Kerko: a
Florim Zeqa: Rrëshqitja drejt rendit skllavopronar!
E marte, 26.05.2020, 11:33 AM
Rrëshqitja drejt rendit skllavopronar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Partitë
politike të mbështjellura me veprime dhe vendime populliste të liderit, gjithjë
e më pak po gjasojnë në parti politike. Vrapimi pas liderit të partisë e jo pas
koncepteve dhe programeve politike i ka kthyer elektoratet në skllevër të
partive korporata fitimprurëse dhe joshëse për një pjesë të konsiderueshme të
bizneseve dhe shoqërisë civile që
vrapojnë pas liderit sikurse skllavët që vrapojnë pas skllavopronarit.
Privatizimi i partive
politike
Demokracia
nuk është një sistem aq i lehtë sa mendohet nga dikush! Përveqse është një
sistem, është edhe një mundësi e njerëzve për të qenë aktiv në vendimarrje,
është një mundësi e mirë e njerëzve për të jetuar sipas rregullave e ligjeve
shtetërore, të cilat i respektojnë të drejtat e individëve edhe atëherë kur ata
i harrojnë mundësitë e tyre ligjore.
Partitë
politike janë shndërruar në "byro" të punësimeve, në mekanizma që shpërndajnë
tenderë nëpër kompani të afërta me to, që shpërndajnë liçenca për hapje të
bizneseve, që akoma po shpërndajnë çertifikata të veteranëve 21 vjet nga
përfundimi i luftës me libreza partiake e çka jo tjetër.
Liderët
partiak me ndikimin e fuqishëm dhe imponimin e ideve të tyre në elektorat, janë
kthyer në pronarë faktik të subjekteve politike. Vasaliteti ndaj liderit
partiak i ka kthyer politikanët morbid në vartës ekstrem (robër) apo skllav të
pronarëve (liderëve) partiak që anashkalojnë vullnetin e elektoratit për
reforma në parti dhe ndryshime pozitive në shoqëri.
Përfaqësuesi
i klasës sunduese në sistemin shoqëror (lideri shtetëror) apo skllavopronari në
pushtet përfiton nga puna e vartësve (skllevërve) tij. Skllavopronarët partiak
(liderët) për të ardhur në pushtet përfitojnë nga vartësit (skllavët) e tyre
partiakë duke kontrabanduar vullnetin e elektoratit nga njëri në ekstremin
tjetër politik, duke e kthyer kështu sistemin demokratik në një sistem tipik
skllavopronar të shfrytëzimit të votës së lirë për realizimin e interesave
personale të skllavopronarëve (liderëve partiak).
Mos reagimi, sjellje
nënshtruese e elektoratit
Elektoratet
e të gjitha partive politike, me heshtjen ndaj kontrabandimit të vullnetit të
tyre janë shndërruar në skllevër modern të kohës sonë.
Nuk
ka si të quhet ndryshe mos reagimi i elektoratit ndaj shkeljes së parimeve dhe
premtimeve elektorale të liderëve, ndaj lidhjes së marrëveshjeve të panatyrshme
politike apo ndaj prishjes së marrëveshjeve me kauzën për ndryshim, duke e kthyer
shpresën në zhgënjim.
Të
gjitha subjektet aktuale politike, në një mënyrë apo tjetër e kanë humbur
besimin e qytetarëve shkaku i mos mbajtjes së premtimeve elektorale të liderëve
partiak.
Kauzat
(premtimet) paraelektorale të liderëve partiak gjithnjë po kthehen në kauza
personale për pushtet.
Bartja e fatit të vendit
nga politikani tek sovrani
Bashkrendimi
i veprimeve të elektoratit të zhgënjyer kosovarë për krijimin e një force të re
politike do ta forconte shtetin dhe mbronte interesin qytetarëve.
Këmbëngulësia
e popullatës karrshi proceseve politike dhe veprimeve antikombëtare të liderëve
shtetëror do të parandalonte me kohë shumë procese të dëmshme për vendin.
Se
vërtetë ka qenë e mundur t'i parandalojmë shumë nga të këqijat e pasluftës në
Kosovë, e dëshmon rasti rivarrimit të heroit kombëtar Isa Boletini. Po të mos
ishte këmbëngulësia e familjarëve të tij, sot ai do të ishte i varrosur në
Vlorë e jo në Boletin, ashtu siq patën planifikuar vasalët e Serbisë.
Prandaj,
qytetarët e vendit, si një familje e përbashkët e këtij shteti mund dhe duhet
të bëjnë më shumë në të ardhmën për parandalimin e veprimeve destruktive të
politikanëve të papërgjegjshëm.
Lirimi
nga psikologjia e skllavit (robit), shoqërinë kosovare dhe elektoratet e
partive politike në veçanti do t'i kthente në shqoëri aktive që përcakton të
ardhmen e vet në shtetin e lirë dhe sovran.
Vetëm
një nismë e re progresive e qytetarëve është shpëtim për vendin. Qytetarët
aktiv në jetën shoqërore janë burim shprese dhe ardhmërie për vendin, ndërsa
pasiviteti qytetar e shndërron shtetin në një moçal, ku as bretkosat nuk
mbijetojnë.
Barazia para ligjit
përcakton nivelin demokratik të shtetit
Demokracia
duhet të bazohet në vlera dhe parime të panegociueshme siq janë; barazia e
njerëzve para ligjit, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
Edhe
pse i kaluam dy dekada në liri, tek një pjesë e popullatës ende ekziston
psikologjia e skllavit (robit) dhe nënshtrimit. Të gjithë ata, që në një mënyrë
apo tjetër e ndajnë mendjen e të qëndruarit besnik ndaj pushteteve
antipopullore, s'janë gjë tjetër veçse skllevër (robër) dhe të nënshtruarit e
të gjitha pushteteve të pas luftës në Kosovë.
Pavarësisht
se cili subjekt politik po vjen në pushtet, asnjëri nga politikanët nuk po i
mbrojnë interesat e qytetarëve. Secili në mënyrën dhe stilin e vet mundohet të
shkëpusë diçka nga pasuria publike dhe tenderomania e bizneseve të pista për
t'u pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme brenda një mandati politik ose më pak
se kaq!
Për
elitën e lartë politike në vend pak ka rëndësi kush del fitues e kusht tjetër
humbës në zgjedhje, e rëndësishme është të mbetën në skenën teatrore (politike)
aktorët e vjetër,...në mënyrë që publiku të kënaqet sa më gjatë më
"operat" e tyre, duke rezervuar si gjithnjë rolet
"epizodike" për të rinjët (adoleshentët politik)!
Ëndërra
për të pasur një qeveri më duar të pastra, është e mundur të realizohet vetëm
më një klasë politike të ndershme, e cila në momentin që i hynë politikës,
largohet nga biznesi.
Që
kjo të arrihet më shpejtë, duhet t'u ndalohet më ligj marrja me biznes e
politikanëve për shkak se paraqet konflikt interesi.
Përcaktimi
më ligj i vetëm një mandati qeverisës për t'i lëshuar radhën tjetrit.
Kështu
do të vie më lehtë dhe më shpejtë deri të demonopolizimi i jetës
politike,...për çka, më nuk do të bëheh garë e tmerrshme politike për t'u
rizgjedhur në të njëjtin post.
Respektimi
i Kushtetutës së vendit dhe ligjeve që burojnë prej saj duhet të fillojë nga
liderët shtetëror dhe partiak, ministrat, kryetarët e komunave dhe deputetët.
Kur
ja prezentova këtë ide një miku, më tha; " kjo është një ide briliante, po
sikur të rregullohej me ligj kjo që thoni, më askush më në Kosovë nuk do të
dëshironte të kandidohej e as të mirrej më me politikë".
Përfundimisht
ka ardhur koha, që edhe bashkësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë të
dëshmojë veten se është e përkushtuar për sundim të ligjit dhe për çasje të
barabartë të qytetarëve para drejtësisë, për zhvillim ekonomik dhe mirëqënje të
popullatës në përgjithësi, në të kundërtën, në një të ardhme të afërt në Kosovë
më shumë do të kemi pushtetarë se sa qytetarë, ku ndoshta edhe UFFO-t do të
zbresin për ta bërë Kosovën një vend 100 % jashtëligjorë!
Rendi
skllavopronar vjen si produkt i një shoqërie të nënshtruar!