E diele, 28.04.2024, 06:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Shala: Deshmori i Kombit Nike Hajdaraj

E marte, 07.10.2008, 06:19 PM


Dëshmori i Kombit Nikë Hajdaraj
DESHMORI I KOMBIT NIKE HAJDARAJ

Nga Albert Shala, Gjakove

Nike Hajdaraj eshte lindur me 23 Mars 1960 ne fshatin Bardhaniq-Komuna e Gjakoves.Rrjedh prej nje familje bujare shqiptare.Babai i tij Sokoli ishte torturuar ne kohen e Rankoviqit barbarisht nga shovenistet serbo-malazez dhe ka mbetur i paralizuar prej torturave.Pervec kesaj pushtuesit serbo-malazez ia kane plackitur 73 copa dele qe edhe ekonomikisht ta derrmoj kete familje atdhetare shqiptare,qe kishte strehuar ballista.Me daljen ne skene te UCK-se dhe kur u dha urdheri per mobilizim Nike Hajdaraj iu bashkua rradheve te UCK-se sbashku me 18 pjesetare te familjes Hajdaraj,ne fillim prane Shtabit te Bardhaniqit  i sistemuar ne Brigaden 132 Myrte Zeneli.Nika ishte pjesmarres i shume perleshjeve te armatosur qe u zhvilluan ne Gergoc, Kepuz, Bucan, Kotradiq, Vranoc, Pozhar. Ne aksionin qe u nderrmore nen udheheqjen e Komandantit te Zones Operative te Dukagjinit Ramush Haradinajt ne fshatin Dashinoc me 9 prill 1999 ku forcave serbe iu shkaktua nje dem i madh ne njerez dhe teknik u vra luftatari Nike Hajdaraj ne perleshje te ashper me forcat serbo-malazeze.Komandanti Ramush Haradinaj duke rrezikuar edhe jeten e tij e terhoqi trupin e Nikes te vrare dhe e dergoj ne familje.Bashkluftetari Xhavit Uka i cili u plagos rende ne kete beteje per Deshmorin e Kombit Nike Hajdaraj thote,Ka qene data 9 janar 1999.Kemi qene ne nje sulm qe i printe komandanti Ramush Haradinaj,ku forcat serbe kane pas humbje te medha ne njerez.Une kam qene me Niken kraheperkrahe dhe ai ka qene nje luftetar i madh.
Lavdi e perjetshme Deshmorit te Kombit Nike Hajdaraj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora