Mendime
Zenel Çeliku: SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar
E merkure, 18.12.2019, 06:43 PM
SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar
Nga
Zenel Çeliku
Mbarë
opinion shqiptar dhe ai ndërkombëtarë janë fokusuar tek formimi I Prokurorise
Speciale, që ndryshe thuhet SPAK. Cdo gjë është në hapat e fundit të këtij
procesi. Janë marrë në analizë 15 kandidatë-prokororë që në cdo çast mund të
emërohen në SPAK, por është edhe një kusht, që këta prokuroë duhet pa tjetër të
kalojnë Vettingun. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) e ka diskutuar dhe
qartësuar edhe opsionin që SPAK-u ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë, për
rrjedhojë, SPAK-u mund të veprojë me 8 prokurorë. Përfundimisht, më 19 Dhjetor,
8 anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar” (SPAK), do të betohen para Presidentit të Republikës. Tashme KLP ka
emëruar anëtarë të SPAK Klodian Braho, Altin Dumanin, Enkeleda Millonai, Arben
Krajën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Edvin Kondillin, Elida Celami (Kaçkini).
Ata do të kenë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi, ndërsa është hapur
gara edhe për drejtuesin e SPAK I cili pritet të realizohet sëshpejti.
Prokurorët e SPAK do të kenë të drejtë që të hetojnë që nga Presidenti,
Kryeministri, ministra, ish ministra, deputetët e deri tek drejtuesit dhe
zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera që janë në varësi të Qeverisë ose
jo. SPAK do të ketë ndihmën e një strukture tjetër hetimore që është Byroja
Kombëtare e Hetimit, (BKH), anëtarët e të cilit do të jenë hetues dhe oficerë
të Policisë Gjyqësore. Drejtuesi dhe gjithë anëtarët e BKH kontrollohen nga
prokurorët e posaçëm. Tashmë Gjykata për Krime të Rënda u shkri pak ditë më
parë, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. Ngritja e
pësaj SPAK dhe sëshpejti I BKH ka ngjallur shumë interes sepse në 27 vite
korrupsioni dhe krimi janë bërë kangrena e shqetësimeve për popullin I cili sa
vjen e bëhet më I ndjeshëm për ndëshkimet në radhët e pushtetarëve të niveleve
më të larta.
Shumë
është folur për ndëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar e të
inkriminuar, por drejtësia një pjesë e mirë e të cilës është e korrutuar, ka
qënë e lidhur ngushtë me politiken dhe pushtetin. Drejtësia nuk ka bërë asnjë
shembull për të dërguar në burg qoftë edhe njërin nga kjo klase pushtetarësh të
korrutuar dhe të inkriminuar. Tashmë edhe pak dit SPAK do te jete prezent si
institucioni I shumë pritur dhe shpresdhënës për shqiptarët të cilët janë
grabitur në mënyrë periodike prek një klase politiko-pushtetarë në këto 27
vitë. SPAK vërtetë do të jetë si një gogol për këtë pjesë banditësh
pushtetarësh, sepse vetëm kjo strukturë do t’I dërgoi hajdutët milioner
politiko-pushtetarë në nivelet më të larta. SPAK edhe pak ditë do të ketë në
dispozicion 300 dosje për të hetuar, brënda të cilëve janë emra pushtetarësh të
cilët janë diskutuar dhe akuzuar publikisht nga mbarë opinion dhe nga
ndërkombëtarët të cilët janë partnered më besnik të Shqipërisë. Kurioziteti I
publikut është, kush vallë do të jenë dosjet e para që SPAK do të marrë nën
hetim? Pritshmëritë për ndëshkimin e kësaj sëmundje kanceroze në radhët e
pushtetarëve të lartë, janë të mëdhaja në publik dhe nga ndërkombëtarët. Me
siguri deri më 19 të këtij muaji, do të emërohen prokurorët numëri I të cilëve
e bën funksional SPAK-un dhe fillimin e startit të hetimit të kësaj kaste
banditësh të cilët janë pasuruar në kurriz të këtij populli të varfër. Por,
krahas fuksionimit të SPAK, ky skenar parashikon edhe efikasitetin e Vettingut
I cili do të japë akses gjyqatarëve për të dënuar banditët pushtetarë të cilët
do të hetohen nga SPAK. Eshtë shumë e rëndësishme që Vettingu të vazhdoi me
sukses duke lënë në detyrë ata gjyqtarë që kanë integritet, që janë të ndershëm
dhe që janë të aftë për të ndëshkuar ashpër në emër të ligjit të gjithë ata
pushtetar që kanë grabitur pasirutë e shqiptarëve. Gjyqtar të tillë ka dhe nuk
janë pak, ndoj le të presim edhe pak ditë që lufta ndaj krimit dhe korrupsionit
në radhët e politikanëve të nivelit të startoi pa asnjë tolerim dhe kompromis.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency