqevi Qiriazi , me ide  përparimtare –
Shëmbëlltyrë si veprimtare  e Lëvizjes 
Kombëtare !
Dhe  për  emancipimin  e  gruas
shqiptare –
Për arsim  dhe
edukim  –  Mësuese e Popullit  krenare !
Pas mbarimit  të studimeve të gjuhës dhe letërsisë ,
Në  Kolegjin  Femëror  Amerikan , që mbahej n’ shtet të Turqisë –
Parashqevi u kthye n’ atdhe dhe iu përkushtua
mësuesisë ,
T’ rinjve , t’ rejave , që t’ua japin kontributin e
diturisë !
Parashqevi Qiriazi , shëmbëlltyrë  në mes gjithë  shoqesh –
Me dëshirë shërbeu në Shkollën Shqipe
të Vashave të Korçës !
Gjithmonë e tërhiqte zemra n’ punë ku
ishte  ma së  mirit –
Mori pjesë si delegate në Kongres të  Manastirit !
Mori pjesë si delegate , në Kongres të
Alfabetit –
Që arsimit n’ shkollën shqipe , n’
ballë t’ i printe selametit !
Parashqevi Qiriazi , gjithmonë bënte
punë të mbara –
Ajo botoi “Abetare për shkollat  shqipe të  para !”
I  botoi në Manastir , me mund dhe shpenzim të
vet –
Në vitin  1909 dhe më 1911 !
N’ rrugë të sajë përparimtare , që s’
ka qenë aspak e lehtë –
N’ histori t’ shkollës shqiptare , nuk harrohet  kurrë për jetë !
Parashqevi Qiriazi , ishte shumë
përparimtare –
Në  Korçë  themeloi   të  parën   Shoqëri t’ Gruas shqiptare !
Kjo Shoqëri u themelua  më 21 Janar 
1909 –
Gratë shqiptare fort janë gëzua , u dha lajmi në çdo anë !
Më 1912 , nga vullneti dhe gëzimi i
lumturisë –
Vazhdoi disa kurse kualifikimi në  Fakultetin e Pedagogjisë ,
Të Universitetit të Oberlinit , t’i
përsosë rrugët e dritës ,
Me dituri  të marra
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës !
Po atë 
vit  Parashqevi , hartoi programin
arsimorë –
Të Qeverisë  së Përkohshme ,  që punonte  në  Vlorë !
Pastaj e vazhdoi  dhe  n’ mbarë
 trojet e Shqipërisë –
Që  të shkrepin
rreze Dielli të  Diturisë !
Më 1921 , në atdhe u kthye prore –
U bë një nga themelueset dhe drejtueset
kryesore ,
Të Institutit  Femëror  “Kyrias” në Tiranë e Kamzë  të re ,
Punoi prej vitit 1922 deri më 1933 !
Për shkak të qëndrimit të saj
antifashist  nga droja –
Më 15 Tetor 1943 u internua nga
Gestapoja !
Në kampin Anhalt ( Banjica) , qëndroi
si heroinë e re –
I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në
atdhe !
Kur erdhi viti Njëmijë e nëntëqind e
shtatëdhjetë –
Parashqevi Qiriazi , na u nda nga kjo
jetë !
Por , veprat e  saja  gjithmonë do të rrojnë –
Gjeneratë pas gjenerate ,  kurrë nuk do t’i  harrojnë !
Gjilan, 02.06.2020 v.                Demir
KRASNIQI









