Kerko: a
Pal Neçaj: Pësimi i rëndë dhe mësimi i madh
E shtune, 18.04.2020, 03:58 PM
JU HARROFTË EMRI KORONOVIRUSIT
-PËSIMI I RËNDË..., DHE MËSIMI I MADH-
Nga Pal
Neçaj, NY USA
Duket se nga gjumi na zgjoi një zë i trishtë. Të befasuar dhe në mjegullnajën e hutimit,
na u bë, sikur na dha "Kushtrimin": -Ngrihuni o njerëz! Se armiku
i padukshem tinzisht "Luftë na shpalli"! Dhe bota nuk
është më ajo që ishte mbramë. Verdhacak Koronavirusi
paasnjë paralajmrim, padhënë as sinjalin më të vogël, porsi vaji në
tigan, me shpejtësi marremendëse, u përhap në mbarë botën. Ai si ajri i padukshëm
njeriut në trup i hyn. Dhe aty në dyluftim "trup-me-trup" shumë
jeta po merrë...
Ky armik i vertetë me rrënjë në Kinë i ka
lëshuar degët e tij mbi gjithë globinnjerëzor, duke sfiduar edhe shtetet më të
fuqishme të botës. Madje duke u tallur me armët e tyre, ngase asnjëra nga ato
armë, nuk mund ta vrasin Atë. Muri i madh Kinez nuk mundi ta mbante brënda. Pra
armët, bazat ushtarake dhe fortefikimet veçse i "shtojnë oreksin" për
të vrarë sa më shumë njerëzë. E theksova globinnjerëzor sepse luftën e ka vetëm
me njeriun, të cilin e ka mbyllur në "Kafaz" dhe po e kacafytet me
Të. Ndërsa kafshët dhe qënjet' e tjera të planetit u jep Liri palimit dhe
teritore të pakufizuara!
Bota nuk është si më parë. Roma, Parisi, Nju
Jorku etj kanë marrë pamje të zymta. Ju mungon gjallëria aktive, shkelqimi dhe
krenaria. Shkollat, kinemat, teatrot, muzet, biblotekat etj janë boshatisur.
Klubet, kafenet, restorantet, parqet, diskotekat dhe plazhet janë braktisur nga
miqtë dhe sipatizanët e tyre. Rallë shikon qytetarë në lëvizje, me gojë, hundë
dhe duarë të mëshehura. Të cilët shpejtojnë hapat për ku janë nisur duke ju
ikur atyre që i shikojnë sikur veten. Sheshi "Sh'Pjetri"dhe Meka janë
boshatisur. Është, ndoshta, e para herë në histori që nuk pranojnë besimtarët
të bëjnë Lutje apo Falje në vendet e Shënjta. Parku i madh në Manhatan që
vazhdimisht, por veçanarisht në kohë pranvere, ishte plotepërplotë me njerëzë
duke luajtur, vrapuar e shijuar eren e miliona luleve dhe thithur oksigjenin
n'ato mbretëri pemesh te pa numerta, tani është kthyar në spitale. Dhe
gjithashtu edhe supër Anija ne gjirin e Nju Jorkut,është bërë spital.
Shumë gjëra janë kthyar ndryshe përballë
kësaj pandemie. Shtërngimi i duarve, përqafimet dhe puthjet janë
"aleat" të koronavirusit që kthehen në vrastare. Të mos vizitosh
prindërit, gjyshat e gjyshet, miqt'e shokët etj. po u kthyeka n'akt
dashurie?! Vetngujimi në akt mbrojtje dhe sigurie. Po kuptohet se vetëm
distanca prej një metri është e jotja Duke qënë se ky viruisdjall po
"peshkon" qytetarët pa dallim moshe, seksi, vendi, pozite, pasurie,
ngjyre, ideje apo besimi tregon se pushteti, paraja, bukuria, vilat, rushfetet
korruptive etj nuk kanë vlerë. Nuk të japin oksigjenin e duhur për ta mundur
armikun e padukshëm. Bota është e bukur edhe kur njerëzit janë në
"kafaz", Ajri, Toka dhe Qielli jetojnë edhe kur njerëzimi është në
"ngujim". Virusi, pa ia kerëkuar, na jep pushime të zgjatura jo me
javë, por edhe me muaj. Duke na vënë kushtin që pushimin ta bëjmë brënda në
shtëpi me familjen tënde. Dmth pushimin nuk e bën dot si më parë, me shok'e
miqë në plazhe apo vende turistike, brënda as jashtë shtetit. Po i detyron të
rinjtë të kujdesen për të moshuarit. Të ju sjellin ushqime e ilaqe dhe shpresën
se këtë luftë do ta fitojmë. Qielli do të kthjellohet, pranvera do të vinë,
zogjet dhe bilbilat do të këndojnë si më parë. Nga "lufta" do
të dalim më të fortë dhe më me shumë dashuri.
Prindërve po ju jep "detyrën" të
harxhojnë më shumë kohë me fëmijtë e tyre..Që ata ta ndjejnë nga afër
dashurinë, kujdesin dhe besimin prindëror. Na imponon kohëzgjatjen
bashkëshortore. Kohë për më shumë dashuri dhe harmoni familjare. Kjo kohë na
shërben të njohim më qartë shokun, mikun, komshiun humanistin e vertetë,
partnerin etj. Në këtë situatë po mësojmë të gatuajmë vetë, te sherbejmë në
shtëpi, të jemi më të kursyer në shpenzime, se kafja mund të pihet edhe
në shtëpi. Na detyron që më pak ta ndotim jetën, më shumë të pastrojmë
shtepinë, mjedisin, natyren, të pastrojmë ndergjegjën nga mania e pislleku i
civilizimit fallco. Është e natyrshme frika nga ky virus vrastar, por jo
paniku. Nuk duhet te na sëmundet shpirti, Urrejtja, jo vetëm është e pa
prënueshme, por neveritese dhe si e tillë duhet luftuar. Duhet grisur
maskat e rrëme nga fytyrat egoiste. Vertetë jemi t'izoluar, por të mos ndihemi
të vetmauar. Dhe ajo që mendoj une, është se mençuria njerëzore, në çdo
rrethanë e ka gjetur dhe do ta gjëjnë mënyrë më të mirë e të jetuarit, në
kushtet e imponuara.
Me të drejtë përballja me këtë armik të
padukshem, është cilësuar "Lufte e vertetë". Dhe nga lufta dalin
herojtë, dallohen trimat, diktohen disfatistet, zbulohet tradhtia, vertetohet
strategjia dhe taktika e ndjekur etj. Ahere edhe Psimi i rëndë nga Koronavirusi
duhet bërë Mësim i madh. Për sot dhe për të arthmëm. Për të qënë të përgatitur
për t'u mbrojtur nga çdo armik i dukshem e padukshem dhe kurrë mos m'u zënë në
befasi. Sado larg të fillojë luftën armiku - Virus, të vlersohet sikur të ka
ardhur tek oborri i shtëpisë. Duke vleresuar se njeriu, kombi, besimi etj janë
primare, Qeveritë dhe politikanët e çdo krahu, duhet të jenë bashkë. Nga kjo
situatë lufte "Të mëdhajtë e kësaj bote" besohet se do të
çmohet shumë më lartë njeriu dhe jeta e tij. Do të ketë investime jo për ta
vra njeriun, por për ta mbrojtur dhe zgjat jeten e tij. Me Mirushyerje,
me Drejtësi dhe Shpërndarje më objektive. me
Pastërti (në kuptimin e gjërë të fjalës: personale, shtëpijake,
mjedisor dhe të krejt natyrës) dhe Sherbim shendetësor etj. Herojinë
e kësaj lufte është Mjeksia me punonjësit e saj. Ahere buxheti, ndoshta duhet
dhjetë fishuar për Shëndetësinë. Tokanënë duhet pastruar nga helmet
industriale. Të ruhet bimsia e saj. Të ndalohen shperthimet nëntoksore
etj etj.
Pandemia po na mëson se vlera e vertetë qëndron:
në humanistët dhe organizimi vullnetarë. Tek njeriu zemërmadh dhe guximtar. Tek
dashuria e madhe, jo vetëm për njerëzit' e të afërmit, por dhe për gjithë
njerëzit pa dallim. Po na mëson të jemi NJERËZ me parime dhe të
mëshirëshem. Të jemi ata që duhet të jemi.
Nëna botërore, bija Shqiptare, Nëna Tereze i
lutej Zotit
" bëmë të jem një instrument tek Ti:
atje ku ka urrejtje, më ler të sjell dashuri;
atje ku ka fyerje, faljen;
atje ku ka dyshim, besimin;
atje ku ka trishtim, gëzimin;
atje ku ka dëshpërim, shpresën
atje ku ka errësirë dritën;
atje ku ka kusarë, t'ju shkatërroj pritën...!
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NY,
USA, mes Prill 2020-