Kerko: a
Dedë Preqi: Virusi epidemik dhe virusi politik
E premte, 28.02.2020, 07:11 PM
GJARPËRI SHKAKTAR I VIRUSIT EPIDEMIK DHE VIRUSIT POLITIK
Nga
Dedë Preqi
Përmes
«koronavirusit» kinez, do parafytyrojmë njeriun e shqetësuar në gjithë globin,
edhe po sa del në skenë nevoja e ngutshme për t’u mborjtur nga ky virus i
rrezikshëm, sikur është e pa mundur dhe deri sa të zbulohet një kundërefektiv
dhe deri atëherë përceptimet shkojnë përtej realitetit të prekshëm, kur gjithë
globi e trajton ekzistencën e vet si të pa fuqishshme deri dikund në krahasim
me mënyrën e shpejtë të përhapjes së këtij fenomeni të rrezikshëm, që burimin e
kësaj epidemie e konsiderojnë me preardhje nga gjarpëri.
Zbatimi
praktik në midicinë e verteton, ose e korigjon atë çka njeriu i thjeshtë e
mendon në mënyrë instinktive apo primitive, duke zbuluar përmes shkencës
mundësi të reja, padyshim se në çdo hap apo nevojë të rasteve të tilla, njeriu
e ka gjetur sëpaku një lloj vegële të përshtatshme, apo ka zbuluar një
medikament aktiv, elementet e të cilit herë pas here kushtëzohen në mënyrë të
ndërsjellë, por shtysa e nevojës të qon edhe përtej zbulimeve e rrugëdaljeve
për ti plotësuar nevojat njerëzore, edhe pse shpeshherë ka keqpërdorime të
dyfishuara në këto zbulime për përfitime materiale.
Kur
u dëgjua për herë të parë për këtë virus që e zbuloi mjeku kinez i quajtur Li
Wenling, nuk iu besua lajmit të tij, i cili u infektua edhe vetë nga pacientë e
tij, të cilët ishin ushqyer në një lokal me ushqim deti, dhe mjeku në fjalë e
kishte diagnostifikuar me një sëmundje të ngjajshme me SARS, por sipas testit
që kishte bërë herën e fundit e kishte konstatuar se bëhët fjalë me një virus
të rrezikshëm të ashtuquajtur «koranovirus», që do ta kishte preardhjen prej
gjarpinjëve, edhe pse shteti kinez, fjalët e mjekut nuk do i merrte me
seriozitet, duke i quajtur si të shpifura.
Virusi
në fjalë ia muar jetën edhe mjekut zbulues të kësaj sëmundje, që përveq se po
ua merr jetën edhe qindra e mijëra kinezëve të tjerë, ky virus do e kaplojë
botën, i cili ka prekur Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlanden, Tajvanin,
Singapurin, Meksikën, Arabinë Saudite, SHBA-të, dhe tani ka arritë edhe në
Evropë, duke atakuar Anglinë, Francën, Italinë, Greqinë dhe pothuaj se nuk ka
të ndalur edhe në vende tjera të botës.
Sëcili
vend e ka hallin e vet, që të përballet nga kjo epidemi e rrezikshme, pse jo
edhe shteti i Kosovës dhe Shqipëria, do e kishin të njëjtën bregë, të cilët
duhet ta marrin seriozisht dhe në konsideratë, dhe të merrin vendime për të
përcaktuar masat mbrojtëse në rast të një paraqitje eventuale të kësaj
epidemie, që mund të shfaqët edhe në vendet tona, edhe pse Kosova, pothuaj se,
në luftëra të tilla mbrojtëse kundër epidemisë të gjarpërit, ndoshta vendi jonë
do të jetë më e qëndrueshmja në rajon, nëse bëhët fjalë për
« gjarpërin » helmues dhe përvojën ndaj kafshimëve të tij.
Nëse
thëmi, helmi i gjarpërit konsiderohet edhe si shërues i ndonjë sëmundjeje, me
ç’rast do pajtohet edhe midicina, por në fakt gjatë historisë gjarpëri
simbolizon kundërshtarin e keq dhe ka lënë mbresa të kundërta me rrolin dhe veprimet e veta të
rrezikshme me natyren e tij, në veqanti kur njeriu përsonifikohet dhe e luan
rrolin e tij në mënyrë figurative, duke i shfrytëzuar veprimet dhe vetitë e
gjarpërit për të arritë forcën e qëllimëve të veta në mesin e vet shoqëror.
Ndoshta
populli shqiptarë, do të ishte i veqanti në botë, që e ka përjetuar virusin e
gjarpërinjëve dhe hardhucave helmuese, edhe para kinezëve edhe para shumë
popujve të tjerë të botës, dhe helmimi i tyre ka qenë i shkallës më të lartë,
duke e kërcënuar deri në asgjesim, por domethënja e helmimit të tyre ishte si
ogurzi e një bote tjetër të pa mëshirshme, të cilët i takonin tokave dhe
shkëbinjëve të huaja dhe me preardhje tjetër, duke lënë edhe sot e kësaj dite
gjurma të pa shlyera në arkivat e historisë tonë njerëzore.
Por,
në realitet, si dallim dhe kompleksitet i prekshëm i natyrës së gjarpërit
vendor, kjo epidemi ka një kuptim tjetër specifik, që ndikon edhe më keq në
shëndetin e njerëzimit të një vendi, sepse epidemia që përhapët, do kufizohet
vetëm brenda kufijve të vet, me ç’rast populli i këtij vendi, sikur është bërë
adapt ndaj një helmi të tillë, edhe sipas gojëdhënave të popullit, gjarpëri i
shpisë nuk e ka helmin e fortë dhe nuk është e njëjta gjë, sikur helmi i
gjarpërit huaj.
Ndoshta
një gjë të tillë do e besonte edhe populli, sikur « gjarpëri i
shtëpisë » nuk do lëvizte largë gurit të vet, apo nuk do kontaktonte me
gjarpinjë, hardhuca e lakuriqa të rajonit, duke e marrë lëndën helmuese, apo
duke mbledhë helmin nga këto kafshë të rrezikshme, për rritjen e helmit në
dhëmbë dhe në shpirtin e vet, duke e shpërndarë këtë lloj helmi ndaj popullit
të vet, apo para një turme njerëzish dhe fëmijëve të pafajshëm.