Kerko: a
Atdhe Geci: Lulkuqet e Roganës
E shtune, 14.03.2020, 09:05 AM
Atdhe Geci
LULKUQET E ROGANËS
Kjo
pushkë e bukur si vajzë
Ka
sytë më kaltërt nën qiell
Kjo
pushkë e bukur si vajzë
E
ka emrin, Kosovë e lirë!...
Asgjë
s´ia shton fuqinë këngëve lirike
sa
zëri i shiut të bimëve dhe të vashave
sa
zëri erës dhe frymës që thyhet maleve
sa
e puthura në buzë midis përqafimesh
Roganë,
fëmijëlindëse e madhe e kombit
mendja
s´ më lë vetëm, jam i dashuruar
më
duhet shumë kohë që t´i them të tëra
jam
i përmalluar për gjithçka që rritët e
gjelbëron
në Roganë. Kam mall për të
korrat
tua të grurit, të misrit dhe fasules..
Shpirt,
asnjë natë e zezë s´mund ta ndotë
ditën
tënde, as dashurinë që e kam për ty
Roganë,
nuk di kur kthehem sërish tek ti
tek
fryma jote me aromë buke e kopshti
te
argjila jote e kuqe, tek gurët e shenjtë
tek
të mbjellat tua të gjuhës së hershme
Roganë,
paç bekimin e dritës së qiellit
bekimin
të mos e harrosh hyrjen te vetja
je
e shndërruashme në tërë qenien time
që
nga pellazgjia, iliria, dardania, e epiri,
je
gjuha e shkronjve, AND-ë e epokave
Roganë,
ende më kujtohen thanat tua të
shpatit,
pranvera kur i gjuanim peshqit
vrapimi
të përpjetave Kodrës së Brijës
dhe
lojërat me topa me qime kafshësh
i
kam të ruajtura në librin e kujtimeve
Roganë,
pjesëmarrëse e gjitha luftërave
ushtare
e rregullt në betejat e ardhshme
dijëse
e madhe e artit dhe e shkencës
Roganë,
trimëreshë e luftës së Kosovës
Ti
ke mjaft rini në lufën për Iliridën
Ti
ke mjaft rini në luftën për Çamërinë
Ti
ke mjaft rini t´i japësh dorë Tivarit
ti
ke veshjen e dashurisë për bashkimin
Roganë,
jam i burgosur vet me poezinë
Kodrën
e Brijës unë sot e kam në vizitë
dhe
një të dashur nga yjësia e kreshtave
Roganë,
paç bekimin e Kodrës së Brijës!