E diele, 28.04.2024, 05:15 AM (GMT+1)

Faleminderit

Shaban Peraj: Përkujtim për Fiqri Hasanagën

E diele, 28.09.2008, 11:42 AM


Përkujtim për Fiqri Hasanagën

Një jetë me muzikë

Shkruan: Shaban Peraj

Një  luftëtar turk ka thënë: “Unë po vdes, por do të ekzistoj pa fund”. Kështu edhe muzikologu, kompozitori Fiqri Hasanaga vdiq por veprat, puna e tij  në fushën e muzikës do të marrë jetën e pavdekshme.
 
Një tokë e bekuar nga Zoti e mallkuar nga njeriu, më 22 shtator 2008, në moshën 55 vjecare ndau nga ne kolegun, mikun, shokun tonë të dashur, Fiqri Hasanagën. Në Radio Ulqin të bindur se do të punojmë e jetojmë gjatë në punën tonë, ai vuri themelet e një bashkëpunëtori të denjë për të mësuar gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Urtësia dhe sjellja e tij bëri që ta njohin të gjithë, ta duan ashtu sic i ka hije një bashkëpunëtori sic ishte Fiqriu duke i bërë për vete të gjithë, por ja që Zoti nuk i dha kohë për të shijuar përpjekjet e mundin e tij.
Ishte pinjoll i familjes së vjetër ulqinake gjë që e kishte për nder të kultivonte traditën e këtij qyteti të lashtë e me kulturë. Në fushën e muzikës me  punën e tij mbi tridhjetëvjecare u bë muzikologu, kompozitori më i njohur shqiptar në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi. Si dhe shumë të tjerë të atyre viteve, Fiqriu kreu shkollën fillore në Ulqin, shkollën e mesme të muzikës  në  Prishtinë, për cka punoi për të ushtruar profesionin e vet duke i kontribuar kulturës kombëtare edhe atëherë kur punoi si mësimdhënës i artit të muzikës edhe atëherë kur u angazhua në shoqëritë kulturore artistike po edhe në Radio Ulqin gjë që me sakrificat e veta i dha emër muzikës shqiptare.
Eshtë marrë me muzikë që në shkollën fillore. Në shkollë mësoi përdorimin e disa veglave muzikore, si: gitaren, violinën, fisharmonikën, defin, mandolinën e së fundi edhe pianon. Nga kjo kohë filloi edhe të kërkojë tekste për këngë, qofshin ato popullore apo argëtuese si dhe tekste për fëmijë.
Me punën e tij, me angazhim profesional ne fushën e muzikës, ai mori pjesë në:
“Akordet e Kosovës” : ’79, ’95, ’96 dhe ’97, ne tre zhanre: popullore, argëtuese dhe fëmijë,
“Kënga popullore- Peja ‘96”,
“Zambaku i Prizrenit”, 2000, ’01, ’03, kënga qytetare,
“Festivali i Gjakovës”-’96, ’97, ’01- në tre zhanre: popullore, argëtuese dhe për fëmijë,
Udhëheqës artistik në Elbasan- “Festivali i këngës qytetare”,
Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, Shkodër : ’93,  2000,
Festivali i këngës për fëmijë në Shkodër, (në jurinë profesioale në vitin ’95).
Udhëheqës artistik në festivalin “Fest lojë ‘ 04”,
Udhëheqës artistik  dhe ndër krijuesit e grupit të burrave – Kllapa e Ulqinit,
Pjesëmarrës si instrumentist në festivalin Ballkanik të folklorit – Ohër ’75,
Pjesëmarrës si instrumentist në festivalin e folklorit –Trogir ’76,
Ka marrë pjesë në festivalin e grupeve muzikore në Perast ’03 me dy këngë të përpunuara në gjuhën shqipe.
Fryt i punës së tij është edhe përmbledhja e këngëve autoriale në veprën “Valët e Ulqinit”.
 Njëherit duhet përmendur faktin se në Ulqin nuk ka mundur të paramendohet ndonjë aktivitet muzikor  pa pjesëmarrjen e Hasanagës. Me këngët e tia arriti të pasuroi vlerat tona, ndaj ashtu sic ishte, i devotshëm në jetë  po edhe në bashkëpunim me kolegët, ai la një mbresë të paharruar për të gjithë, për ulqinakët, kolegët e tij të cilët e ndihmuan në fushën e muzikes, Rexhep Munishi, Tomor Berisha, Sami Piraj duke e radhitur ne radhet e para te kompozitorëve shqiptarë nga Mali i Zi.
I gjthë ky opus i pasur dhe i larmishëm i Fiqri Hasanagës në fushën e muzikës  popullore, argëtuese  e sidomos asaj për fëmijë nuk ka si të mos vihet në dukje me që i kontribuoi  kështu kulturës kombëtare.
Fiqri Hasanaga, emër i njohur tashmë për artdashësit e muzikës shqiptare, iu përkushtua këngës, kënget e të cilit  ndëgjohen me ëndje nga populli, sidomos ai ulqinakë. I mishëruar pas këngës popullore zhvilloi aktivitetin e tij me profesionalizëm dhe tani e kuptojmë se sa humbje të madhe kemi përjetur ne që ishim afër tij në punët e përditshme. Figura e tij ishte komplekse aq edhe njerëzore. Ai kishte vlerat e veta si inteektual, i formuar si specialist në fushën e muzikës. Ai i takoi atij grupi të intelektualëve që zbuloi dhe vuri në shërbim të gjithë talentin e tij  për pëhapjen e muzikës te brezat e ardhshëm. Ai punonte me këmbëngulje në studjon e tij, me orë të tëra për t’u dhënë kënaqësi më të vegjëlve, fëmijëve. Ishte i ndjeshëm ndaj shokëve dhe shqetësohej për problemet e tyre duke rrezatuar respekt dhe dashuri njerëzore  Që nga casti kur erdhëm në këtë botë jeta e vërtet na është dhënë amanet, por kjo jetë për te ishte e shkurtër, jashtë interesimit të zemrës së tij sepse ai kishte prirjen e vullnetin për të jetuar si i ka hije një prindi, bashkëshorti e bashkëpunëtori. E mori vdekja në një kohë kur e ndjente veten ende shumë të fortë për të dhënë e punuar në profesionin e vet. Të gjithë ne mbetëm të shtanguar për lajmin tragjik të kolegut tonë, prandaj u hap një perde pa shërim të cilën e ndjejmë në ndërgjegjet tona se e humbëm  përgjithmonë dhe nëse nuk arritëm ta johim mirë i  kërkojmë falje. Ky ishte Fiqriu për të cilin këto fjalë janë shumë pak nga ku do të mbetet i vecantë në zemrat tona dhe nuk duam ta trazojmë më në rrugën e tij për një udhëtim të ri. I përjetshëm qoftë kujtimi për te.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora