Kulturë
Kalosh Çeliku: Nuk i trembem luftës po lirisë te pragu
E enjte, 12.03.2020, 06:50 PM
NUK
I TREMBEM LUFTËS
PO
LIRISË TE PRAGU
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Nana më thoshte, se:
Unë i ngjajë Babait)
Nana, shpesh më
thoshte, se:
Unë, i ngjajë
Babait. Trim.
Dhe, patriot brez
pas brezi.
E, Vëllai i Madh -
Nanës:
Intelegjent. Dhe,
Atdhetar.
Mik shtëpie e
pati, në Paris:
Abaz Ermenin.
Mërgatën.
Vëllai Madh, punoi
si mësues
Maleve. Vrutok, të
Gostivarit.
Zajaz, të
Kërçovës. Vendlindje.
Shkaku:
Përndjekjes, të paparë:
Iku me shokë në
Paris. Francë.
Dhe, më shkolloi
mua në Shkup
Studime,
Prishtinë. Djemtë e tij:
Qytetin, Gostivar.
Dhe, Mitrovicë.
Dhunë, e paparë.
Unë, u arratisa
Maleve Shkupit.
Pavdekësisë:
“Nacionalist”.
Irredentist”. “Armik”
I shtetit të
“përbashkët” Jugosllavisë.
Vite më vonë,
erdhi në vendlindje
Edhe, pas disa
viteve, ende pa punë:
Mezi, gjeti bukë
si ofiçar maleve
Në Jagoll -
Dolencë. Dhe, Oslome.
I ri, ndërroi
jetë. Zemra e tradhtoi
Në Shkup. Iku, nga
përndjekja:
Varrin, vend pune
ka sotekësaj dite...
(Shkupi nuk është ai Qytet
që Unë e njoha si nxënës)
Shkupi, nuk është
ai Qytet
Që, Unë e njoha si
nxënës.
Vite, kur
arratisesha Natën
Nëpër disko klube
me vajza
E, ditën me libra
në klasë.
Shkupi, nuk është
ai Qytet
Që, Unë te “Parku
i Grave”:
Strehë i kisha
dëllinjat. Barin.
Sot, mbushë me
përmendore
Dhe, dëllinjat
janë bërë pisha.
Shkupi, nuk është
ai Qytet
I luleve.
Tërmeteve. Luftës.
Është, Qyteti
ferexhezezave
Xhamive. Dhe,
Gjysëmhënës.
Partive Politike,
Sot: Xhuxhe...
(Nata në breg të Vardarit)
Natën e përcillja
te bregu i Vardarit
Nën këmbët e Urës
Gurit me S. -në.
Qafë për qafe si
dy zogjë të lagur:
Nga shiu. Vesa e
mëngjesit. Bryma.
Verës me vapë, i
bija not Vardarit
Matanë shelgjeve,
merrja frymë:
Dhe, not kthehesha
prapë në breg.
Teshat, m’i ruante
nën shelg S. -ja
Dielli, i
rreziste. I thante, vetë Era.
Sot, sa pak Diell!
E shumë mjegull
Ajër i papastër.
Grip. Dhe, hekur.
Nuk ka shelgje.
As, Livadhe. Lule
Po, përmendore.
Luanë. Dhe, bërllok...
(E si mund të jem Sot
më trim se Babai)
Unë, Sot: kam raki
rrushi. Ibrikë
Dy shtamba me verë
të kuqe, pi:
Birrë “Rrapi”, kam
mbi tavilinë.
Telefon celular.
Telekomandë
Televizor me
ngjyra. Laptop.
Nuk i ka pasur
Dje, Babai im
Edhe, ka qenë më
trim se Unë.
Babai me
“nagëntë”. Pushkë. Bomba
Nën jastëk. Varë
mbi kokë. E, struke.
Unë, u rrita me
Libra. Poezi. Raki rrushi
Dhe, me Dy
shtambat me verë të Mikes.
Unë, Sot kam para.
Aqsa, më duhen
Nuk i ka pasur
Dje, Babai im: Emin.
E, si mund: Unë të
jem Sot më kaçak
Burrë i maleve, më
trim se: Babai im?!...
(Nuk i trembem Luftës
po Lirisë te Pragu)
Jeta, është Luftë.
Këtë e kanë thënë:
Stërgjyshi.
Gjyshi. Babai nën Lis.
Dhe, Vëllai Madh:
Moti, në Paris.
Edhe, ti bëre
luftë me Penë. Zjaaarr!
E nxorre Lapsin
nga brezi. E shkrepe:
I palove disa
libra, Sot në Bibliotekë
Dhe, jo: armiqë të
pabesë. E, pavlerë.
Jeta, është Luftë.
Dhe, fitore e maleve
Nuk u trembe nga
plumbat. Fitorja:
Po, iu trembe
Lirisë. Nuses, te Pragu...
(O burrë Xhehnemit i ke
rënë not matanë Dite)
E shanë Veten
përditë. E urren
Përcjellë në
theqafje. Xhehnem.
Besë i zë Rakisë
Rrushit. Verës
Gra, që të
dhunojnë pasmesnate.
Dhe, lidhin me
vargje mëkate
Ditenatë, ende
Kryq në shtratë.
E shanë veten
përditë. E urren
Dhe, dënon me raki
rrushi. Verë.
E harron, se: Urës
Xhehnemit
I ke rënë, Sot
not: Matanë Dite.
O burrë, harron,
se: Xhehnemit
I ke rënë, Sot
not: Matanë Dite...
(Unë po plakem Zemër
po jo edhe nga Shpirti)
Unë, Sot po plakem
Zemër
Por, jo: Edhe, nga
Shpirti.
Shkaku: Nuk më lë
Ti si Mike
Dhe, Poezia. Ajo,
Rrugaçja.
Dy Zemra, i kam në
trup. Gji:
Që, s’i ndalë dot,
sot Dudumi
Aqmëpak, dhe
azreti Hadumi.
Eci, fushave.
Ngjitem maleve
Para më pri një
Grua: Poezia.
E, di. Është
rrugaçe. Azgane
Nateditë, më vretë
te Shtëpia.
Vetëm Ti, mbete e
re. Rrugaçe
Nuk plakesh dot. Ringjallesh:
Poezive. Librave
mi. Nën Rrap
Më, vretë me Dy
shtamba verë
Nën hije, mbi
tavolinë. Shkup...
(Paqe kërkoj në jetë
Dhe hyj në luftë)
Paqe, Sot kërkoj
në Jetë. Nesër
Dhe, hyj vetë në
Luftë. Vargje.
Jo, shkaku im.
Poezive. Librave
Dudumëve, arratisur
në politikë.
Turren, Sot pas
partive politike
Pasurive. Kamerave
televizive.
I kam dashur,
dikur fotografitë
Poezinë erotike.
Dhe, pikturat.
Sot, i urrej
gjithë “artet artistike”
Arsye, se: Art, na
doli në ekspozitë
Edhe, Kurva Xhadi.
Partia Politike...
(Ditën e nesërme e
gëdhini në polici)
Sot, ai që mezi
shkruan një poezi
E kaloi Pragun.
Fluturoi në Qiell.
Por, jo edhe: ai
partizan partiak
Që, hiqet para
kamerave televizive
Se, Sot lindi një
Diell. Majëmali
Çelëvjollcë.
Nesër, në Kërçovë.
Aman, o Zot! Më
shpëto, në Shkup
Nga këto
“artistë”! Dudumë partiak!
Që, Sot turren pas
herdheve Dashit
Ditës nesërme:
Pasurisë. “Hallallit”.
Nateditë, para
kamerave televizive
Gjoja, se: janë
kuqezi. Dhe, Shqipëri.
Ditënesërmen, e
gëdhini në polici...