Kerko: a
Ullmar Qvick: Disa probleme gjuhësore shqipe
E shtune, 11.01.2020, 11:35 AM
DISA PROBLEME GJUHËSORE SHQIPE
Nga
Ullmar QVICK, Suedi
Po
e vras mendjen shumëherë rreth problemeve të ndryshme gjuhësore. Një prej tyre
ka të bëjë me drejtëshkrimin shqiptar.
Alfabeti
shqiptar, i krijuar në Kongresin e Manastirit të vitit 1908 është një
instrument i përsosur gjuhësor. Në këtë rast prapambetja kulturore e
shqiptarëve ndër shekuj u bë përparësi! Duke nxjerrë fitim nga gjendja e
gjuhëve të tjera dhe drejtëshkrimi i tyre, intelektualët shqiptarë të kohës
krijuan një alfabet fonetik me vlerë për të ardhmen. Fjalori i shqipes së
shkruar, i bazuar në këtë alfabet, ka shumë merita kur e krahasojmë me fjalorët
e frengjishtes dhe anglishtes - dhe me atë të suedishtes! Drejtshkrimi në
fjalorët në gjuhët e përmendura ka shumë forma të vjetëruara dhe shumë herë
jemi në hall në lidhje me shqiptimin e tyre. Sidomos anglishtja ka një gjendje
të anarkisë gjuhësore!
Nga
ana tjetër krijimi i gjuhës së njësuar në vitin 1972 rezultoi jo vetëm në
suksese të dukshme për stabilizimin e gjuhës së shkruar por edhe në dobësi, të
mos themi gabime. Largimi i paskajores nga gjuha e shkruar ishte një gabim
flagrant! Paskajorja është element përbërës i gjuhëve të qytetëruara.
Më
duket se si faktori politik, me "respektin" për partinë me bazë në
jug të vendit, kishte efekt të dëmshëm në këtë rast.
Pranoj
pa rezerva se varianti tosk ka shumë të mira për të formuar një gjuhë të
njësuar. Gramatika e toskërishtes është më e rregullt se ajo e gegërishtes. Por
dobësia e torskërishtes është formimi i gjuhës me "për të mësuar" ose
"të mësoj/të mësosh/të mësojmë" etj. "Dua me mësue" është
frazë logjike, "dua të mësoj" nuk është me atë kuptim të
përgjithshëm. Dhe gjuhëtarët të cilët morën vendimet sikur vepronin me magji: E
kanë prerë pemën duke lënë degët të varura në ajër"! "Për të
mësuar" është shprehje e cila duhet të kishte përdorim të kufizuar.
Shembull: :"Për të mësuar mirë gjuhën shqipe duhet shumë punë-" Por
"Dua me mësue gjuhën shqipe", jo "Dua për të mësuar gjuhën
shqipe"...Magji, u zhduk baza "me mësue", ndërsa "i
mësueshem, i pranueshem, i kuptueshëm" janë degët e foljes "me mësue,
me pranue, me kuptue"! Kanë mbetur pa bazë në gjuhën e njësuar!!
Do
të dëshiroja një ndreqje gabimi në këtë rast. Sepse gjuha e njësuar duhet të
forcohet, por si të forcohet me të meta!?
Më
mirë të lejohen të dy format "për të mësuar" edhe "me
mësue" sepse, nuk prishet gjuha me modifikime dhe dy forma gramatikore me
përdorim paralelisht. Njerëzit e jugut të Shqipërisë kanë nevojë "me mësue
edhe me shfrytëzue" këte formë gramatikore, sepse në atë rast do të
përfitojnë!
Më
në fund desha të rekomandoj dy forma të drejtshkrimit për emrat vetjakë. Vili
Kamsi, intelektual shkodran, në diskutimet rreth gjuhës së njësuar, propozoi që
të shkruajmë emrat personalë të huaj me formën origjinale në kllapa. Shembull:
Uinston Çërçil (Winston Churchill). Tani kam vënë re se shqiptarët kanë vepruar
në Internet kështu që kur njeriu shkruan këtë emër sipas drejtëshkrimit shqip e
gjen të dhëna për ketë burrë shteti pa probleme.
Nga
ana tjetër, në botën elektronike.digjitale, më mirë të përdorim emrat
origjinal. Vili Kamsi, njeri largpames, sigurisht kuptoi se kur shqiptarët kanë
mësuar anglishten dhe janë mësuar me emrat e huaj, mund të respektojnë emrat
origjinal të njerëzve.
Jam
i interesuar të lexoj komentet tuaja në lidhje me këto çështje gjuhësore me
rëndësi.
Shenim nga Fritz
Radovani: Ju falemnderes z. Ullmar!