Kerko: a
Florim Zeqa: Në pritje të vendimit të kushtetueses!
E shtune, 23.05.2020, 12:33 PM
Në pritje të vendimit të kushtetueses!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
përkundër shkarkimit të qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës është dhe
mbetet organi më i lartë dhe legjitim i zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli dhe
në asnjë rrethanë nuk do duhej të sillej sikurse qeveria në detyrë.
Mos thirrja e seancave
papërgjegjësi kushtetuese
Mos
thirrja e seancave nga kryetarja e kuvendit, zonja Vjosa Osmani paraqet shkelje
të rëndë të Kushtetutës. Mos kryerja e detyrave dhe obligimeve kushtetuese,
është antiligjore dhe akt i pa precedent i parlamentarizmit.
Mos
kryerja e obligimeve dhe detyrave kushtetuese të Kuvendit ka shkuar në
mënyrë zinxhirore filluar nga,
kryetarja, kryesia e kuvendit, grupet parlamentare dhe deputetët e zgjedhur me
votën e popullit.
Lufta
e papërgjegjshme politike mes pozitës dh opozitës e ka sjell shtetin në krizë
të thellë institucionale. Kësaj krize i ka ndihmuar edhe stërzgjatja e
panevojshme e nxjerrjes së vendimit përfundimtar nga kushtetuesja.
Paradoksi
qëndron në faktin se edhe përkundër defunksionalizimit të kësaj legjislature të
Kuvendit, deputetët, kryesia dhe kryetarja e kuvendit pagat i marrin normalisht
pa bërë asgjë!
Edhe
pse për pasivitetin dhe mungesën e efikasitetit të legjislativit, pozita dhe
opozita po e fajësojnë njëri tjetrin, këto akuza po bëhen vetëm për konsum
partiak dhe përfundojnë me kaq, pa asnjë iniciativë për zhbllokimin e punës së
Kuvendit.
Kuvendi legjitim nuk bën
të sillet sikurse qeveria në detyrë
Nuk
ka gjë që e arsyeton bllokimiin e punës së Kuvendit pas rrëzimit të Qeverisë
Kurti, pra, as pandemia e "Covid-19". Kur ishte në pyetje mocioni për
shkarkimin e qeverisë u mbajt seanca, u shkelen të gjitha masat ligjore!
Shtrohet
pyetja, pse të mos mbaheshin edhe seancat tjera në të njëjtat kushte!?
Përveq
në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, nëpër të gjitha shtetet e rajonit
dhe më gjërë Kuvendet kanë qenë funksionale dhe kanë nxjerrë vendime të
rendësishme për shtetin dhe qytetarët.
Me
pasivitetin e organit më të lartë ligjvënës në vend, pra të Kuvendit të
Kosovës, kanë mbetur pa mbikëqyrje dhe pa kontroll të gjitha institucionet
tjera që i përgjigjen legjislativit, pra edhe qeveria e shkarkuar.
Pra,
çdo gjë në Kosovë bëhet dhe veprohet në situatë anarkike, pa asnjë lloj
kontrolli nga organi më i lartë i shtetit, siq është Kuvendi!
Në
këtë situatë paradoksale mund të parashtrohen shumë pyetje. Para së gjithash
shtrohet pyetja fillestare, pse nuk ftohen seancat nga kryetarja e Kuvendit?
Pse
nuk po diskutohet për asnjë projektligj? Pse nuk diskutohet gjendja
shëndetësore në vend pas zvogëlimit të rasteve me "Covid-19"? Pse nuk
diskutohen vendimet e Qeverisë në detyrë, e kanë apo se kanë miratimin e
Kuvendit!?
Në
të gjitha përgjigjet për këto pyetje e kemi heshtjen totale të kryetares së
Kuvendit, zonjes Vjosa Osmani, përgjegjësen kryesore për defunksionalizimin e
Kuvendit, jo vetëm pse nuk thërret seanca pune të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, por për më tepër për mos ushtrim të paanshëm të detyres së kryetares
së parlamentit.
Vjosa
Osmani me zgjedhjen e saj në postin e kryeparlamentares është dashur t'i lëjë
menjanë inatet apo simpatitë partiake, të bashkëpunoj njëkohësisht me
institucionin e presidentit dhe kryeministrit, gjegjësisht me Hashim Thaçin dhe
Albin Kurtin si dy bartës të institucioneve shtetërore, e jo të mohoj njërin
dhe tjetrin ta simpatizoj skajshmërisht.
Kjo
çasje adoleshente e zonjes Vjosa Osmani i ka befasuar të gjithë në Kosovë,
përfshirë edhe ndërkombëtarët, të cilët respektojnë institucionet shtetërore
pavarësisht nominimeve aktuale.
Vendimi i kushtetueses
të respektohet nga të gjithë
Pavarësisht
faktit se cili do të jetë vendimi i kushtetueses, kjo gjendje "Status Quo"-je e Kuvendit do të vazhdon derisa
të bëhet publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pro dekretit Thaçi për Qeverinë
LAN apo kundër tij, gjëgjësisht zgjedhjes së qeverisë së re apo shpërbërjes së
Kuvendit.
Në
asnjë rrethanë dhe për asgjë puna e Kuvendit nuk do duhej të ndërlidhej me
vendimin e Gjykatës Kushtetuese anipse 'Qeveria Kurti' është në detyrë apo e shkarkuar
nga 2/3 e Kuvendit legjitim.
Prandaj
Kuvendi legjitim do duhej të funksiononte normalisht dhe pa asnjë pengesë nga
pandemia dhe as nga pandemiopolitika!
Kuvendi
është legjitim dhe ka kompetenca ekzekutive deri tek nxjerrja eventuale e
dekretit për shpërndarje nga Presidenti, në të kundërtën mos kryerja e detyrave
është antikushtetuese dhe antiligjore.
Takimi
i fundit i ambasadorëve të "Quintit" me presidentin Thaçi dhe të
ambasadorit amerikan Philip Kosnett me kryeparlamentaren Osmani janë tregues se
ndodhemi shumë afër vendimit final të kushtetueses, por në këtë situatë e kemi
vetëm zotimin e njërës palë (LAN), por jo edhe të palës tjetër (LVV) për
respektim të atij vendimi.
Vendimi
i Gjykatës Kushtetuese ka vlerë nëse respektohet nga të gjithë, e në radhë të
parë nga parashtruesi i kërkesës, në të kundërtën parashtuesi i kërkesës (LVV)
e demaskon veten si subjekt
antikushtetues në këtë vend.