Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Bilbilat e Këngës
E diele, 19.01.2020, 10:33 AM
Shyqyri Fejzo
Bilbilat
e Këngës
“C’kini
o gjunjë që u pretë
Sëmurë
jini, a bëni vetë”
Kënduat
në moshën e tretë
E
sot jeton kënga e vërtetë
Ata
dy këëngëtarë, këngën kur këndonin
Lumenjtë
shkumbë e valë, rrugën ngadalësonin
Bregu
e vala mbanin ison, pemët rreth dëgjonin
Hëna
e yjet të qeshur, ndricimin do shtonin
Tefik
Hyka ja thoshte, me zërin e tij shpellë
E
mbante Rrapoja, këgën mjaltë ëmbëlsonte
Kënga
e tyre xhugul nga shpirti,dhe bëhet erë
Isoja
në konkak e për rreth si det gjëmonte
Ashtu
gjëmoi kur fshatce e pritëm Themistoklinë
Kënga
e maleve, me simfoninë e bukur ngjante
Miq
të lartë në fshat, shpresë për Shqipërinë
Mihal
Grameno me shokë ison e këngës mbante
Flokët
u zbardhi bora, kënga e moshës tretë
E
kënduat me mall e lot në konak atë mot
“Si
u bë kështu kjo jetë?
në
një mendje s’gjen dy vetë”
Të
ishit gjallë, kjo këngë këndohet dhe sot
Ju
ishit fillimi, këngës i vutë themelet
Shosha
e kohës e ndau cilën na ka ënda
Si
ju nuk kish tjetër, vegimi juaj ngelet
Këngët
që na latë, mbetën kryekënga
Avni
Lushka e shokë, sot kur e këndojnë
Janë
engjujt tanë e nuk janë të huaj
Në
dritare këngën me mall e përgjojnë
Duket
se na përcjellin dhe mesazhin tuaj
Ju
e hodhët farën, që në tokë të bjerë
Vepra
që ju latë, e pastër si drita
Nga
Hykajt u shtuan, bilbila të tjerë
Në
rrugën që hapët, shkon sot tradita
Kënga dhe lumi
Sa
herë që shkoj në fshatin tim Lenie
Do
e marr nje sy gjumë në prozhme a hije
Sa
shtrihem mbi bar thellë më kapit gjumi
Bashkë
me një këngë të bukur që vjen nga lumi
Asnjëherë
në gjumë s’ja dallova fjalët
Ne
këndonin brigjet a këndonin valët
Fjalët
e këngës me miqtë i mësova
Sic
vinin nga Lenia apo nga Grabova
Në
konak gurgullon kënga e vërtetë
Si
e nisur nga malet që prekin retë
Ai
që ja thosh këngës si lumi i sertë
Ai
që priste këngën si pellgjet i qetë
Kënga
merr vrull e nuk do të ndalet
Ajo
sjell gëzim dhe ju qan hallet
Isoja
si valë, gjat bregut gjëmonte
Dukej
si një garë, kush më mirë këndonte
Lumi
plot me këngë këta njerëz rriti
Ndaj
ata këngën kurrë se ndajnë nga shpirti
Kënga popullore
Gjëmon,
në dasma, lindje e gosti
Sa
vetë jeta je e vjetër
Ku
ka njerez, ndodhesh dhe ti
Veç
teje çfarë do të donin tjetrr?
Ai
që ja thotë, zërin shpellë
Ai
që ja mban, këngën ëmbëlson
Sa
del nga shpirti, bëhesh erë
Isoja
si det për rreth gjëmon
Kur
ke gotën përpara plot
Cfarë
gas i madh është ky?
Në
fyt kënga e në sy lot
Kapën
hedh tej kur jam me ty
Këngë
të reja do të dalin
Të
vjetrat në xhep janë përhera
Ato
kurrë nuk do te ndalin
Vlerësohen
sot ashtu si vera
Vetëm
një ka “Vajza e valave”
Si
“Qeraxhiu I Grebenesë”
Vetëm
një “Kënga e maleve”
Aq
sa “Ura e Qabesë”
Sot
ty lart të hedhin gurë
Po
gurët shpejt, bien në tokë
Ata
nuk të arrijnë dot kurrë
Hedhesve
u kanë rënë në kokë.