Kerko: a
Qazim Shehu: Vajza të martirizuara dhe një rast i freskët
E diele, 22.03.2020, 04:13 PM
VAJZA TË MARTIRIZUARA DHE NJË RAST I FRESKËT…
TREGIM NGA QAZIM SHEHU
Shefi
i arsimit Selim Sadria, seç kishte një shije pelin në gojë, qiellza i ishte
ntrashur, gjuha po ashtu dhe tëmthat e
shtrëngonin sikur mbi to të ushtrohej
trysnia e një vale krejtësisht të padukshme. Në të vërtetë, kishte
ndonja një javë që nuk ndihej mirë;jo se i dhimbte ndonjë gjë, me oreks ishte
fare jo keq , hante si viç, dhe shtrohej
paq në ato drekat te Shtëpia e Pritjes, në dreka të tjera, po ashtu kur shkonte në ekipe kontrolli, por
kjo nuk ishte veçse një limonti që vinte nga ai numër shkresash-kërkesash që
rrinin vandak mbi tavolinën e punës dhe ai ende nuk po guxonte t`i arshivonte
në dosje. Hapi letrën e parë:”Jam një vajzë nga Korça dhe kam dhjetë vjet që
mësoj fëmijët në fshatin e largët K. Jam tridhjetë e tre vjeç, dhe kam mbetur
pa fejuar…Prindërit janë munduar të më fejojnë me një djalë nga qyteti ku
banojnë, por ai nuk ka garanci se më
transeferojnë dhe kështu kjo çështje ka mbetur pezull. Ju lutem, vini dorën në
zemër që të transferohem në ndonjë
shkollë të qytetit tim”. Vajza kishte
shkruar shkurt, hezitueshëm, ajo as
ankohej, as kërkonte me ngulm që të transferohej, por vetëm e formulonte saktë
atë që parashtronte, ndoshta e bindur se
kërkesa e saj do të realizohej kësaj here. Ishte kërkesa e saj e parë. Atij iu
kujtua se kishte ardhë nga Durresi kushëriri i tij i parë dhe pasi i kishte
ndenjur një natë si mysafir në shtëpi, i ishte lutur që t`i transferonte motrën
e cila kishte pesë vjet në këtë rreth malor dhe tani ishte koha ta fejonte. Shefi i kishte
shqiptuar me ngadalë një thënie nga udhëheqësi: “Përse nuk martohen vajzat e
Korçës me djemtë sokola të rrethit N?”Por, kushëriri i ishte përgjgjiur:Po ai
pse nuk e marton vajzën e tij me një fshatar?”Mirë që kishin qenë vetëm dhe nuki i kishte dëgjuar
kush…Dhe shefi ia kishte kthyer:”Mane, me këto mendime mos hajde më të më
takosh!Unë jam komunist dhe nuk e di si
do ta mbajë ndërgjegja ime këtë që më the. Sikter, gjidi jezit!”Ai e kishte parë kushëririn sesi
ishte zverdhur, ndoshta nga gabimi që bëri, ndoshta se tani humbi djalin e
tezes, ose me një llaf të shpenguar, krejt budallëkçe ia prishi punën
vetesdhe motra e tij do t`i mbante edhe pse vjet të tjera mbi shpinë në atë
fshat të largët ku zbriste dhija me frena dore dhe varnin foletë zogjtë nëpër
mullezat e shkrepave…Atij iu kujtua tani kushëriri dhe po lexonte letrën e dytë
ku shprehej:”kam pesëmbëdhjetëvjet që punoj në L, jam dalluar për rezultate të
larta, keni aty gjithë përfundimet e ekipeve të kontrollit, dhe ju lutem, bëni diçka për mua, me
transferoni!”Lertrat ishin të njëllojta, pothuajse shprehnin të njëjtin
problem, problemin e beqarisë së vonuar…Edhe çështjen e martesave do ta zgjidh unë?-mendoi dhe fërkoi
tëmthat. Ato ishin lehtësuar, ai po bëhej më i qartë…Ore vërtet , pse nuk
gjejnë ndonjë djalë në fshatin ku punojnë këto vajza?, mendonte dhe iu kujtua
shprehja e udhëheqësit-por njëkohësisht i erdh ndërmend edhe fjala e kushëririt
që i ra si dush i ftohtë në ndërgjegje. Dhe nuk i dha zgjidhje, veçs i feksi
mendimi tjetër, se këto vajza mbartnin paragjykime dhe koncepte nga e shkuara,
nga mentaliteti borgjezo-aristokratik, ato nuk donin ta ulnin veten;këtë e
manifestionin edhe në fshat, visheshin bukur, ndryshe nga fshatarkat që ishin
mësuese, këto ndiqnin modën dhe tregonin një sqimë në veshje që vinte nga e shkuara tronditëse e prejardhjes së tyre…Ai u ngrit dhe doli në
dritare…rruga ishte me njerëz që ecnin
nën blirët aromëdehës të trotuarve…Atë ditë, nuk kishte orar pritje…Ishte
i qetë, dhe mund të rrinte të shikonte disa materiale, po ç`dreqin u përzie me
leximin e atyre letërkërkesave?Veçse,
udhëheqësi, gjithnjë e fillonte punën me leximin e letrave nga populli
dhe ai duhej ta mbante këtë devizë-ishte komunist…U ul sërish në karrige, dhe
filloi të shfletojë letrat. ”Ne mirë që të kemi ty, nga lagja më e vjetër e
qytetit tonë, ti, besoj e mban mend, mbase ta ka thënë babai, sesi im atë e
shpëtoi babanë tënd në betejën e Tendës së Qypit. Për këtë nuk të kemi folur
kurrë, as e kemi përmendur me ndokë, por, nëse nuk do të kishte shpëtuar babai
jot, nuk do të lindje ti. Nuk të kemi kërkuar asnjë nder, është rasti që të na
e shpërblesh!”Më poshtë shpjegohej halli dhe ai e kuptoi se ishte vërtet
hall:Njëzet vjet, djali i botës në
fshatin kufitar pa u transferuar, madje as në një fshat më afër qendrës së
qytetit N. të rrethit N. . Por ai ndjeu se kjo
nuk ishte një letër -lutje përzier më tepër me një kërkesë për të qenë
mirënjohës…Atij iu ngrit damari mbi ballë. E vërtetë ishte kjo, por nëse ai nuk
do të kishte lindur nga ai baba, a nuk
do të kishte lindur nga një tjetër?…Pastaj ata nuk i kishin folur zyrtarisht,
por privatisht, ai ishte komunist dhe
nuk duhej të binte në këto provokacione që mbanin erë-myk-mikroborgjezësh…Pasi
lexoi edhe disa letra të tjera, ai
arriti në përfundimin se ato, jo vetëm ishin të njëllojta, por sikur ishin
dyndur dy vitet e fundit me një vrull të paparë, sikur kishte një ngutje për të
ikur nga ato fshatra ku jeta lulëzonte, drita elektrike shkëlqente, vatrat e
kulturës bënin aktivitete dhe radioja
buçiste…Dhe kjo ngutje tregonte vazhdimisht
vetëm justifikimin e martesës, çka ai,
në një fare mënyre , shprehte
edhe bezdinë nga realiteti i gjallë socialist. ”Aty të rrini ,
-hungëriu, -por shpejt u tërhoq, ndërsa
fëshfëriu perdja dhe iu duk se nga dritarja erdhën permes saj, me aromën e
blirit, fytyrat e atyre vajzave, disa
prej të cilave ai i njihte, që, në një
valle fluturash të trishtuara, sikur iu shtruan mbi tavolinë. Ai ndjeu një
sëmbim në zemër, fundja , edhe ai njeri ishte, edhe ai kishte fëmijë,
megjithëse i kishte rregulluar mirë e bukur ato. Ndërsa po lexonte letrën e
fundit që shprehte të njëjtin hall, trokiti dera, erdhi një nga inspektorët e
tij, i cili mbante në duar një dosje, shefi u drodh, mbase ai sillte prapë një
vandak me kërkesa të tjera, por inspektori nuk tha gjë për këtë, veçse, pasi
përshëndeti me përunjtësinë e tij të shtirë, tha:-Shoku, shef, më falni që po
ju shqetësoj, por s`po më ndahet një arsimtar, ai kërkon t`ju takojë, unë e
njoh atë, dhe ai kujton se unë do t`i mbaroj punë…
-Mbaroji!-tha
shefi dhe nënqeshi, duke e ndjerë që kjo fjalë e ftohtë nuk ishte tjetër, veçse
një tallje cinike…
Inspektori
mbeti si hu në këmbë, s`dinte ç`të thoshte;dhe sa u mat të kërkonte ndjesë dhe
të bënte një prapaktheu të kujdesshme,
ku nuk duhej të mungonte respekti para eprorit, shefi tha:Sille!
Mbas
pak minutash, në zyrë u paraqit një djalë
iri;ishte veshur me një xhaketë
gjithë kuadrate si arlekin, flokët i kishte ca të gjata, por të krehur
bukur…”Ç`duhet të jetë ky spitullaq mikroborgjez”, mendoi shefi…
-Mirëdita
shoku-shef, -përshëndeti…
-Ulu,
-tha shefi…
-Po,
por…
-Ulu,
ulu, si e keni hallin?
-Po
ja, shoku shef, unë kam mbaruar për trombist dhe kam sjellë kërkesën para
dymuajve…
-A,
po-tha shefi, -ja të jap letrën…Ai mbushi një letër, (pasi dëgjoi emrin e tij)
të gatshme, një fletë emërimi…
-Kaq
shpejt shoku shef…nuk e mendoja, -tha djali i entuziazmuar…
-Suksese,
ti je djalë I ri…
Shefi
u kujtua se drejtori i ujësjellësit i
kishte kërkuar një vend për trombist, dhe ai me këtë rast, edhe i bënte një nder,
por kishte edhe arsye, t`i kërkonte që
vajzën e baxhanakut ta sistemonte në
punë si ekonomiste. Për këtë s`po e linte të qetë gruaja.
Tani
nuk kishte ç`të bënte më, ishte lodhur nga leximi i atyre letrave të gjata dhe
të mërzitshme. .
Kur
djali doli jashtë, vuri re letrën, ai emërohej trombist në ndërmarrjen e
ujësjellësit. Djalit iu duk çudi kjo gjë, por u ngushëllua se mbase kjo
ndërmarrje kishte ngritur ndonjë grup artistik
dhe kishte nevojë për muzikant;dëshira e tij ishte të punonte mësues muzike
në një shkollë të qytetit, por prapë nuk kishte gjë, le të fillonte një herë
punë, mandej edhe mund të shkonte mësues. Kur vajti te drejtori i
Ujësjellësit nuk e gjeti në zyrë…I thane
se ndodhej në klubin ngjitur . Mendoi se duhej ta priste, dhe ndenji në
korridor pranë zyrës së tij. Ai rrinte pranë derësdhe shihte herë herë letrën e
çuditshme. Besonte se këtu nuk kishte asnjë ngatërresë, megjithëse një ndjenjë
e paparcaktuar e cimbiste nga brenda;megjjithatë, të bëhej ç`të bëhej…Kishte
kaluar ndoshta një orë dhe, nga
shkallët e ndërtesës, erdhi një ritëm hapash që,
nga tingëllima, nguleshin
mbi pllaka dhe nuk mund të kuptohej, veçse ato të
shprehnin seriozitetin e hapave të drejtorit dhe asgjë tjetër. Vërtet ,
ai ishte. Drejtori dukej burrë jo aq i mbajtur, ishte hollak dhe panatallonat i
vareshin sikur do t`i binin nga çasti në çast në fund të këmbëve. Pasi u u
prezantua , ai i zgjati letrën;pa hapur zyrën , drejtori e mori atë dhe e lexoi, pastaj rrudhi buzët, dhe tha:
-Sa
nevojë kishim për një specialist… Sikur i foli vetes…Vështroi edhe një herë
letrën, pastaj rrudhi buzët dhe u duk se u ndodh në vështirësi dhe s`dinte ç`të
bënte. Befas foli:
-Ne
nuk kemi nevojë për trombist, por për pompist…Më vjen keq, -tha…Dhe ia ktheu
letrën mbrapsht- mos jeni gatërruar dhe ti je
mbase trompist dhe ia ke thënë shefit gabim…
-Jo,
jo, -tha djali dhe pasi e falenderoi drejtorin për mirësjelljen iku. Kur ai u
gjend në zyrën e shefit të arsimit, orari zyrtar po vinte ndoshta afër fundit.
Shefi, pasi e kishte kaluar atë ditë me lexim letrash dhe një emërim, po bëhej
gati të dilte, kur trokiti dera. Në
kuadrartin e saj, u duk fytyra e muzikantit të ri.
Hë,
-pyeti shefi, -je i pakënaqur…
Nuk
ishte vështirë të kuptohej se në fytyrën e muzikantit shprehej pakënaqësia. Por
ai nuk mund ta thoshte këtë. Vetëm i zgjati letrën shefit dhe i tha se drejtori
i ujësjellësit nuk e pranoi, se ai
kishte nevojë për pompist e jo për trombist…Ai kishte mbaruar shkollën për muzikë dhe kishte përvetësuar veglën
muzikore të trombës. Befas shefi lëshoi mufkën:”A di me i ra, a ?”
Çfarë t`i përgjigjej?U bë njëheshtje që i vinte në vështirësi të dy. . Nga kjo
heshtje doli shefi:
-Shiko,
tha, -vend pune në qytet për mësues muzike nuk kam, janë të zëna. Por në
fshatin F, atje të çoj. Nuk do të japësh vetëm muzikë, por edhe vizatim, dhe plotësohu me fizkulturë…Si thua, dakord je?Puno disa muaj ose një vit në fshat, pastaj të tërheqim në qytet….