E diele, 28.04.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Faleminderit

Isuf Dedushaj, Avdyl Krasniqi: Me rastin e njëvjetorit të vdekjes se Akademik Musa Haxhiut

E premte, 03.10.2008, 06:48 PM


Akademik Musa Haxhiu
Përkujtim


Me rastin e njëvjetorit të vdekjes se Akademik Musa Haxhiut

 

Nga:

Prof. dr. Isuf Dedushaj,

Prof. Ass dr. Avdyl Krasniqi

  

Për profesor Haxhiun  shkenca ishte jetë

 

Akademik MUSA A. Haxhiu

Doktor i shkencave të Mjekësisë – Patofiziolog

           Më datën 17 09.2007 morëm lajmin e hidhur se në OHIO të Amerikës, pushoi së rrahuri zemra e të ndriturit, shkencëtarit, fisnikut dhe atdhetarit të devotshëm Akademik Prof. dr. Musa A. Haxhiu.

Musa Haxhiu u lind me 15 mars 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1963. Gjatë viteve 1964/67 punoi në Spitalin për mjekim të tuberkulozit  “Ali Kelmendi” në Pejë. Specializoi në Beograd në lëmin Sëmundjet e mushkërive në vitin 1968. Studimet pasdiplomike në lëmin e Kardiologjisë i përfundoi në Beograd  më 1971. Në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit e mbrojti tezën e doktoratës dhe promovohet Doktor i Shkencave të Mjekësisë.

Po këtë vit Dr. Haxhiu vazhdoi edhe 6 muaj specializimin dhe studimet plotësuese në Postgraduate Medical School në Londër, Britani e Madhe.

Gjatë viteve 1973/75 emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kjo periudhë ishte periudha më e ndritur e këtij Fakulteti. Prof.dr M. Haxhiu bëhet emër i ndier i shkencave mjekësore, prandaj gjatë viteve 1975/76 qëndroi në Pennsylvania University, Philadelphia, USA. Në vitin 1978 ftohet në një Qendër tjetër të fuqishme shkencore në Silikose-Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum, RF. e Gjermanisë.

Në vitin 1977 emërohet Profesor inordinar i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë për lëndën Fiziologjia Patologjike.

Në vitin 1979 duke u bazuar në të arriturat profesionale dhe shkencore emërohet Anëtar me korrespondencë i ASHA  të Kosovës.

Në një mandat 1978/79 emërohet Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të ish-Jugosllavisë, ishte Anëtar i disa asociacioneve profesionale dhe shkencore në vend dhe jasht vendit. Në vitin 1980 Akademik M. Haxhiu sërish qëndroi në Institutin Silikose Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum – Gjermani. Në vitin 1982 ftohet në Case Western Reserve Universiry, Cleveland, Ohio, USA.

Në vitin 1983 emërohet Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1990 Zgjedhet Kryetar i ASHA – s të Kosovës;

Gjatë këtyre viteve Prof.dr M. Haxhiu formoi Institutin e Fiziologjisë Patologjike. Në këtë Institut për herë të parë filluan punën eksperimentale kirurgët, gastroenterologët dhe specialistët e degëve tjera të Mjekësisë Interne. Prof.dr Musa Haxhiu dha kontribut të çmuar në zhvillimin e resurseve humane dhe për një periudhë të shkurtër u ngritën pedagog dhe asistent që bënë emër në shkencat mjekësore në Kosovë dhe jashtë saj.

Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër, që mendoj se ka peshë të madhe historike. Pas demostratave demokratike dhe antikomuniste të vitit 1981, në Kosovë kur fillon ndjekja e ”shtrigave” nga pushteti serb në luftë kundër inteligjencës shqiptare të Kosovës, në diferencimin ideopolitik në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, Akademik Musa Haxhiu me guximin e Intelektualit të kalibrit më të lartë, me qëndrim prej fisniku dhe atdhetari të devotshëm u tha në fytyrë komunistëve, se e kundërshton këtë politikë shfaruese antishqiptare të udhëhequr nga pushteti serb. Gjithashtu, e ngriti në piedestalin më të lartë kontributin e profesorëve vëllezër nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Qëndrimet e Prof. Haxhiut, në ato vite të ekzistimit apo mosekzistimit të Qënies shqiptare dhe Arsimit shqip në Kosovë, ishin një stimul për intelektualët e rinjë që të rreshtohen në vijën e mbrojtjes së qenies kombëtare.

Prej vitit shkollor1991/92 kur përjashtohet nga puna, Prof. Haxhiu jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA – ve, por pa u ndarë asnjëherë nga Kosova dhe përkrahja e shkencëtarëve të rinjë, të cilëve iu mundësoi përfundimin e tezave të Doktoraturave në Amerikë.

Akademik Musa Haxhiu pa dyshim është ekperti më i cituar në literaturën shkencore botërore jo vetëm ndër mjekët shqiptar por edhe atyre Evropian.

Ka botuar disa tekste Universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjerime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.

Dhe si përfundim mund të themi këtë se:

Akademik Musa Haxhiu është NDERI I KOMBIT Shqiptar.

 

Profesor Musa Haxhiu kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: "Ti çojmë njerëzit jashtë!",  duke e konsideruar se edukimi I kuadrove është investimi më I mirë për shoqërinë.

            Me akademik Musain u takova para 36 vjetëve si student ne lenden ku ai sa kishte filluar detyrën e mësuesit universitar. Na impresiononte me qëndrimin e tij intelektual  dhe me përkushtimin ndaj detyrës qe kishte edukimin e gjeneratave te para te studenteve te Fakultetit te Mjekësisë ne Prishtine. Në ato vite entuziazmi i studentëve dhe pedagogëve ishte i pashoq.  Mësimet ne lenden e tij fillonin në orën 7 e në kohen e dimrit ende ishte terr por askush nuk vonohej sepse ai kishte vënë rend.

Ishte shume i ri kur u emërua në detyrën e dekanit. Gjate atyre viteve u gjallërua jo vetëm mësimi por dhe ndërtimi i objekteve ne rrethin e FM-se. E kam ne kujtese kujdesin e tij për studentet dhe nevojat e popullit për mjekë. Nga lakmia studentore u organizua një udhëtim shëtitje ne Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Si dekan ai urdhëroi qe studentet te udhëtonin me aeroplan ne se paku dy grupe, sepse ne rast fatkeqësie një gjenerate studentësh te ishte humbje e madhe për Kosovën. Me vone mua me ra te përcaktohem për lenden qe ai e udhëhiqte dhe prej bashkëpunëtoreve te tij unë pothuaj se kalova me se shumti kohe me te ne vend dhe ne bote. Ai kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: 'Ti çojmë njerëzit jashtë duke e konsideruar se edukimi i kuadrove jashtë është  investimi me i mire për shoqërinë. Kështu edhe vepronte, sepse kishte krijuar lidhje te forta me institucione përtej oqeanit si dhe ne vendet e Evropës. Profesor Musai nuk ishte njeri i bojkoteve dhe grevave, por në momente kyçe tregonte se nuk trembej as prej pushtetit dhe as prej kundërshtarit. Kur ne një mbledhje arsimtaret e palës tjetër ankoheshin se “po u duhet nga profesori i fakultetit te shkojnë e te punojnë ne spitale periferike te Beogradit", profesor Musai tha: "Ai profesor i cili nuk mund t'i siguroje vetes pozitë brenda a jashtë vendit nuk është profesor”! Ne kohen e diskursit nacionalist serb kur filluan përzëniet nga vendet e punës ai iu drejtua publikisht kryetarit te Kuvendit të atëhershëm jugosllav gjë që pati jehonë përtej kufijve. 

Profesor Musai ka pasur, siç thuhet, "ore”. Shpeshherë njerëzit qe nuk pajoheshin me te mund edhe ta përfolnin por mjaftonte te dëgjohej se profesor Musai do te shfaqet se shpejti dhe gjithçka prante sikur mos te kishte asnjë kundërshtim. Nga goja e tij kurrë nuk e dëgjoje ndonjë fjale të pamire për këdo qofte -.ves për te cilin ja kisha lakmi.

Pesëmbëdhjete vitet e fundit nuk ishin te lehta për askënd, sidomos për ata qe bene mund te Sizifit për te ruajtur vazhdimësinë e edukimit superior ne Kosove.

Ai vazhdonte te punonte sikur te mos ndodhte asgjë, sepse kishte shume besim ne fitoren e se mirës. Profesor Musai gjithmonë ndiqte një qellim: sjelljen e njerëzve për edukim ne institucionet ku na punonim. Kjo nuk ishte e lehte as nga aspekti material, as edhe administrativ, kur bashkëvendësit tanë nuk kishin as mjete materiale e as identitet shtetëror.

Profesor Musai kishte një shpirt të shkencëtarit. Një mjek i famshëm rus A. Çekov ka thëne: “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme, literatura është dashnorja ime!" Për profesor Musain shkenca ishte me shume se ato - ishte jete.

Ne laborator vinte herët dhe largohej vonë. Meqë e parkonte makinën në të njëjtin vend fitohej përshtypja se makina nuk ka lëvizur me muaj nga ai vend. Ndonjëherë edhe mahitesha duke i thëne se hajnat mund te mendojnë  se makina pa të zone dhe mund të vjedhin.

 Tashti e kuptoj se sat ë drejt kishte kur gjithnjë përmendët se koha kalon shpejt. Tridhjetë e pesë vjet nuk mjaftuan të mësoj të gjitha prej gjenialiteti të tij. Gjatë eksperimenteve që bënim rezultatet e mira e shpinin pothuaj në ekstazë, ndërsa ato të papëlqyera e bënin më të vendosur për ta ndjekur hipotezën. Prania e tij hetohej jo vetëm në laborator por në tërë ndërtesën. Gjithmonë ishte burim i sigurt i informatave shkencore. Kurrë nuk ngurronte te ndante dijen dhe t'u jepte kuraje kërkuesve te rinj ne sfidat shkencore. Ai nuk kishte nevoje për regjistrime a shënime për eksperimentet te cilat ndoshta ishin bere para shume viteve. Shpesh turpërohesha duke mos mbajtur në mend rezultatet e eksperimenteve te mia, ndërsa ai i nxirrte ato me lehtësi nga kujtesa e tij e shkëlqyer.

Ne Case Western University mbajti pozitën e profesorit në katër institute. Për aftësitë shkencore dhe organizative ai qe angazhuar nga Howard University në Washington DC ku i vuri themelet dhe ngriti në këmbe një laborator te neurofiziologjise moderne.. Ne  kohen kur mbylleshin shume laboratorë nga mos fi­nancimi ai u mbajt i forte vetëm me pune qe është edhe një dëshmi për zotësinë e tij. Ka qene anëtar Këshillit recensues i tri revistave më me  zë te Shoqatës Amerikane të Fiziologjisë the te Neurofiziologjise, ndërsa ishte anëtar i shume shoqatave siç janë: American Association for the Advancement of Science, American Physiological Society, International Brain research Organisation, Society for neuroscience, New York Academy of Sciences, pa i përmendur anëtarësinë dhe pozitat ne Akademinë tone. Vështirësitë bënin më këmbëngulës dhe me te determinuar për te arritur qëllimin. Përballe te gjitha angazhimeve ai ishte pedant ne zyrë, ne laborator dhe ne publik, duke i kushtuar kujdes te veçante veshjes dhe dukjes fizike.

Gjate qëndrimit tij ne spital pothuaj çdo dite i diskutonim projektet aktive dhe bënim plane për projekte te tjera. Në asnjë moment ai nuk tregoi pesimizëm, frike ose dorëzim përballe sëmundjes. Fati deshi të qëlloja pranë shtratit ne momentin e kalimit tij në kujtesë.

 

Në ballin para laboratorit të tij sot u zbulua një pllakë me portretin e tij ku shkruhet:

 

Musa A. Haxhiu , MD, PhD,

Në përkujtim. Shkencëtar, mësues dhe mik.

Dashuria e tij për shkencën dhe shpirti kërkues jetojnë në ata që ai i la pas:

 

Ndërsa ne gurin e varrit tij janë skalitur vargje nga poezia "Road not taken" e Robert Frost:

 

I shall be telling this with a sigh.

Somewhere ages and ages hence:

Two roads diverged in a wood, and ­I –

I took the one less traveled by.

And that has made all the difference.

 

Qe ne përkthim (jopoetik) do te tingëllojë disi kështu:'

Me ofshame kam për të thënë

Vite e vite më vonë diku:

Në pyll ndaheshin dy udhë, e unë –

Unë e mora atë më pak të shkelur, dhe ajo bëri të gjithë këtë punë.

Shkruar nga:

Ismail  Dreshaj,  Calse Western Univrsity & Univrsity Hospital Cleveland, Ohio

 

Prof. Dr. Ismail Dreshaj – jeton pandërprerë në SHBA prej pas viteve 1990. Ismaili pa as një dilemë ka qenë njëri ndër studentet më të mirë në historikun 39 vjeçar të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka magjistruar dhe Doktotuar në vendlindje dhe ishte emëruar Docent i FMP, për lëndën e Fispatologjisë. Largohet me dhunë nga puna nga pushteti serb në vitin 1990, për shkaqe politike dhe etnike dhe detyrohet si ekspert i ndier të largohet për SHBA (OHIO) ku punoi me Prof. dr. Musa Haxhiun deri në vdekjen e Akademikut të çmuar. Tani jeton dhe punon në SHBA. (Vr. Autorit)

 

Se cili ishte eruditi i shkencave mjekësore të Kosovës, mund ta lexoni në një shkrim të botuar në shtypin ditor të Kosovës me rastin e vdekjes së Akademik Musa A. Haxhiut përgatitur nga  Isuf Dedushaj dhe Avdyl Krasniqi

 

(Artikull i botuar në “KOHA DITORE” Prishtinë 24. 09. 2008)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora