Kerko: a
Eshref Ymeri: Grekët dhe kompleksi i inferioritetit para etnisë shqiptare
E enjte, 28.05.2020, 10:55 AM
Grekët dhe kompleksi i inferioritetit para etnisë shqiptare
Nga
Prof.dr. Eshref Ymeri
Studimi me titull “Arvanitas me
shumë emër” i poetit dhe shkrimtarit të njohur Arqile V. Gjata, i botuar në
portalin “Fjala e Lirë” të datës 26 maj, më la mbresa të thella. Është
një studim shumë serioz, i cili, për interesimin që ngjall për lexuesit me
vetëdije të lartë kombëtare, mund të shërbejë si temë doktorature për ta mbrojtur
para një jurie me autoritet shkencor.
Në këtë studim, autori, në
këndvështrimin tim, si askush deri më sot, i ka bërë një vlerësim të përkryer
figurës së Arvanitasit të Madh Aristidh Kola. Ai shkruan:
“Pa
dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se Aristidh Kola është personaliteti më i
madh e më produktiv i arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit (pas vdekjes së
heroit tonë të madh, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut). Kontributi i tij në
çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj kosovare, është madhor, tepër
konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme shkencore,
të shtrira këto në kohë e hapësirë”.
Autori përmend shumë dëshmi për
shqiptarët-arvanitas, por unë do të ndalem në dy prej tyre, meqenëse më duken
tepër domethënëse.
Së pari, ai përmend mbretin e parë të Greqisë, 17-vjeçarin gjerman Otto (Otto von Bayern - 1815-1867) të
dinastisë së Vitelsbahëve, i cili mbretëroi në Greqi prej vitit 1832 deri në
vitin 1862. Ai shkruan:
“Parlamenti Kombëtar i
Greqisë në Argolidë me mbretin Otto më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari,
bisedonte... në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administrative hartoheshin në
greqisht. Veç kësaj, mbreti i parë i Greqisë, gjermani Otto, që me ardhjen e
tij në Greqi si filohelen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke me themel.
Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste
me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se populli i tij nuk
fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe
menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes”.
Së
dyti, ai përmend deklaratën e Aristidh Kolës:
“Në
Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”.
Vetëm
këto dy dëshmi janë mjaft kuptimplote: shqiptarët, që e kanë prejardhjen nga
lashtësia pellazgoiliriane, përbëjnë themelin e Greqisë.
Një
gjë të tillë e pranojnë edhe disa intelektualë grekë. Njërin prej tyre e citon
profesori Arben Llalla:
“Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona
Nikos Dhimu, në një intervistë që i ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së
madhe NY TIMES, u shpreh:
”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por
pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të
drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit...”. Në qoftë se një vend i vogël, një
komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të
shërohet...”.
Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e
sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në
shekullin 18 Johann Winckelmann, i cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë
është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të
zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelmanit, në të vërtetë, ka lidhje me
ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë, kanë
qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm” (Citohet sipas: Prof. Arben Lalla. “Dyshime
për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë”. Faqja e internetit “Albaniapress”.
10 prill 2010).
Historiani grek Konstantinos Pangalis shpjegon se
kush janë grekët e sotëm, kush ishin helenët dhe shqiptarët. Shpjegon se ne
(shqiptarët - E.Y.) jemi të parët e kësaj toke, shpjegon se historia e
sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën, shpjegon se shqiptarët janë ilirë, shpjegon se
helenët jemi ne, por jo grekët e sotëm!” (Citohet sipas: “Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të
parët e tokës sonë! (video)”. Faqja
e internetit “Voal”. 21 shkurt 2020).
Autori thekson:
“Pas fitores dhe shkëlqimit të
revolucionit 1821, emri i arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak…”.
Nga libri i Aristidh Kolës, me titull
“Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”. Shtëpia Botuese 55.
Tiranë 2002, f. 550), autori ka nxjerrë citatin e mëposhtëm, në të cilin dalin
në pah arsyet se pse emri i arvanitasve, i krijuesve të vërtetë të shtetit të
pavarur grek, “dëgjohet përherë dhe më pak”:
“Me gjithë goditjet nga pedantët e
pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj
historike”.
Pra, pas fitores së atij revolucioni,
në Greqi filloi të kristalizohej gjithnjë e më shumë politika çkombëtarizuese
kundër arvanitasve, e cila nisi me shfarosjen e krerëve kryesorë që organizuan
dhe udhëhoqën atë revolucion, me zhdukjen e të gjithë dokumentacionit, në të
cilin dilte në pah kontributi i tyre, si edhe me ngritjen në politikë zyrtare
të qëndrimit shovinist jo vetëm ndaj arvanitasve, por edhe ndaj mbarë kombit
shqiptar në tërësi. Ky qëndrim shovinist u konkretizua me aprovimin e
platformës famëkeqe “Magali Idea”, të pasqyruar në Kushtetutën e vitit
1844, fryt i bashkëpunimit të kryeministrit shovinist Jani Koleti (Ioannis Kolettis - 1773-1847)
me mbretin Otto.
Gazetari,
politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp
Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë:
“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një
revolucion shqiptar dhe jo grek”.
Shqiptarët-arvanitas, megjithëse trima me emër të madh,
vërtet e siguruan fitoren e atij revolucioni të ashtuquajtur grek. Por harruan
përmbajtjen e dy aforizmave të famshëm që vijnë nga lashtësia: harruan
aforizmin e famshëm të Platonit (428-348 p.e.r.):
“Fitorja mbi vetveten është e para
dhe më e mira e të gjitha fitoreve. Të jesh i mundur nga vetvetja është gjëja
më e turpshme dhe më e keqe”.
Harruan edhe aforizmin po aq të famshëm të Ciceronit
(106-43 p.e.r.), në të cilin thuhet:
“Fitorja më e madhe është ajo që
sigurohet mbi vetveten”
Arvanitasit e siguruan fitoren në frontin e luftës, por
dështuan në frontin e pasluftës: pasluftën ua lanë në dorë grekëve për ta
administruar. Kjo për arsye të përçarjes që e ka karakterizuar etninë shqiptare
që së lashti, përçarje që ka shërbyer si “fidanishte” për mbjelljen e një
urrejtjeje të çuditshme ndërshqiptare, me pasoja tragjike për fatet e kombit
tonë. Sikur arvanitasit ta kishin mbajtur nën administrim të rreptë edhe
pasluftën, Greqia sot do të fliste shqip dhe grekërit e mbetur në ato troje, do
të trajtoheshin si një minoritet i respektuar.
Grekët, sigurisht, të torturuar nga kompleksi i
inferioritetit para arvanitasve që bënë revolucionin, ngritën më këmbë mbarë
opinionin publik dhe, nën drejtimin e kishës shoviniste greke, ringjallën
traditën e misionarit famëkeq Kozma për ndalimin dhe mallkimin e gjuhës shqipe,
si Gjuhë e Perëndive, siç e ka titulluar veprën e vet Aristidh Kola, të botuar
në vitin 1989. Dhe është e kuptueshme. Për çkombëtarizimin e një populli,
mënyra më dobiprurëse ësht ndalimi i gjuhës së tij, sepse
gjuha është pasqyra e identitetit të tij kombëtar.
Kolë Boçari, profesor historie në
Universitetin e Kuislandit në Australi, në vitin 1996 bëri një replikë me
ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The Europeans”, në
të cilën u shpreh:
“Mësova për deklaratën tuaj, z.
Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e sotme nuk ka minoritet. Ju ose
e keni humbur lidhjen me realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në
Greqi jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i madh, mbi 2
milionë banorë, që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë..,
gjë të cilën Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime jemi një nga
viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na ndaluat me forcë, që ne,
arvanitasit, ta ushtronim meshën në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në
gjuhën e nënës, madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në shtëpi…
Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në Peloponez, për të gjetur
lirinë këtu, në Australi…”. (Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete
historike”. Shtëpia Botuese “Weso”. Tiranë 2009, f. 326).
(Profesor Boçari bën një gabim të
vogël: ministrin grek nuk e kishte verbuar nacionalizmi. Përkundrazi, e kishte
verbuar shovinizmi).
Në arritjen e objektivit të tyre për
falsifikimin e historisë sonë të lashtë dhe ndalimin e gjuhës shqipe, grekëve u
erdhën në ndihmë edhe personalitete të shquara të kulturës evropiane, që u
përmendën më lart, si historiani gjerman Johann
Winckelmann (1717-1768), shkrimtarët
Gëte (1749-1832) , Viktor Hugo (1802-1885) dhe piktori francez Delakrua
(Delacroix - 1798-1863).
Me përkrahjen e tyre të padrejtë që këto
personalitete i dhanë Greqisë, mohuan prejardhjen e kombit tonë, si kombi më i
lashtë, falsifikuan historinë, duke shpikur lidhjen e paqenë mes grekëve të
sotëm dhe atyre gjoja grekë të lashtësisë, mohuan lashtësinë e gjuhës shqipe,
si themeli i gjuhëve evropiane, duke mos marrë në konsideratë mendimin e pararendësit
të tyre gjerman, të filozofit dhe dijetarit të shquar Leibnic (Leibniz
- 1646-1716), i cili thoshte:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit
dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Ata, gjithashtu, anashkaluan pikëpamjet e
studiuesit gjerman Johan Turhan, të shprehura në librin me
titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin
1774, në të cilin ai shkruan:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë,
nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes,
historisë dhe gjuhës se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i
botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte:
historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe
të re të Evropës”.
Në vitin 1998, Shtëpia Botueswe “Planet”
botoi librin e Aristidh Kolës me titull “Greqia në kurthin e serbëve të
Millosheviçit”, në përkthimin e Milto Gurrës.
Në atë libër del në spikamë qëndrimi i Aristidh
Kolës ndaj politikës greke, e cila, gjatë masakrave që shovinizmi serbokriminal
po kryente në Kosovë, mbronte fuqimisht Millosheviçin, duke u renditur përkrah
politikës së shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit
shqiptar. Ai ishte një qëndrim i
turpshëm i politikës zyrtare greke ndaj popullit shqiptar të Kosovës, dhe po
mbetet i tillë, përderisa Athina vazhdon ende të mos e njohë pavarësinë e
Kosovës, qëndrim që të linte të kuptoje se ai mbahej edhe ndaj mbarë kombit
shqiptar. Ai qëndrim, i cili nuk mund të vlerësohej ndryshe, veçse si qëndrim
çmendurak, të sjell në kujtesë një deklaratë të vitit 1981 të presidentit grek
Karamanlis, i cili thoshte:
“Greqia është një
azil të çmendurish” (Citohet
sipas: Robert D. Kaplan. “Greqia - gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit”.
Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002. f. 40).
Pse të mos jenë të çmendur grekët! Fajin e kanë
krerët arvanitas të revolucionit, demek, grek, që, siç u përmend më sipër, s’e
morën situatën në dorë, që lejuan t’i vidhej historia jo vetëm Arvanitisë, por
edhe mbarë kombit shqiptar, të falsifikohej ajo në mënyrën më skandaloze dhe
grekët të fitonin edhe mbështetjen e personaliteteve të lartpërmendura të
kulturës evropiane, të cilat, të brejtura nga smira për lashtësinë e gjuhës
shqipe, trilluan një tjetër histori të Greqisë. Pra, nëse krerët arvanitas do
ta kishin qeverisur siç duhet periudhën pas revolucionit, sot grekët nuk do të
ishin fare të çmendur dhe, në rolin e minoritarëve, do të punonin të qetë, në
bashkëpunim me arvanitasit dhe me mbarë kombin shqiptar.
Për
aktivitetin e tij të shquar në shërbim të së vërtetës për shqiptarët arvanitas,
Aristidh Kola duhej t’i paguante një haraç të madh shtetit shovinist grek. Dhe
e pagoi. E pagoi me jetën e vet. Në
një nga takimet e fundit pranë shtratit të vdekjes, - siç shkruan Kolec
Traboini, - i kishin shkuar ambasadori shqiptar Kastriot Robo, bashkë me avokatin shqiptar Ilir Malindi, i cili më
pas dëshmon:
“Unë pata rastin
që ta vizitoj të madhin Aristidh Kola në ditët e fundit të jetës së tij, në
spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe pashë gjendjen e tij të
pashpresë... I dhashë kurajo, duke i thënë se së bashku do të vazhdonim me
studimet dhe publikimet e reja, mirëpo... Ahhh! Ai, me trishtim dhe me krenari
njëkohësisht, na tha këto fjalë:
“Ju lutem, mos
ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy
kryetarët e tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve “Marko Baoçari”, të cilët
vdiqën, edhe këta nga “leuçemia”. Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë
të mi” (Citohet sipas: Kolec Traboini. “Vrasja e dytë e Aristidh Kolës”. Botuar
në “Illyria”. 27 shkurt 2001).
Aristidh Kola u
largua për në pasjetë më 11 tetor 2000, ashtu si edhe pararendësit e tij
arvanitas Kollokotroni, Karaiskaqi, Bubulina dhe të tjerë udhëheqës të revolucionit, që i vrau helmi
dhe plumbi grek nëpër prita. Udhëheqësit arvanitas të atij revolucioni ishin
vërtet shumë trima, por nuk ishin të zgjuar. Prandaj fitoret pas atij
revolucioni i korrën grekët, të cilët, gjatë zhvillimit të tij, rrinin të
fshehur nëpër ferra, duke pasur aleate besnike pabesinë.
Me këtë studim, poeti dhe shkrimtari i nderuar Arqile V. Gjata i ka
bërë një homazh të shkëlqyer personalitetit të shquar të Arvanitisë dhe të
mbarë kombit shqiptar Aristidh Kola dhe unë dëshiroj t’i shpreh përgëzimet dhe
urimet e mia më të mira. Por, në të njëjtën kohë, nuk mund të mos rri pa
shprehur keqardhjen time të thellë që asnjëri nga presidentët e Republikës së
Shqipërisë nuk u kujtua që Aristidh Kolën ta nderonte që në gjalljen e tij me
medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”.
Kolumbus, Ohajo
27 maj 2020
Gazetari,
politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp
Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë
“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një
revolucion shqiptar dhe jo grek”.