Kerko: a
Neki Lulaj: Zbrazëti
E premte, 20.03.2020, 07:37 PM
Neki Lulaj
Zbrazëti
Rrugët
i ka pllakosur friga e heshtja
Corona
si qen endacak endet pa kontroll
Në
këtë pandemi troket për ditë vdekja
Makinat
e parkuara anash sikur po vajtojnë.
Edhe
pa armë jemi si në shtetrrethim
Çdo
gjë është paralizuar, po hesht në çdo skaj
Një
armik i padukshëm ka ardhur me nxitim
E
të gjithë po bëhemi fajtorë të pafajë.
Sytë
e hapat drejtohen në farmaci
Si
në një ndjekje e gjatë me dhimbje.
I
ndjek lengata që ka sjell ky shekull i ri
Armiku
i fabrikuar ne laborator, larg prej Kine.
Shikoj
djathtas e majtas e askush s`më flet.
Te
Lisi i Poetëve s`takon asnjeri
Në
shkollë tavolina dhe banka vetëm hesht
Qyteti
im ma kujton filma me fantazi.
Rrugëve
iu mungojnë makina e fëmijë
Pas
perdeve lëvizin shikimet me mall
Zambi
i padukshëm po paralizon botën
A
thua fajtori i kësaj dramë do të dalë ?
N´mes
lupsave të mendjes diçka po lëvron
Si
zhuzhaku me gërricet diçka si mister
Ahiiiii
shkollat e shurdhëra sikur vajtojnë
Heshtja
e rrugës më shton adrenalinën në dej.
Këto
ditë paskan kaq trishtim e panik mbi glob
Koha
ikën, por Zombi i padukshëm shtrihet
Po
e zhduk njerëzimin kjo lëngatë që s’mbaron
E
merr nga të gjithë njerëz në botë mallkimet…