Kerko: a
Urime ditëlindjen Elvi!
E marte, 26.05.2020, 06:46 PM
Përkthyes, shkrimtar, publicist, njohës i disa gjuhëve
ai është një ndër autorët shqiptarë që ka thyer konceptin e moshës. Qindra
mijëra lexues ndjekin artikujt e tij duke e shndërruar në një ndër më të
lexuarit në mesin e artikullshkruesve në
portalin Zemra Shqiptare.
"Emigrantja"
dhe "Dy botë" janë dy romanet e parë të Elvi Sidherit që kanë parë
dritën e botimit këtë periudhë.
Jeta
e tij si krijues ndahet mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, por bota e tij
kulturore si njohës i disa gjuhëve është shumë më e gjerë. Në intervistat e dhëna
ai ka shprehur mirënjohjen për autorët që e kanë ndikuar formimin e tij. Shkrimtarët botërorë si ata të botës
anglo-saksone: Mark Twain, Ernest Hemingway, Theodore Dreiser e Graham Greene,
apo edhe gjermanë, Lion Feuchtwanger e Erich Maria Remarque, nga autorët spanjollë, hispnanikë e luzofonë,
spanjolli Miguel de Unamuno, kiliani Pablo Neruda dhe brazilianët Carlos
Drummond de Andrade, Vincius de Moraes.
Falë
Elvit në shqip kanë ardhur kryevepra
si: "Profeti" i autorit
Kahlil Gibran, përmbledhja me poezi “E Kthyera”, e poetes dhe artistes
të njohur pamore braziliane Laura Erber, “Shtëpia e Bernarda Albës” e García Lorkas, tre novela të rralla të
mjeshtrit Miguel de Servantes, shkëputur nga “Novelas Ejemplares”, Novelat e
Shkëlqyera të letërsisë spanjolle, apo
edhe përkthmi nga Frédéric Mistral,
nobelisti i Letërsisë të vitit 1904, nga i cili ka shqipëruar poezitë e
vëllimit "Ullishtet". Megjithë
këtë punë të palodhur që kërkon përqëndrim dhe energji, ai nuk lë pas edhe
artikujt shkruar posacërisht për "Zemrën Shqiptare", hapësirë në të
cilën shprehet se ndjehet shumë i lirë.
Redaksia
gjen rastin ta falënderojë për punën e
tij dhe t'i urojë një jetë të shëndetshme, me gëzime dhe suksese të reja! Urime
ditëlindjen Elvi!