Kerko: a
Skënder Kapiti: Kurti dhe Osmani janë me të vërtetën politike
E enjte, 28.05.2020, 11:59 AM
Albin KURTI dhe Vjosa OSMANI janë me të vërtetën historike, kombëtare dhe politike
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Sa shumë armiq ka pasë dhe ka edhe sot Kosova.
Asnjë popull i Europës në
këto 150 vite të fundshekullit të 19-të dhe gjatë shekulli të 20-të nuk ka
vuajtur dhe nuk ka pësuar padrejtësi, krime, dhunë dhe genocid se sa populli
shqiptar i Kosovës i cili mbijetoi në sajë të luftës dhe qëndresës heroike e
mbinjerëzore kundër barbarisë sllavo-serbe e
ruse e cila edhe u lejua e miratua edhe nga Europa
kristiane. Shqiptarët dhe Kosova mbetën të vetëm, pa përkrahje dhe pa
mbështetje në rrugën e tyre për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, dhe madje
luftuan të vetëm kundër të gjithëve.
Historia ka provuar me fakte
e ngjarje se shqiptarët kanë pasur dhe kanë shumë armiq të jashtëm.Armiq të
përbetuar kanë qenë, janë dhe mbeten gjithmone sllavët serbo-rusë dhe
grekët.Por jo vetëm këta, kundër shqiptarëve ka qenë edhe Europa e cila ka
mbajtur anën dhe ka dhënë mbështejen dhe përkrahjen për serbët, malazestë,
maqedonasit dhe grekët kundër shqiptarëve, kundër kombit shqiptar, kundër
shtetit të bashkur kombëtar shqiptar pavarësisht se shqiptarët janë populli më
i vjeter në Ballkan dhe më proeuropian
në rajon e ndoshta edhe në Botë.
Sot kur koha është në favor të
shqiptarëve si kurrë ndonjëhere më parë në historinë kombëtare të tyre, kohë
kur Europa dhe SHBA ndërhynë ushtarakisht dhe e çliruan Kosovën dhe sot Kosova
është shtet sovran, por sot, bota nuk u
ka aq shumë faj shqiptarëve, kur fajtorë për gjëndjen në Kosovë ashtu si dhe
100 vite në Shtetin shqiptar të Shqipërisë
janë vetë shqiptarët, pra fajtorë
dhe autorë janë politika dhe politikanët shqiptarë, janë ata politikanë që si
politikë kanë profesionin e hajdutllëkut, zullmqarit dhe të parazitizmit zhvatës të cilët kurrë nuk u morën vesh e nuk ranë në
ujdi me njëri-tjetrin për çështjet më
madhore për interesin kombëtar, por ua kanë lënë në dorë të huajve që të
vendosin; por, edhe punët politikanët
shqiptarë i çojnë deri në atë derexhe sa që edhe për t’i pajtuar qoftë edhe për “ngatërresa e zënka” të vogla
ndërvete duhet që të ndërhyjnë ndërkombëtarët, ashtu sikurse patjetër duhet të
ndërhyjnë edhe për drejtësinë, për standardet dhe për luftën kundër krimit,
hajnisë e korrupsionit.
Shqipëria nuk mundi
asnjëherë që ta ndihmojë sinqerisht dhe si e sa duhet Kosovën, pasi Shqipëria
gjithnjë ka pasur vetë probleme prej politikaneve te vet. Pra Kosova nuk e pati
as Shqipërinë mbështetje sa duhet, por përkundrazi në jo pak raste politika e
Tiranës ka ndikuar madje në kohët më të vështira për keq dhe në dëm të Kosovës.
Kohët e fundit vërehet edhe
një lloj indiferentizmi edhe nga aleati i madh e strategjik i Kosovës, kur këtë
e thotë edhe mikja e madhe e shqiptarëve, ishsekretaria e Shtetit të SHBA-së
Znj. Albright:
“Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe
rreth asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë. Mirëpo, mendoj se në shumë
mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, Shtetet e Bashkuara nuk janë duke
ndihmuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar)
Vuçiqin dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për pasojë
një spastrim etnik, një gjenocid, të cilin e ka dënuar komuniteti
ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Po kështu edhe Kryetari i Komitetit të Dhomës së
Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel, ka thënë se administrate
aktuale amerikane duket se nuk e ka përkushtimin që kishin për Kosovën
administratat e kaluara amerikane:
“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë vend
që i do dhe i vlerëson amerikanët dhe është aq falënderues për atë që kemi bërë
më 1999 për të parandaluar gjenocidin që po ndodhte para syve të Evropës. Andaj
më thyhet zemra që, në njëfarë mënyre ua kemi kthyer shpinën atyre njerëzve”, është shprehur Engel.
Por ajo që përbën
shqetësimin më të madh, akualisht sot problem për Kosovën janë edhe vetë politika dhe politikanet e saj të
cilët në kulmin e pandemisë së koronavirusit shkaktuan edhe një krizë të rëndë
politike.
Në rast se Presidenti i
Kosovës, kryetari i shtetit të Kosovës ka rrëmbyer kompetencat konstitucionale
të shtetit, edhe ato që nuk i takojnë,
pra, në rast se ai e përfaqëson dhe negocion për Kosovën edhe kur nuk i takon
atij, dhe ai është dakord për ndarjen e Kosovës, atëhere pse t’i themi se ka “faj”
Mogherini, Grenelli apo edhe Josef Borell , apo edhe Vuçiç e Rusia ?! Pra, faji
nuk është te të huajt pasi ata mbrojnë interesat e veta, të shteteve dhe të
kombeve të tyre dhe nuk u bëhet vonë dhe as nuk është shqetësim për ta,
kushdoqofshin ata, edhe miq të shqiptarëve, për rastin pse Presidenti i Kosovës
është për ndarjen dhe shkëmbim territoresh me Serbinë.
Dhe nuk kanë faj
ndërkombëtarët, as europianët e as miqt e shqiptarëve pse në kohë pandemie
politika e Prishtinës gjen kohën dhe shfrytëzoi rastin për të rrëzuiar qeverinë
më të mirë dhe më të përgjegjshme të këtyre 20 viteve të Kosovës shtet.
Ka ardhur koha që sot për
dështimet e politikës, të politikanëve dhe kryetëparëve shqiptarë që të mos
justifikohen më duke akuzuar të huajt se prej tyre u vijnë shqiptarëve të
gjitha të këqijat.
Është fatkeqësisht si një trashëgimi e keqe, madje historikisht per
politikanët shqiptarë fakti se: ata gjithmonë për interesa të ngushta, inate,
egoizma dhe sidomos për pushtet janë treguar gjithmonë të papërgjegjshmëm, dhe ata pothuajse gjithmonë për interesa
personale kanë vepruar në dëm të interesave kombëtare madje në jo pak raste
kanë bashkëpunuar edhe me armiqt e shqiptarëve.
Armik nuk
është vetëm i huaji dhe i jashtmi, por armik është edhe miku i armikut tënd,dhe
ata janë ata të cilët në pushtet dhe
politikë i bëjnë dëme dhe tradhti kombit të vet.
Kjo është si e keqja dhe
sëmundja kryesore më e madhe e politikës shqiptare: egoizmi dhe interesi
personal mbi atë të përgjithshëm.
Populli i Kosovës dhe
politika e demokracia kosovare, prej tyre pritej që të ndëshkoheshin politika
dhe politikanet shqiptarë të cilët akuzohen për krim, korrupsionin, vjedhjen
dhe për matrapazllëqe me kufijtë e territorin, me sovranitetin e Kosovës, por
ndodhi e kundërta: pikërisht këta të tillët arrijnë që në parlament të rrëzojnë
qeverinë legjitime të VETEVENDOSJES dhe Albin Kurtin, për faktin se ajo po
mbronte me përkushtim dhe me përgjegjshmëri patriotike territorin dhe Sovranitetin e Kosovës,
interesat kombëtare, të shtetit, të demokracisë
si dhe filloi me sukses luftën
kundër krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe hajdutërisë institucionale . Pra Albin KURTI, por fatmirësisht edhe
kryeparlamentarja Znj. Vjosa Osmani janë
me historinë, me interesin kombëtar; me
demokracinë, drejtësinë dhe për shtetin ligjor. Kjo tashmë është dëshmuar dhe
shqiptarët e dinë.