Kerko: a
Shefqet Dibrani: Presidenti i Kosovës Isa Mustafa
E shtune, 14.12.2019, 09:33 AM
ME SHKAS:
PRESIDENT I KOSOVËS ISA MUSTAFA (1)
Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV për postin e
presidentit të cilën do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka
rastin historik që të futet në Librin e
Rekordeve Guinness
Nga Shefqet
Dibrani
Lidhja
Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist Isa Mustafa është në krizë të
identitetit politik. Kjo parti tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, e
njohur si Gjenerata e Kolegji RIINVEST, qëllimi parësor i së cilës është
për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta
shantazhuar VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit e cila doli fituese në Zgjedhjet
e parakohshme Nacionale të 6 tetorit 2019. Kjo lojë e ndytë e Kolegjit
RIINVEST, nuk është politika shtetformuese e LDK-së të cilën e kanë trasuar
Elita Intelektuale bashkë me Ibrahim Rugovën, mu atëherë kur Isa Mustafa ishte
strukturë e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës, të cilët në atë kohë
mburreshin që janë strukturë udhëheqëse e Sllobodan Millosheviqit. Tash Isa
Mustafa, dhe klientela e Kolegjit RIINVEST, përkatësisht ai Brezi i Republikës,
të cilët ose vet ose prindërit e tyre mund të kenë qenë pjesë e sistemit
komunist në Kosovë, tash po e shantazhojnë Kosovën, duke ia
kushtëzuar VETVENDOSJES bashkëqeverisjen me të në Legjislaturën e VII, me
postin e Presidentit të Kosovës, i cili nga klientela e tij mendohet për t’u
rezervuar për Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti
1981, i ka fituar me duar në xhepa. Isa Mustafa, është komunisti më i rafinuar,
ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe
gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëme të të
gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi vendi ynë.
Isa Mustafa, është peng
i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i
strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta
shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij
mund ta kthej tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshoj pe
dhe as të pranoj fajësinë për dëmet që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër
të cilat kaloi Kosova.
Edhe pse media të
caktuara dhe intelektual të caktuar që nuk kanë qenë nën vasalitetin e tij, me
dhjetëra herë ia kanë dokumentuar të kaluarën kriminale, strukturat e Kolegjit
RIINVEST që janë kapërthurur në LDK, struktura të ardhura duke i shkelur
procedurat e brendshme dhe rregulloret e partisë, iu kanë bërë përkrahës të
cilët bashkë me të janë pjesë e krimit politik, sepse përpjekja për ta shpëtuar
Isa Mustafën nga gremina, duhet të ndëshkohet jo me votë por nga drejtësia në
Kosovë e cila për arsye të panjohura po heziton.
Isa Mustafa, është
politikani më i dështuar, sepse askush nuk mund ta shpjegoj cili ishte suksesi
i tij, kur dhe ku? Por shkathtësia e tij lidhet me aftësinë për t’i mbuluar
gjurmët e dështimeve të cilat lidhen me interesat e tija private, qofshin ato
biznese në emër të tij, të djemve ose të klientelës që ai mund ta
kontrolloj, prandaj shantzhimi i tanishëm ka prapavijë për ta dështuar edhe
këtë proces politik nëpër të cilin po kalon vendi, sepse ai dëshiron që në
Kosovën e lirë të mos dal asnjë Kryeministër i cili do të vejë rend e ligj në
Kosovë.
E ripërsërisim se Isa
Mustafa, në asnjë rast nuk mund të dëshmojë për sukseset e tij, por paaftësinë
dhe dështimin, vazhdimisht i ka propaganduar si suksese të tij. Për këtë që po
pohojmë, do të ishte mirë që të përballen me fakte vet ai, ose klientela e tij
e ardhur pa merita në strukturat udhëheqëse të LDK-së, të të ashtuquajtur
profesorë dhe përkrahësit e tij të cilët për mbulesë të paaftësisë profesionale
po na i përmendin kualifikimet që i paskan bërë në Amerikë dhe nëpër vendet
Evropiane.
Por ky “Brez i
Republikës”, kryesisht nga Kolegji RIINVEST”, në Kosovë e sidomos në udhëheqje
të LDK-së, po tregohet strukturë diletante, e paaftë dhe karrieriste. Ata edhe
vet e dinë se janë kapërthurur në mënyrë të pameritueshme në LDK, ata e din se
janë avancuar duke i shkelur rregulloret e brendshme partiake për zgjedhje,
kanë bërë veprime antistatutare të LDK-së, (që është Kushtetuta e Partisë),
janë dëshmuar si klientelë e rryer dhe shumë e urryer, por nëse pretendojnë për
tu bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ata duhet ta
përgatisin tallin (qeset e llastikut me Euro), të cilat duhet me ia dorëzuar
shefit, i cili edhe ashtu është duke ndërtuar Pallatet e tij fenomenale te
“Xhamia e Llapit”, në Prishtinë. Të mos pandeh dikush se po shpifi, por sa isha
në Kosovë, është folur për tallin që kanë me ia dhënë ministrat shefit të
tyre Isa Mustafës, prandaj VETVENDOSJA duhet të kuptojë pse po e
zvarritet marrëveshja për krijimin e qeverisë?!
Të gjitha strukturat
udhëheqëse në LDK, por edhe vet Kandidati për Kryeministër zotëri Albin Kurti,
e kanë të qartë se kush është Isa Mustafa?! Ai ofensivën e tij kundër Kosovës e
ka nisur qysh në vitin 1981, atëherë kur studentët e Universitetit të
Prishtinës u ngritën në demonstrata kundër regjimit komunist të Jugosllavisë së
Titos. Pikërisht “në ditën e sigurimit shtetëror jugosllav, më 13 maj 1981,
atëherë kur filloi reprezalja e madhe e ndëshkimit serb kundër studentëve dhe
rinisë kosovare, Isa Mustafa emërohet drejtor i dhunshëm në Qendrën e
Studentëve të UP([1]), me
detyrë për të ushtruar masa disiplinore kundër studentëve, kundër stafit të
qendrës dhe kundër UP-së. Gjatë atyre viteve, flitet se Isa Mustafa, po ashtu
ishte pjesë e aparatit serb në Kosovë, për t’i kryer diferencimet ideopolitike
në Universitetin e Prishtinës i cili nga strukturat serbe në Beograd dhe
lakenjtë e tyre në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, “konsiderohej bastioni
kryesor i irredentizmit shqiptar”. Se cili ishte roli i tij në Qendrën e
Studentëve dhe më pas edhe ndikimi i tij në diferencimet e shumta që u kryen në
Universitetin e Prishtinës, do të ishte mirë të nisnin hetime për ta vërtetuar
rolin e tij negativ në ato procese. Por dihet se Isa Mustafa, pikërisht
gjatë viteve 1985 – 1989, ka mbajtur qëndrime publike në të cilat nuk dënoi kurrë
veprimet e Millosheviqit dhe të Beogradit, qoftë në debatet televizive dhe në
media, madje në disa raste është shprehur edhe kundër autonomisë së Kosovës,
për ta ruajtur Jugosllavinë e Titos, e cila e rekrutoi si kuadër komunist për
të mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij interesat serbe në dëme të interesit
kombëtar të Kosovës. Edhe atëherë është avancuar me duar në gjepa duke shkelur
rregulla e proceduar për avancime të tilla.
Paradoksi i kësaj është
e dhëna, “kur 30 vjet më parë, më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa
betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, organ
ekzekutiv i Millosheviqit në Kosovë, nën udhëheqjen e Rrahman Morinës, ndërsa
po atë vit, më 23 dhjetor 1989, kur themelohet LDK-ja me Ibrahim Rugovën në
krye, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit
Millosheviq!!!”([2]) (Lexo: Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I
KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?!)
Vijon
Fusnotat:
1.
Portali: “Demokraci”: Profili i shokut të Rrahman
Morinës, ISA MUSTAFA; https://www.facebook.com/demokraci/videos/530889027668418/?v=530889027668418
2. Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit
“PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?! (http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9351).
- Mekuli Press: https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/
[1] Portali: “Demokraci”:
Profili i shokut të Rrahman Morinës, ISA MUSTAFA;
https://www.facebook.com/demokraci/videos/530889027668418/?v=530889027668418
[2] Sheradin Berisha: “Mbeturina
e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht
jemi çmend?! (http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9351).
- Mekuli Press: https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/