Kerko: a
Azgan Haklaj: Skadimi i shtetit maskë
E marte, 17.03.2020, 04:30 PM
Skadimi i shtetit maskë
Zullumi
keputet prej s'trashi
Nga
Azgan Haklaj
Termeti
i 26 nëntorit dhe koronavirusi e shkërmoqi shtetin parti të Rilindjes si
kështjellë rëre.
Pavarësisht
propagandës së shfrenuar të industrisë mediatike të qeverisë për një shtet, më
të fortin e më të pregatiturin në këto 30 vite, për të përballuar situata të
jashëzakonshme, sapo u vu në provë u duk si një ish koperativë bujqësore e
zonave të thella malore.
Këshillave
të opozitës, të Presidentit për marrjen e masave, pushtetarët u përgjigjeshin
me arrogancë dhe propotencë nga adrenalina që të jep pushteti, duke i akuzuar
për panik.
Maskat
e skaduara jënë dëshmia më autentike e një shteti të skaduar, kufomën e të
cilit sovrani e rrezoi në referendumin e 2 marsit, në Bulevardin Deshmorët e
Kombit, të thirrurr nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Edi
Rama mendon se ashtu siç e tejkaloj Dhjetorin e Dytë të protestave të
studentëve, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të termetit të
26 nëntorit, do ta kalojë edhe pranëverën shqiptare, Besëlidhjen Kuqezi të 2
marsit dhe do të gjejë shpetim tek koronavirusi.
Por
i ka bërë llogaritë gabim sepse beteja vazhdon..
Besëlidhja
Kuqezi e 2 marsit është balsami i sherimit nga Ramavirusi dhe shteti i tij i
skaduar i maskave, apo maskave të skaduara, shpetimi nga virusi tumoral
metastazat e të cilit kanë kalbëzuar oktapodin e regjimit rilindas dhe po
infektojnë krejt shoqërinë shqiptare.
Populli
thotë një fjalë të urtë popullore:
"Zullumi
keputet prej s'trashi".
Prej
më shumë se 6- të vitesh gibelinët e Rilindjes me në krye Perandorin e tyre
Rama asfiksuan demokracinë duke asgjesuar zgjedhjet e lira dhe votën si
gurëthemel të saj, paralizuan funksionimin juridiko institucional, ma anë të
votave të vjedhura grabitën pushtetin e më pushtetin uzurpuan shtetin e së
drejtës.
Sëfundmi
nëpërmjet inkubatorit mafioz KED të Dvoranit ideuan puçin kushtetues, skenarin
e desantimit të Gjykatës Kushtetuese dhe invadimin e Presidencës, të vetmit
istikam që i ka rezistuar ciklonit rilindas.
Të
gjitha këto veprime janë ndërmarrë duke shkelur në mënyrë flagrante
Kushtetutën, dokumentin themelor të shtetit të së drejtës, që ka sjellë si
pasojë renien e republikës parlamentare dhe krijimin e një republike
kryeministrore dhe kthimin e parlamentit zyrë noteriale e qeverisë.
Qeveria
Rilindase pasi ka shkatërruar ekonominë e tregut të lirë e konkurencën e lirë
ka krijuar një oligarki oborrëtare, një plutokraci mediatike, dhe gjithçka
kontrollohet nga kakistokratët e kleptokratët pjellë e saj.
Patriarku
rilindas e ka kthyer Shqipërinë në feud të tij dhe shqiptaët i trajton si
bujkërobër.
Qeveria
vampire ka grabitur të gjitha asetet kombëtare, ka përvetësuar me tjetërsim
pronën individuale të shtetasëve të vet.
Ajo
e ka kthyer vendin trampolinë të mafies ndërkombëtare, korridor të trafiqeve
narkotike, hambar të mbetjeve toksike dhe së fundmi oaz refugjatësh.
Po
ndodh kështu transplantimi i rracës arbërore, shkulja me rrënjë e saj, me
imponinin e ikjes masive të shqiptarëve, shpopullimin e Shqipërisë,
zëvëndësimin e të larguarve me refugjatët aziatikë.
Prej
kohësh Kryeministri ynë po adapton teorinë maltusiane të shpopullimit të
Shqipërisë.
Shqiptarët
po detyrohen të largohen në pamundesi për të duruar zgjedhën e këtij sundimtari
zullumqarë, të cilëve nuk u ka lanë asnjë hapsirë, ku nuk mund të flitet më për
qytetarë virtuozë e barazi para ligjit.
Nëse
u referohemi statistikave të fundit na rezulton se numri i të ikurve dhe të
vdekurve është më i madh se ai i të lindurve.
Organizata
Freedom House me seli në SHBA, në raportin për Shqipërinë thekson se Shqipëria
hyn në grupin e vendeve gjysëm të lira.
Presidenti
i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço nënvizon problemin serioz që ka
biznesi me konkurencën e pandershne.
Regjim
hibrid që po shket drejt autokracisë e emërtojnë organizata të tjera
prestigjoze. Raporti i DASH të bërë publik të merkurën, ka nënvizuar
"Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si
shkelje kriminale, korrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes,
përfshirë institucionet lokale.
Pandëshkueshmeria,
thekson raporti, vazhdon të mbetet serioz.
Zyrtarë,
politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh
arritën të shmangnin ndjekjen penale".
Ndjekja
penale dhe veçanarisht denimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qenë
sparodik dhe jokonsistent.
Qytetarët
shqiptarë ngjasojnë me personazhet e Metamorfozës Kafkiane, ku vlera e njeriut
matet me valutën e Kafkës, sepse marrëdheniet midis njerëzve i dominion paraja
në pushtetin rilindas.
Rama
ka ndërtuar një sistem neodiktatorial që siç nënvizon shkrimtari i madh Kafka
"Nuk pyet fare për individin".
Mirëpo Rama
deklaron herë pas here se gjithçka e bën në emër të ligjit.
Për
të i'u përgjigjur kryeministrit po perifrazoj Didëroin, luftëtarin pakompromis
të të gjitha indoktrinimeve dhe formave të tiranisë.
Tek
Enciklopedia, vepra kolektive që realizoi me d'Alamber, Rusoin, Volterin dhe
Bufonin, e cila u ba frymëzimi i Revolucionit Francez në vitin 1789, filozofi
iluminist mallkon despotizmin dhe u thur lavdi lirive dhe të drejtave të njeriut.
"Ligji
është liria, por ligjet janë bindje dhe jo kufizim lirishë".
"Republika
barazohet në konceptin liri barazi" nënvizonte filozofi i madh.
Tek
Zhak Fatalisti hyjmizon vullnetin e lirë dhe dialektikën mes njeriut dhe Zotit.
Është
e domosdoshme të shtrojmë edhe njëherë pyetjet retorike:
Çështë
demokracia?
Çështë
shteti?
Demokracia
është pushtet i popullit.
Populli
e ushtron sovranitetin në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo përmes të zgjedhurve të
tij.
Dy
shtyllat e demokracisë janë mazhoranca dhe opozita.
Niveli
i demokracisë së një vendi matet nga respektimi i të drejtave e lirive të
individit.
Shteti
është marrveshje mes njerëzish.
Ai
është një trupë politike që përbëhet nga tre pushtetet e ndara sipas
Monteskiesë, legjislativi, ekzekutivi gjygjsori.
Dokumenti
themelor i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ballancimit të pushteteve
është kushtetuta.
A
e rrembeu shtetin me pushtetin Edi Rama.
A
i bëri atentat Kushtetutës kryeministri?
A
tentoj të rrembente Gjykatën Kushtetuese me puç kushtetues të KED së Dvoranit
dhe ministres Gjonaj.
A
u përpoqën me fallsifikim e mashtrim, pas puçit kushtetues për të realizuar
grushtin e shtetit?
Ky
grusht shteti a u sponsorizua nga kryeministri?
A
u rrezua republika parlamentare dhe u zëvendësua me republikën kryeministrore?
A
u përpoq Edi Rama të eliminojë opozitën reale dhe zëvendësimin e saj me
opozitën artificiale parlamentare.
A
i shkeli liritë dhe të drejtat e njeriut?
A
e shkatërroj konkurencën e lirë Rilindja?
Me
ligjin për dividentin a e institucionalizoi oligarkinë e kalifatit të saj?
Paketa
antishpifje e Ramës e kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët a ishte pushkatim i
fjalës së lirë e cila është e drejtë hyjnore?
A
ishte kjo tendencë e kalimit nga autokratizmi në totalitarizëm?
Këtyre
pyetjeve u dha përgjigje Sovrani dhe Venecia.
Sovrani
me Besëlidhjen e 2 marsit delegjetimoj pushtetin e rilindjes me vota të
vjedhura, i dha fund autokratizmit të Edi Ramës, i tha stop puçit kushtetues
dhe grushtit të shtetit, u ba barrikadë e orvatjeve të Ramës për instalimin e
totalitarizmit.
Verdikti
i Sovranit legjetimoj Besëlidhjen Kuqezi si gardiane të demokracisë dhe shtetit
të së drejtës, çertifikoj opozitarizmin shqiptar si mazhorancë morale, celebroj
si të vetmën rrugëzgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza shumëdimensionale,
politike, kushtetuese, institucionale, ekonomike zgjedhjet e reja, të lira me
një qeveri kujdestare pa Ramën kryeministër.
Venecia
rrëzoi në mënyrë shterruese piramidën antikushtetuese rilindase.
Edhe
vetë ata e kanë pranuar publikisht se mund të kenë gabuar dhe përdorën
slloganin e madh të artikuluar vetë mediatikisht:
"Kali
i kuq e ka një huq".
E
pranuan keshtu solemnisht se janë treguar politikuaj.
Edi
Rama i dëshpëruar dhe në shenjë hakmarrje ndaj BE-së për refuzimin e qeverisë
së tij.
Në
shënjë urrejtje për Kosovën e barrikadën e pakapërcyeshme Ramush Haradinajn që
ndaloj skenarin ogurëzi për ndarjen dhe shkembimin e territoreve të saj dhe i shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e
madhe në Samitin e Berlinit, ku Rama ishte përfshirë edhe vetë kokë e këmbë,
sëbashku me sivëllaun e tij Vuçiç organizuan miniShengenin Ballkanik.
Ky
miniShengen kishte si qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare
për Serbinë dhe jetësimin e Jugosllavisë së re.
Për
shkak të gjitha këtyre zullumeve mbi 100 mij? qytetarë iu përgjigjën thirrjes
së Presidentit Ilir Meta me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit me
Slloganin e qëlluar:
"Për
Demokracinë, për Shqipërinë, për Kombin".
Ky
referendum popullor përveçse mbrojti demokracinë, Kushtetutën dhe shtetin e së
drejtës ishte mesazhi me i qartë për ti thanë jo ndarjes së Kosovës.
Muaji
mars për shqiptarët është i shumë i çmuar jo për faktin që vjen sëbashku me
pranëverën por sepse që nga Besëlidhja e Lezhës së Gjergj Kastriotit e deri në
ditët e sotme historia e ka pagëzuar si muaji i lirisë dhe demokracisë.
Me
dt 4 e 11 mars të vitit 1981, si sot 39
vjet më parë shpërthyen revoltat studentore në Prishtinë, të cilat u pasuan nga
demonstratat e punëtorëve që kërkonin lirimin e studentëve të burgosur por
armata jugosllave i shtypi me zjarr e hekur.
Ketu
filloi definimi i ndarjes përfundimtare të shqiptarëve të Kosovë së robëruar
nga ish Jugosllavia.
Në
mars të vitit 1989 Presidenti Serb Sllobodan Millosheviçi hartoj një kushtetutë
të re dhe filloi kështu fushatën nacionaliste për Serbinë e madhe.
Kosovës
që gezonte autonominë e plotë me kushtetutën e vitit 1974 si të gjitha
republikat e tjera të Federatës Jugosllave ia hoqi të gjitha pushtetet
autonome.
Me
3 mars të vitit 1989 u shpall gjendja e
jashtëzakonshme dhe u imponua sundimi i drejtëpërdrejtë nga Beogradi.
Pas
9 vitesh zullumi, dhune e genocidi të
paparë dhe pas sulmit jugosllav me dt 28 shkurt të vitit 1998 në fshatrat
Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës e deri me 12 qershor të vitit 1999
filloj lufta e armatosur.
Kudo
pati beteja të përgjakshme, por do të veçoj Epopenë Legjendare të Jasharajve
5-6-7 marsit 1998 dhe Epopenë e Dukagjinit të prirë nga Haradinajt me dt 24
mars 1998.
Betejat
homerike nën moton "Një Komb një qëndrim" u kurorëzuan me çlirimin e
Kosovës nga Serbia e kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviçi me 12 qershor të
vitit 1999, por Gebëlsi i tij, Vuçiçi me ndihmën e sivëllaut të tij Edi Rama po
vazhdon me këmbëngulje për jetësimin e ëndrrës së tij dhe projekteve të
karaxhiçëve, garashaninëve, çubriolloviçëve, qosiçëve për Serbinë e madhe.
Edi
Rama tashmë i ka harruar dekleratat panternaliste prej patrioti të madh,
thirrjet për njohjen e Kosovës, për të drejtat e vëllezërve tanë në Preshevë,
apo thenien e tij proverbiale në Parlamentin e Shqipërisë:
"Sot
të gjithë jemi çamë".
Ai
tani po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare.
Pas
zullumeve të një gjysëm shekulli mbi shqiptarët në dhjetor të vitit 90 u rrëzua
regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Partia
Demokratike e Shqipërisë ngadhnjeu me 22 mars të vitit 1992.
Por
pas tre dekadash Presidenti i Republikës ia ktheu pushtetin Sovranit
pikërisht me 2 mars për të mbrojtur
demokracinë, shtetin e së drejtës, kombin.
Sovrani
foli me bekimin e Zotit.
Ai
e dha verdiktin e tij.
Pushteti
hyjnor i Sovranit dhe forca e tij mposht regjimet diktatoriale, autokratike,
despotike, totalitare sëbashku me zullumet e tyre.
Zullumi
këputet prej s'trashi.