Mendime
Florim Zeqa: Një herë u vjen vera kah dera!
E merkure, 18.12.2019, 09:18 PM
Një herë u vjen vera kah dera!
Shkruan:
Florim Zeqa
E
vërteta e shkrimeve të mia i vret grupet e interesit, por më shumë i ngjallë
shpresat dhe forcon bindjet e atyre që e kërkojnë ndryshimin e madh politik në
vendin tonë.
Sa
herë që e godas mirë cakun, më vërsulen hijenat e politikës përmes veglave të
tyre kondom me sharje e fyerje e deri në kërcënim me vrasje. Po aq herë më
kërcënojmë, une do bëhem aq herë më i fortë dhe më i pathyeshëm ndaj tyre.
Ashtu
sikurse dijen dhe guximin që i kam trashëgim nga të parët e mi, edhe dashurinë
ndaj atdheut dhe mirësjelljen e kam begati nga familja ime e shenjtë
E
nisa në këtë mënyrë tejet të pazakontë këtë shkrim për ta kuptuar lexuesi sesa
e vështirë është të thuash të vërtetën në ditët e sotme.
Largimi i "mollës
së sherrit", përafron qëndrimet
Edhe
pse nuk po e thonë publikisht, pengesa kryesore për mos arritjen e marrëveshjes
politike për bashkëqeverisje në mes LVV-së dhe LDK-së, nuk janë (e që duhej të
ishin) aspektet programore dhe as ato zhvillilore të vendit, por është ajo në
mes të ndarjes së posteve ministrore, e në mënyrë të veqantë, "mollë
sherri" është bërë posti i presidentit, i cili nuk do duhej të ishte fare
pjesë e marrëveshjes për koalicion.
Megjithatë,
sikurse për çdo pengeë, edhe për këtë ekziston zgjidhja fare e thjeshtë.
Mjafton
zotimi me marrëveshje të shkruar në mes këtyre dy subjekteve (LVV dhe LDK), që
as njëra dhe as tjetra nuk do të propozojnë kandidatët e përfolur, Rexhep Qosja
dhe Isa Mustafa për president të vendit në vitin 2021 kur edhe i skadon mandati presidentit aktual, por që do të angazhohen për një president
konsensual dhe unifiukues jashtë fushës së politikës.
Përtej
kësaj, për t'i hequr të gjitha dilemat ndarëse midis tyre, LVV-ja dhe LDK-ja
duhet të zotohen publikisht dhe përmes marrëveshjes së shkruar për ndryshimet
kushteteese, përkatësisht nxjerrjen e një amandamenti kushtetues që
mundëson zgjedhjen e presidentit
drejtëpërdrejt nga populli, gjë të cilën e mundëson edhe afati i mjaftueshem
kohor deri në pranveren e vitit 2021.
Ky
do të ishte hapi më i qëlluar dhe më pragmatik në momentin më të duhur kohor,
për kapërcimin e krizes politike, krijimin e mirebësimit politik mes këtyre dy
subjekteve dhe kthimin e besimit tek qytetarët e vendit për një qeverisje
ndryshe nga ato që i kishim në këto 20 vjetët e fundit.
LVV-ja të prijë me
zotimin e saj
LVV-ja
si fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit, duhet të prijë e para me zotimin e saj se
nuk do ta propozoj Rexhep Qosjen për president, për t'i hapur rrugë LDK-së, që
edhe ajo të jepë zotimin e saj publik se nuk do ta propozoj Isa Mustafën për
president te vendit.
Kjo
qasje pozitive, përveqse do të ndihmonte në arritjen e marrëveshjes politike
për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, do të menjanonte edhe të gjitha
teoritë tjera konspirative që janë duke qarkulluar në opinionin publik.
Pra,
LDK dhe LVV e kanë mundësinë e mirë ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arritjen e
qëllimit fisnik të ndryshimeve madhore
politike në vendin tonë.
Në
të kundertën, me kryeneqësi politike, vetëm sa do të demtojnë të ardhmen e
vendit dhe qytetarëve.
Me
çuarjen e sërishme të vendit në zgjedhje, përveq dëmtimit të buxhetit të
shtetit, do t'ua krijojnë mundësinë partive të PAN-it që të qeverisin me vendin
së paku edhe për 6 muajt e ardhshëm me kryeministrin në dorehëqje, dhe krjimin
e mundësisë së artë të rimarrjes së pushtetit.
"Një
herë vjen vera kah dera", e thotë një fjalë e urtë popullore. Për LVV-në
dhe LDK-në është kjo mundësia e fundit dhe e vetme për bashkëqeverisje.
Me
mos arritjen e marrëveshjes për
bashkëqeverisje, nga partner, do të kthehen në rival të gërditshem
politik.
Me
shpresën që të kem kontribuar sado pak në zbardhjen e së vërtetës dhe arritjen
e qëllimit për ndryshim politik në vendin tonë, dhe thirrjen e sinqertë për
arritjen e marrëveshjes së shumëpritur nga qytetarët e vendit, këtë shkrim të
shkurtër po e përmbylli me një thënje të
George Orwell "Në kohën e mashtrimeve universale, të thuash të vërtetën
është akt revolucionar".
Zgjedhjet
e sërishme nuk janë zgjidhje për vendin.
15.12.2019