Kerko: a
Shefqet Dibrani: Rekuiem për ushtarët paqësorë
E diele, 19.01.2020, 10:50 AM
Prozë poetike e vitit
2006
Shefqet DIBRANI
REKUIEM
PËR USHTARËT PAQËSORË
Bratislavë, 20 janar
2006 – Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak sllovak AN-24 mbi një vend malor në
verilindje të Hungarisë humbën jetën edhe 28 ushtarakë, që po ktheheshin nga
misioni i tyre paqësor në Kosovë.
U
ndjeva keq kur ushtarët sllovakë
që
shërbyen në vendin tim,
në
udhën për në shtëpi të tyre, u vranë.
Jo,
ata nuk kanë vdekur,
por
kaluan atje ku nuk flitet më.
Ç’dëshpërim!
Ata
nuk do t’u rrëfejnë të afërmve,
të
dashurave, as vetvetes,
për
bukuritë e Kosovës, për pritjen,
për
bujarinë e popullit tim.
Oh,
sa paqësisht u kujdesën për vendin tim.
Dhe
tani ata nuk do të jetojnë, nuk do të flasin më.
Në
Sllovakinë e bekuar prej Zoti valëvitet një shenjë zie
nga
shkaku i Kosovës time të dënesshme.
Ata
ishin të rinj, me fytyra njomështake.
Ishin
ushtarë shembullorë, që donin dhe lirinë time
dhe
qetësinë e familjes sime aq sa të tyren.
Dhe
u flijuan.
Për
paqen dhe idealin e shenjtë.
Kështu
i kishin edukuar Nënat
dhe
Baballarët e tyre sllovakë, shenjtët e tyre.
Tani
ninullat e fëmijërisë çelin lule
në
kurorat mortore.
Ah,
në aeroport ushtarët sllovakë i kanë pritur
Të
dashurat e tyre, nënat dhe të dashurit tjerë.
Po
retë a zbritën nga qielli të tregojnë?
Për
ndonjë dashuri kosovare apo kaluan
qetësisht
matanë atje ku nuk flitet më...
Po,
po Ata ranë në përpjekje për t’u falur
të
tjerëve dashurinë,
në
kohën kur të vetat i prenë përgjysmë.
Në
shtëpitë e tyre, madje në tërë Sllovakinë
ka
rënë kumti e zia për Kosovën time të përvuajtshme.
Por
edhe Kosova u mbulua me zi për ushtarët vrarë.
Kosova,
ah, Kosova do ta ruajë kujtimin,
veprën
e ushtarëve sllovakë,
toka
e të cilëve tashmë do të ketë varre për ta,
por
qielli ynë do të mbajë imazhin e tyre
nëpër
vetëtimat tona...
Paqe
për ju, ushtarë sllovakë,
e
për popullin që ju nxori.
Shkuat
në luftë për të mos pasur luftë
dhe
ju vrau rruga e kthimit në paqe!
Ushtarë
të përjetshëm të saj!
Zvicër, Janar 2006.
Marë nga libri me poezi
të zgjedhur
"ANATOMIA E
BRYMËS", Prishtinë 2014.