Kerko: a
Dedë Preqi: Oj Kosovë, oj bukuroshe
E hene, 24.02.2020, 08:45 PM
OJ KOSOVË, OJ BUKUROSHE
Nga
Dedë Preqi
Oj
Kosovë, oj bukuroshe
t’u
ka mbledhë llumi n’qoshe,
një
ma të mirën e ke prej ari,
me
Albin Kurtin e Vjosa Osmani.
Për
të kuptuar më mirë rrolin e pushteteve të dështuara në Kosovë, kemi rastin të
shohim ditët në vijim, që erdhen si ndryshim i një realiteti të ri demokratik,
me rastin e fitores së dy komponenteve në mes LVV dhe LDK-së, si një kualicion
historik i këtij vendi, me çrast populli e vlerëson dhe e merr kandarin e vet
në dorë, cili diti ti peshojë makro edhe mikro fajtorët e deritanishëm, duke i
lënë në një qoshe dhe duke zgjedhur e përcaktuar më të mirin e mundshëm, për të
bërë një ndryshim të ri në këtë vend.
Askush
nuk e ka menduar se mbas çlirimit të vendit nga okupatori serb, Kosova do të
degradohet nga vetëvetja apo nga faktori
vet i brendshëm, të cilët e muarën pushtetin pa merita dhe të besosh në këtë
absurditet, kjo do të arsytohej disi, sikur të tillët të dëshmonin një
qeverisje të mirëfilltë dhe efektive, e cila do të ishte pak më ndryshe, apo më
e mirë nga gjendja e sotme, që rrezullton si fyrje për shoqërinë dhe shtetin
tonë demokratik.
Në
rastin konkret po dallohet nisma e tyre arrogante e opozitës, në vend që të
turpërohen nga keqmenagjimet dhe abuzimet më nënçmuese që ia bënë këtij shteti
dhe populli, edhe sot për lëvërditë përsonale dhe kariariste po e sakrifikojnë
interesin e kombit në një mënyrë ose në një tjetër, duke e dëmtuar integritetin
dhe identitetin e këtij shteti, dhe gjithçka që u vie përdore do ta
shfrytëzonin për këto interesa të veta, tamam duke e treguar realitetin se
çfarë ishin deri dje, në të vërtetë të përkushtuar ndaj këtij vendi…
Padyshim
se një sistem i koncepteve dhe formave të tilla menagjuese që vijon të prodhojë
makineria e një pushteti të dobët, përmes korrupsionit të vazhdueshëm dhe
formave të priveligjuara e klanore, si dhe duke krijuar në mënyrë të pa drejtë
pasuri milionëshe individuale, pa djersë dhe përkushtim ndaj detyrave me
përgjegjësi shtetërore dhe përgjegjësi ndaj votës së popullit, i cili
ballafaqohet sot për kafshatën e gojës, në ecurinë e mëtutjeshme të qeverisjes
së vendit në forma dhe veprime të tilla, apo duke e përceptuar zhvillimn e
shtetit demokratik në këtë mënyrë, e ka domethënjën e vetme dhe qëllimin me
vetëdije të «degjenerimit» dhe «vetëshkatërrimit» të këtij shteti.
Këto
rrethana janë fakte të pamohueshme, që pos të tjerave pohohen edhe nga
Bashkësia Ndërkombëtare në raportet e tyre zyrtare, si edhe nga goja dhe dëmitë
e vetë popullit të Kosovës, i cili edhe mbas njëzetviteve të çlirimit, akoma
nuk e gjenë vetën në vendin e vet, së paku për të pasë një vend pune apo një
lloj përspektive njerëzore për një jetë normale në shtetin e vet demokratik.
Në
Kosovë, u bë një dasmë e madhe dhe e përgjakshme për t’a marrë «nusen» e lirisë së këtij vendi, të cilën e
ëndërruam me shekuj, në vallen e sëcilës hynë krushqit më të lavdishëm të
kombit, të cilët gjatë këtij rrugëtimi
të gjatë u ndeshën me plot «bajloza» të mëdhenj e të rrezikshëm dhe i munden,
por me plot sakrifica dhe mundi, duke u derdhë shumë gjak nga krushqit tanë të
lirisë, por dhe i miqëve tanë, të cilët të kemi shumë respekt dhe nuk duhet ti
harrojmë.
Ndërsa
sot është diçka absurde, kur dikush, apo vetë ata krushqi të dalluar të lirisë,
të cilët janë të shumtë dhe kanë marrë poste të mëdha në jetën politike dhe
shtetërore, po ia humbin vetës vlerën dhe kësaj dasme të madhe të kombit tonë,
duke i therë kuajt e tyre të shalës pa nevojë, ndërsa «nusja liri» në valle
luan bukur, buzëqesh ëmbël shpirti i saj, por mëngjesi zbardh në pritje të
vazhdueshme, sepse i ka ende disa plagë në shpirt dhe zemër, të cilën po e
mundojnë dhe nuk po e lënë të frymojë e qetë në këtë vend.
Çka
do të thotë kjo, shqiptarët kanë përvoja të shumta në jetën e tyre, ata sot
duhet ti mbledhin dhe zhvillojnë përvojat e veta, ti trashëgojnë ato në
breznitë e ardhshme. Është shumë domëthënese, kur kemi sot dy shtete shqiptare,
apo dy shtete që qeverisen nga vetëvetja, por do të ishte e pakuptueshme dhe
jashtë logjikës së shëndoshë mendore, nëse këto dy shtete nuk dinë ta qeverisin
vetëvetën, pastaj si t’ia vlenë të diskutojmë për të arriturat dhe nivelin e
qytetërimit të tyre.
Nuk
do të ishte mirë që t’a nënvlerësojmë mundin dhe sakrificën tonë, nuk duhet t’a
nënvlerësojmë edhe kthesën tonë historike, duke ditur se e kemi armikun e
përbetuar, i cili nuk flinë natë as ditë, që na i dikton metodat dhe kurthat e
mundshme e të fuqishme, për të rënë një ditë në borbullën e tyre, por sigurisht
një gjë e tillë ndodhë, nëse ne e humbim kuptimin e shtetit tonë të lirë dhe
demokratik, dhe e humbim besimin në vetëvete.
Asgjë
nuk e bënë më problematike gjendjen e këtij vendi, nëse forcat demokratike i
shfrytëzojmë në anën e kundërt, sikur që e ka filluar opozita aksionin e saj
kundër qeverisë së re Kurti dhe Osmani, me pengesat dhe sjelljet e tyre
arrogante në seancat e Kuvendit dhe jashtë tij, që nuk kanë lidhje me kauzën
dhe interesat e vendit, por e dëshmojnë vetëm ironinë e pakufishme dhe
gjelozinë ndaj kësaj qeverie, duke mohuar çdo normë, që trajton interesat
politike dhe ekonomike të shtetit të Kosovës.
Një
popull i cili nuk i merr parasysh vlerat e veta, dhe vë në rrezik çdo zgjidhje
pozitive dhe nuk e merr përgjegjësinë për të ardhmën e vet, dhe shpresën për ta
drejtuar historinë përgjatë shtigjeve të drejta, në imazhin e ri të botës e ka
domëthënjën e vetëshkatërrimit, ndaj mendohet se kjo barrë bartë në vete shumë
pasoja, që nuk riparohen lehtë, sikur që është edhe Kosova e ditëve tona.
PDK,
AAK, dhe NISMA së bashku me PSD, të cilët sikur kanë filluar të bëhën «argatë»
të huaj dhe në shërbim të tyre, duhet ta lozin rrolin e opozitës së mirëfilltë
në Kuvendin e Kosovës, dhe duhet ta kuptojnë rrolin e tyre opozitar, si
pasqyrim i një shërbimi të ndershëm dhe votëbesimit që u ka dhënë populli me
votën e tyre të lirë e demokratike, që të japin shembuj të mirë, konstruktiv
dhe civilizues para qytetarëve të vet dhe të dallohen se janë në të vërtetë të
vetëdijshëm dhe të përkushtuar për këtë shtet dhe këtë popull, përndryshe
populli i këtij shteti dhe këtij vendi, është i vetmëja masë precize, që vënë
në vagë peshën dhe veprimet e sëcilit, për mirë dhe për keq dhe pa anime.