Kerko: a
Hilmi Saraçi: Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe tjetërsimi i saj
E diele, 02.02.2020, 07:27 PM
Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe tjetërsimi i saj
(Për trashigimin
kulturore dhe historike në Vushtrri janë dhënë verejtje disa herë nga ekspertët
e kësaj lamije dhe nga qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë . Kjo trashëgimi
kulturore dhe historike në Vushtrri tani një kohë të gjatë nuk ka pasur kujdes
të duhur, sidomos Ura e Vjetër e Gurit ka qenë në prag të shkatrrimit Gjatë
vitit 2007 kanë lindur verejtje seriozë dhe reagime për ruajtjen dhe kujdesin
institucional dhe historik, pasi gjatë kësaj periudhe dhe më vonë ky kujdes ka
munguar nga institucionët përgjegjëse . Në kohet e fundit kjo sikur ka marr
kahje tjetër dhe kanë filluar të merren hapa për kujdesin e tyre. Prandaj e
pashë të arsyeshme që edhe një hërë të flitet për këtë monument të rëndësishëm
të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike duke ndërhyrë dhe plotësuar…)
Nga
Hilmi Saraçi
Dokumenti i Ahtisarit
tjetërson trashëgiminë tonë kulturore dhe historike
Kuvendi
Komunal në Vushtrri , në kohen e negociatave për statusin e Kosovës në krye me
presidentin Ahtisarin (2006-2007) ka drejtuar një letër qarkore me vërejtje në
propozimin e pakos së Ahtisarit organëve më të larta shtetrore dhe mjetëve të
informimit në të cilen bëhet fjalë se dokumenti i Ahtisarit "propozimi
gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës të datës 2 shkurt
2007, aneksi V- Trashëgimia Fetare dhe Kulturore , përkatësisht në nenin 4 të
këtij dokumenti bëhet fjalë për Zonat e Mbrojtura . Në nenin 4,1, 4, janë cekur
objektet, gjegjësisht lokacionet si zona të mbrojtura , ku në mesin e tyre
është përmendur edhe “Ura Mesjetare e Voinovoqëve”, Vushtri (faqe 42, rreshti i
tretë ), sipas të cilës tjetërsohet trashëgimia kulturore e periudhës antike
dhe me këtë rrenohen të dhënat faktike të historisë për këtë monument kulturo
historik iliro shqiptar.
E
gjithë kjo ka ardhur në bazë të gojëdhënave të trilluara nga kuzhina
pseudo-shkencore serbe. Ky objekt i trashëgimisë kulturo-historike në komunën e
Vushtrrisë njëhet me emrin "Ura e Vjetër e Gurit". Për këto objekte
të trashigimisë kulturore dhe historike ka të dhëna të pakontestueshme , të
bazuara në të dhënat matërjalo- lëndore. Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri hyn
në radhen e urave më të vjetra në ballkan. Është e ndërtuar qysh nga shekulli
V- p.e.r., gjë që lidhet me zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të kësaj periudhe.
Andaj, vërejtja konsiston në emërtimin jo të saktë të këtij objekti kulturor.
Emërtimi i saktë për këtë urë duhet të jetë "Ura e Vjetër e Gurit" e
cila i takon periudhës antike dhe jo si “Ura e Voinoviqëve”. Mëgjithatë në
kohet e fundit KK në Vushtrri përreth “Urës së Gurit”, në anën e majt ka bërë
disa ndërhyrje duke rregulluar sipërfaqe të gjelbëruara, me një motel ku kjo
hapsirë ka marrë pamje tjetër nga ajo e mëparshmja.
Bazuar
në këto të dhëna më lartë, Kuvendi Komunal në Vushtrri pati kërkuar që këtë
çështje ta shtroje në Grupin Punues për Trashëgimi Fetare dhe Kulturore të
Kosovës, në mënyrë që objekti në fjalë të mos përfshihet në listën e objekteve
si në nenin 4, 1, 4 të Dokumentit të Ahtisarit, por kjo nuk është marrur në
konsiderim për ndryshimin e këtij dokumenti.
Kujdesi dhe reagimi me
kohë ka munguar
Për
këto të dhëna të shtrembëruara të trashëgimisë tonë , veçanërisht për Urën e
Vjetër të Gurit në Vushtrri ish drejtori i Muzet Historik dhe Etnografik në
Vushtrri , Bedri Xhema thotë se nuk ka pasur njohuri si ka ardhur emërtimi i
Urës së Vjetër të Gurit me emrin “ Ura e Voinoviqve”, por sqaron se në bazë të
një shkrese të Institutit të Mbrojtjes së Monomenteve të Kosovës nr. 82. i
dates 14. o6. 2001 drejtuar kryetarit të KK-së në Vushtrri, të nënshkruar nga
Behije Dashi, drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Monomenteve historike të
Kosovës, ishte dhënë edhe regjistri i monomenteve , siq thuhet për Qarkun e
Kosovës dhe të Mitrovicës , ku janë përfshirë edhe monomentet kulturo-historike
të Vushtrrisë . Në këtë shkresë në mes të tjerave thuhet se mbrojtja dhe
kujdesi i monomenteve kulturo-historike është i përcaktuar me ligjin mbi mbrojtjen
e monomenteve kulturo-historike në fuqi dhe me rregulloret e UNMIK-t 1999/ 23.
Po në këtë rregullore në regjistrin për monomentet kulturore-historike të
Vushtrrisë, Ura e Vjetër e Gurit ishte evidentuar si “Ura e Voinoviqve”,
shekulli XIV dhe XVI nr. V. E. K. 859/49..Këto monomente kulturore –historike
siq janë Ura e Vjetër e Gurit dhe Kalaja Dardane në Vushtrri janë monomente të
trashëgimisë iliro-shqiptare . Për këto kemi një mori të dhënash argumentuese
shkencote , sepse edhe sipas burimeve të studijuesve serbë pranohet se Ura e
Vjetër e Gurit në Vushtrri nuk është trashëgimi serbe Në librin “Istoria naroda
Jugosllavije” (“Historia e popullit jugodllav”) nga autorët serbë shihet qartë
se Ura e Gurit në Vushtrri nuk është e trashigimisë serbe, por turke, e
ndërtuar nga turqit , kështu në fotosin e urës në këtë libër shenohet : “Turski
most kod Vuçitrna” (Ura turke në Vushtrri). që nuk është trashigimi serbe , por
as trashigimi turke, por trashëgimi iliro dardane…
Pllaka me mbishkrim
Iliro- Dardan ishte fshirë nga disa ekspertë serbë
Thuhet
se në bazamentin e urës ishte një pllakë me mbishkrim me shkronja latine ,të
cilën gjatë një vizite që i kishin bërë disa studijues serbë nga Beogradi, në
kohën e ish Jugosllavisë e kishin gdhendur (fshirë) mbishkrimin në këtë
pllakës, me qellim të humbjes së identitetit autokton të lashtë të Urës së
Vjetër të Gurit. Kjo autoktoni me përjadhje iliro shqiptare shpiegohet qartë
edhe në librin “Mostovi na Serbiju” të autorëve , gjithashtu,serbë, por edhe me
disa të dhëna gojore që qarkullojnë në qytetin e Vushtrrisë për Urën e Vjetër
të Gurit.:” Braqa Voinoviq kanë qenë një vëllezëri mesjetare shqiptare nga Mali
i Zi me patronimin Don Qetaj të shpërngulur në Vranjë për shkak se u dalluan si
ushtarak,Për këtë arsye që në mesjetë moren patronomin “Voin” që do të thotë
ushtarak sllav. Nga Vranja shpërngulen në Vushtrri ku i kishin pronat e tyre ,
pranë Urës së Vjetër të Gurit, prandaj nga kjo Urën e Vjetër të Gurit serbët
filluan ta quajnë “. Ura e Voinoviqve”. Ura e Vjetër e Gurit kurrë nuk është
quajtur “Ura e Voinoviqve “ as nga serbët që kanë jetuar këtu në Vushtrri, ata
e kanë quajtur “Stari Kameni Most” (Ura e Vjetër e Gurit) dhe kanë thënë se kjo
urë është ndërtuar në kohen e romakëve .. Sidoqoftë duhet të bëhen hulumtime të
detajuara arkeologjike dhe të përcillet me argumente historike e kaluarja e
Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri dhe të përmirësohet me argumente shkencore
ky shtrembërim .
(Nga libri (im): “Shpalime nga historia dhe trashëgimia”)