Kerko: a
Rexhep Shahu: Shkrimtarët martirë janë stacione të rëndësishme morale të shqiptarëve
E hene, 09.03.2020, 09:45 PM
SHKRIMTARËT MARTIRË JANË
STACIONE TË RËNDËSISHME MORALE TË SHQIPTARËVE
(Fjala
e mbajtur në promovimin e librit tim “Bisedë e përfytyruar me Havzi Nelën” me
21 shkurt 2020, në Hotel Tirana, në 86 vjetorin e lindjes së poetit martir.)
NGA
REXHEP SHAHU
Kisha
vendosur që ditën e promovimit të thoja vetëm fjalën Faleminderit dhe nuk do të
tirrja asnjë fjalë tjetër. Sepse mendoja se kam folë mjaft në libër, kam folë e
shkruar mjaft për këto histori, dhe kam filluar të besoj se fjalët e autorit në
fund të promovimit të një libri janë kupë bezdie që pihet me zor.
Po
kur u mbush salla me 134 njerëz, kryesisht autoritete të spikatura të fushave
të ndryshme të jetës kulturore e politike të Tiranës dhe kur dëgjova fjalët e
mira që u thanë për mua e librin tim prej Izetit, Besnik Mustafajit, Sadik
Bejkos, Zija Çelës, Lekë Tasit, sepse ndjeva një detyrim shumë të madh për të
falenderuar secilin njeri në atë sallë
dhe disa të tjerë jashtë asaj salle që më janë gjendur me prani, mendime,
konsulta, debate gjatë dy viteve që u mora me aktivitetet për shkrimtarët
martirë, me botimet për to.
Më
sillej në kokë e doja ta fshija atë fjalën e njohur që miqtë shkëlqejnë me
mungesë, dhe unë ia shtoja pjesën time që, edhe shndrijnë me prani, fjalë që e
pata përdorë në promovimin e antologjisë “Puthje mbi Bosfor”, me 101 poetë
turq, në këtë sallë...
Harrova
çfarë i kisha premtuar vetes dhe, kur Izeti ka thënë, tani fjala për autorin,
mora një gotë me ujë dhe dola në foltore. I papërgatitur, pasi kisha vendosë të
mos flisja dhe i paorganizuar, pak nervoz nga vogëlsi të mëdha, thashë fjalët e
mëposhtme:
Do
të deshiroja secilit, emër për emër, me i thanë faleminderit që jeni këtu,
faleminderit që keni ardhë, faleminderit që me keni dashtë.
Është
hera e dytë, për këto vite që merrem me këto lloj aktivitetesh, që u drejtohem
kaq shumë njerzve për me ardhë e me marrë pjesë në një aktivitet timin.
Në
të njejtën sallë kemi bërë vjet një aktivitet për librin “Puthje mbi Bosfor” ku
unë kam pas ftue nominalisht shumë njerëz. Edhe sot, kësaj radhe, unë kam ftuar
shumë njerëz.
Kam
ftue shumë njerëz sepse kam dashtë me pasë njerëz. Është një ngjarje kjo e
sotmja, një ngjarje që dashtë e pa dashtë do të fillojë të japë dritë më vonë.
Për
secilin prej jush, shumë faleminderit.
Edhe
po kërkoj ndjesë nëse jam treguar agresiv dhe i jam drejtuar me ftesë
gjithkujt.
Ajo
që na mungon ne sot është se ne duhemi pak e urrehemi shumë. Sepse ne nuk i
japim kohë vetes tonë me u njoftë me njëri – tjetrin, nuk kemi durim me e
dëgjue tjetrin.
Sot
po mbyllet një projekt. Unë do të falenderoj shkurt, pa thënë se pse, dy
përsonazhe. Flamur Hoxhën që më ka thënë mos më falendero se më ofendon, dhe
Bashkim Shehun.
Me
8 mars (2018), që është festa apo dita e grave, ka nisë kjo histori apo ky
projekt. Atë ditë jam thirrë në punë në Bashkinë Kukës dhe fjala e parë me
kryetarin, Bashkimin, ka qenë, të bëjmë bustin e Havzi Nelës.
Dhe
nga dita që me Ilmi Hoxhën, skluptorin, e kam marrë bustin e Havzi Nelës në
makinën time, e kam çue në Spaç, nga Spaçi në Kukës, në Kukës e kemi ngritë në
piedestal. Pastaj kemi bërë shtëpinë e Havzi Nelës (e kemi bërë po them se kam
qenë pjesë e ekipit por nuk e kam bërë unë). Pastaj filloi e u hap loja.
Nuk
kam pasë përkrahje, mbështetje, më saktë nuk kam pasë besim, nuk kishte besim
tek unë, nuk besonin shokët, miqtë, u dukej si shaka kjo punë.
Falenderoj
në mënyrë shumë të përveçme secilin nga 41 shkrimtarët ndër më kryesorët
shqiptarë. Havzi Nelën e kanë ngritë shkrimtarët. Havzi Nelën e pranuan
shkrimtarët shkrimtar.
Havzi
Nelën e kemi përdorë 30 vjet herë si kalë, herë si karrocë, po për ta ngritë
këtu ku është, Havzi Nelën e kanë ngritë shkrimtarët shqiptarë.
Asnjë
poeti të gjallë apo të vdekur nuk i kanë shkue në shtëpi osë në festë 41
shkrimtarë.
Për
Havzi Nelën kanë shkue.
Kanë
shkue dy herë, jo njëherë. Edhe kur i është vendosë busti në Kukës, edhe kur i
është ndërtue shtëpia në Kollovoz të Kukësit.
Është
mbajtë një sesion përkujtimor i papërsëritshëm, që nuk e mban dot as Lidhja e
Shkrimtarëve as Komiteti Qendror me u ngjallë nuk e mban dot, nuk e organizon
dot atë Sesion përkujtimor që është mbajtë nga shkrimtarët për Havzi Nelën në
Kukës.
Pastaj
me mbështetjen e Flamurit i kemi çue shkrimtarët në Tepelenë tek Trifon
Xhagjika. Edhe ai është shkrimtar që nuk ka varr, që nuk dihet se ku është, a
ia ka marrë eshtrat Vjosa apo ia ka marrë dreqi. Havzi Nela nuk e ka kokë, nuk
e dimë se ku e ka kokën.
Pastaj
i kemi çue shkrimtarët në Berzeshtë te Genci dhe te Vilsoni me mbështetjen e
Flamurit.
Të
gjitha këto veprimtari i kemi bërë me shkrimtarët por i kemi bërë edhe bashkë
me Institutin e të përndjekurve politikë që drejtonte Agron Tufa, të cilin unë
dua ta falenderoj shumë edhe pse nuk është këtu. Nuk e di a kanë ardhë sot këtu
përfaqësuesit e Institutit.
Shkrimtarë
martirë Shqipëria ka katër. Shkrimtarë që i ka vra partia pasi është bërë e
fortë partia që kur ka nisë me Trifon Xhagjikën.
Pastaj
partia ka mbytë e ka vra edhe disa të tjerë shkrimtarë priftërij, edhe disa
shkrimtarë të tjerë nëpër burgje që janë martirë.
Por
shkrimtarët martirë nuk janë anëtarë të shoqatave të të përndjekurve politikë
të republikës së Shqipërisë. Ata janë shkrimtarë martirë.
Shoqatat
janë të vogla për me nxanë Havzi Nelën e varur, është i vetmi i varur, është
kampion. Me nxanë Trifonin, me nxanë Gencin, Vilsonin.
Kështu
që për të mos u mbetë hatri shoqatave, unë kam bashkëpunue me Institutin e të
përndekurve politikë, me Agron Tufën.
Ju
kërkoj ndjesë se po zgjatem. Por botimi i librit tim “Bisedë e përfytyruar me
Havzi Nelën”, është si të thuash një fund projekti.
Ne
do të vazhdojmë të nderojmë shkrimtarët martirë. Sepse ata nuk janë, por kanë
veprën.
Ne
kemi nevojë ti nderojmë ata. Dhe besoj do ti nderojmë, e kam premtimin nga
Flamur Hoxha. Ne do ti nderojmë shkrimtarët martirë aty ku janë. Edhe
shkrimtarët martirë priftërij.
Sepse
kujtoj se shoqëria po lan borxhet e veta. Shkrimtarët shqiptarë që nderojnë
shkrimtarët martirë po lajnë borxhet e shoqërisë ndaj tyre.
Ne
nuk po bëjmë kushedi se çfarë, por kam përshtypjen se po bëhemi më të mirë,
shoqëria po bëhet më e mirë.
Duke
dashtë të mos preket askush kur thashë se shkrimtarët martirë nuk janë anëtarë
të shoqatave të përndjekurve politkikë, shoqatat le të bëhën copa dhe le ti
marrin po të duan edhe eshtrat e Havziut, të Trifonit, Gencit e Vilsonit, por
shkrimtarët martirë nuk janë heroj shoqatash.
Sot
i falenderoj politikanët që janë këtu e që na kanë ardhë edhe në aktivitete të
tjera, në aktivitete që janë të pasqyruara në librin tim që po promovojmë sot,
libër që është kronikë edhe me fotografi, ka 540 fotografi. Të gjithja
aktivietet me shkrimtarë që kanë ndodhë që nga vendosja e bustit të Havzi Nelës
janë të përfshira në këtë libër kronikë me fotografi e fjalë.
Faleminderit
shumë politikanëve.
Faleminderit
shumë shkrimtarëve.
Faleminderit
të gjithë njerzve që na kanë mbështetë ne.
E
falenderoj Lekë Tasin që është këtu. Mund të mos vinte, mund të thoshte se nuk
po vij. Por erdhi dhe unë ndjehem shumë i nderuar. Ka ardhë edhe në Tepelenë te
Trifon Xhagjika, ka ardhë edhe në Berzeshtë te Genci e Vilsoni.
Shqipëria
nuk ka shumë stacione morale, stacione të forta morale. Por këto katër
shkrimtarë shqiptarë të varur e të pushkatuar janë stacione morale të
shqiptarëve.
Ne,
besoj do të fillojmë të ndalohemi te këtyo stacione morale.
Besoj
fola tepër, por çfarë mund të kem lënë mangut, merreni me mend, sepse unë kam
gjithë mirësinë për t’ju falenderue, për t’ju nderue dhe për të tregue se unë
ndjehem shumë i respektuar prej jush. Edhe se ka ardhë nga Zvicra shkrimtari
Arbër Ahmetaj që mund të mos vinte këtu tani. Edhe se ka ardhë nga Siria djali
i xhaxhait tim Xhemil Shahu që është me shërbimm atje, ka ardhë këtu të më
nderojë mua.
Ndjehem
i përkëdhelur. Faleminderit Izetit për drejtimin e veprimtarisë.