Kerko: a
Alma Lama: Të vendoset portreti i presidentit historik Ibrahim Rugova në institucionet e Kosovës
E marte, 04.02.2020, 09:40 PM
Propozim: Të ndryshohet ligji dhe të miratohet vendosja e portretit të presidentit historik Ibrahim Rugova në institucionet e Kosovës
Nga
Alma Lama
Ka
praktika të ndryshme përsa i përket protokollit rreth vendosjes se portretit të
kreut të shtetit në objektet zyrtare, por më së shumti mbizotëron ajo e
vendosjes së portretit te presidentit në detyrë apo mbretit për ato shtete që
janë monarki; ne SHBA portreti i presidentit dhe zvpresidentit; në disa shtete
kjo është e përcaktuar më ligj, ndërsa në disa të tjera është praktikë
institucionale. Vetë origjina e kësaj praktike, i përket periudhës së mesjetës.
Por,
shembuj ku portretet e figurave historike që kanë pasur një rol qëndror në
themelimin e atij shteti, vendosen nëpër institucione dhe jo presidenti aktual,
ekzistojnë gjithashtu. Rasti më i njohur është ai i Ataturkut në Turqi, i cili
është themelues i Republikës moderne Turke, një praktikë e rimarrë edhe nga
shteti shqiptar, me vendimin për të ekspozuar portretin e Ismail Qemalit nëpër
institucione ,personaliteti të shquar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë me
1912.
Një
praktikë e tillë mund të ndiqet edhe në Kosovë, përmes ndryshimit të ligjit për
Protokollit të shtetit, dhe në vend të presidentit aktual, të vendoset portreti
i personalitetit që hodhi themelet e pavarësisë së Kosovës, presidentit
historik Ibrahim Rugova.
Për
me tepër Kosova në bazë të Kushtetutës, është republikë parlamentare, ndërsa
roli i presidentit është shumë i zbehtë.
Figura
e Rugovës, një intelektual i shquar dhe me vizion të qartë përendimor, i cili i
doli për zot popullit të tij, atëhere kur pak kush kishte guxim, do t’i bënte
nder të gjitha subjekteve politike, dhe vetë popullit të Kosovës. Filozofia dhe
veprimtaria e tij janë të pakontestueshme në aspektin historik, dhe
kredibiliteti i tij ndërkombëtar është shumë i lartë.
Rugova
përfaqëson rrugëtimin e mencur por të panënshtruar të një populli nën
represion, personalitetin që hapi dyert e kancelarive më të rëndësishme të
botës, dhe bëri të njohur kauzën e popullit të tij. Jo më kot, mediat e huaja e
kanë cilësuar si Gandi i Ballkanit. Ai ka merita të jashtëzakonshme për
ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Prandaj,
unë mendosj se që koalicioni qeverisës duhet të propozojë ndryshimin e ligjit
aktual (LIGJI NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS)
dhe të miratohet vendosja e portretit të presidentit Rugova në zyrat e shtetit
të Kosovës. Votat i kanë.