Kerko: a
Dedë Preqi: Grevat e porositura për të bërë vetëm zhurmë!
E enjte, 19.12.2019, 09:09 PM
GREVAT E POROSITURA PËR T’BËRË VETËM ZHURMË!
Nga
Dedë Preqi
Gjykata
e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, këto ditë e pezulloi zbatimin e Ligjit
për Pagat në sektorin publik, me afat deri në pranverë të vitit të ardhshëm,
atëherë ftesat që bëjnë Sindikatat kundër këtij vendimi të Gjakatës, do të
ishin të porositura dhe vetëm për të bërë zhurmë dhe për të krijuar opinion të
neveritshëm, kur dihet se edhe qeverija e re është në ethët e saja fillestare.
Sëcila
grevë kuptohet se i ka arsyet e veta dhe organizohet për ndryshimin e kushteve
më të mira, qofshin në arsim, shëndetësi dhe në lëmitë tjera të jetës shoqërore
të një vendi. Mirëpo, edhe në grevën kur njerëzit vendosin të reagojnë për
diçka, parimisht duhet që në një mënyrë të arsytohet reagimi lidhur me
problematikën e caktuar, jo vetëm për t’bërë zhurmë...
Grevat
e tilla në fund të këtij viti, më shumë i takojnë zhurmagjinjëve se njerëzve
kopetent dhe arsytimeve të tyre, kur ende e kemi shtetin në prag të formimit të
çeverisë së re të Kosovës, dhe iniciativa e SBASHKU-t, e shoqëruar me
Sindikatën e Shendetësisë dhe të tjera, nuk e kanë qëlluar momentin dhe kohën e
duhur për të arsytuar një iniciativë të tillë.
Çfarë
është rëndësia dhe kuptimi i grevës së SBASHK-ut, dhe çfarë e drejte kërkohet,
kur ajo vet, drejtë përsëdrejti i shkel të drejtat e fëmëjëve tanë, duke i lënë
në këtë kohë të ftohtë dimri, para dyerve të shkollave edhe fëmijët e vegjël
para dyerve të qerdhëve duke pritur së bashku me prindërit e tyre, me ç’rast nuk mundemi të mos pyesim se, cila
do të ishte pyetja e parë e tyre dhe çfarë përgjigje duhet të marrin nga
fëmijët tanë...?
Çfarë
është rëndësia dhe kuptimi i grevës së Shëndetësisë, nëse në situatat e
jashtëzakonshme, sikur që janë pacientët që marrin kimioterapi, dhe të tjerët
që duhet të marrin shërbimet në urgjencë, dhe ata anashkalohen përshkak të
grevës së përsonalitetit mjekësor, pikërisht në këto situata, a duhet të flasim
për humanitetin dhe shëndetësinë tonë dhe ti analizojmë pasojat, apo ato, do ti
lënim anash si domosdoshmëri e jetës dhe të mirremi me rritjen e pagave të
përsonelit mjekësor.
Të
gjitha Organizatat Sindikale dhe organizatat tjera të pavarura, që përfaqësojnë
interesat e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë, policisë dhe shumë interesa të
punëtorëve të shërbimëve të ndryshme shoqërore dhe shoqërisë civile, janë të
rëndësishme dhe janë bazë e institucionalizmit demokratik, në qoftëse opsionet
e zgjidhjeve të problemeve të tyre shfrytëzohen në mënyrë transparente, por jo
edhe anasjelltas, duke i shkelë të drejtat e të tjerëve.
Ky
vit ishte edhe pasqyra e dijës dhe aftësisë të nxënësve tanë në Kosovë, që u
tregue përmes PISA-s, që fillon nga
mosha 15 vjeç dhe më tutje, duke marrë pjesë në testin e shkrimi, leximit dhe
matematikës, dhe një dështim i tillë i nxënësve të kësaj kategorie në shkollat
e Kosovës, vendin tonë e radhisin të para fundit, apo dhe më të dobëtin në
rajon.
Kush
duhet të reagoi për këtë ngecje dhe mospërgaditje të nxënësve në shkollat tona,
kush është fajtori i këtyre skandaleve, kur dihet se kompetent përveq MASHT-it,
përgjegjësinë duhet ta merr dhe të reagojë
edhe SBASHK-u, i cili do duhej të kujdeset jo vetëm për ngritjen e pagave
arsimore, por edhe per cilësinë dhe përkushtimin ndaj fëmijëve dhe arsimimin e
tyre.
SBASHK-u,
si organizatë e pavarur që kujdeset për interesat e punëtorëve të arsimit, që
në parim do të ishte edhe më i rëndësishëm rroli i tij dhe reagimi në cilësinë
e arsimit në shkollat e Kosovës, i cili përmes PISA, e tregoi të thuash
pasqyrën e punës dhe bazëshmërinë faktike përmes rrezulltatëve zhgënjyese të
këtij Institucioni.
SBASHK-u,
organizoi edhe më herët grevat e veta dhe para kësaj radhe që zgjatën një muaj
e më shumë, ku në bazë të urdhërave të këtij organi, ndërpritët mësimi në gjitha shkollat e
Kosovës, duke mos e kompenzuar fare kohën e humbur, çka do të thotë kjo për
fëmijët tanë dhe peshën arsimore të tyre, që ndërmerr SBASHK-u, krye në vete,
që defakto po krijon më shumë defekte se efekte në këtë mënyrë me mungesën e
orëve mësimore, që do të ndikonin bindshëm në nivelin dhe cilësinë e arsimit
nëpër shkollat e Kosovës.
Ndoshta
ndryshimet, do të ndodhëshin sipas Ligjit të Pagave, jo vetëm për arsimin, por
edhe sektorët tjerë shoqërorë, por të mendohet më mirë dhe të veprohet më
ndryshe në mënyrë transparente, dhe sikur ta kishim ndërgjegjën më të kthjellët
në përkushtimin e arsimimit dhe edukimit të gjeneratave tona të reja, nuk do
përsëritej PISA, e këtij viti dhe vitëve tjera të dobëta.
Dhe
në rrethana të tilla, duhet të marrim parasysh gjendjen dhe kushtet e kësaj
shoqërie, dhe çdo veprimtari e jona nga e cila shpaloset jeta në formën e
prekshme të saj, buron prej veprimtarisë dhe prodhimit të kësaj shoqërie, por
ata që e realizojnë dhe mundësojnë gjithë këtë projekt jemi vetë ne, me
kapacitetët tona të dijës dhe fuqisë tonë prodhuese.
Pikërisht
këtu qëndron mburrja dhe krenaria e jonë shqiptare, e cila si çdo shoqëri
tjetër do varët nga politikat e mirëfillta dhe ekonomia prodhuese e saj, dhe sa
ma shumë do i përvetësojmë këto praktikat në jetën e përditshme, aq më shumë
shtohet kjo krenari, nëse këtë manar nuk e keqpërdorim, apo e marrim me porosi
për të bërë vetëm zhurmë...