E diele, 28.04.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Faleminderit

Kryeministri nga Mitrovica

E diele, 28.09.2008, 11:16 AM


Rexhep Mitrovica
Pjesemarres ne perpjekjet per ngritjen e shtetit shqiptar. Nje jete me Kosoven ne zemer. Minister qe hodhi bazat e sistemit tone arsimor. Dhe marrja persiper e qeverisjes se Shqiperise etnike nen gjermanet. Kush ishte ne te vertete Rexhep Mitrovica

Nga Albert Kotini

Historine vertet e bejne fitimtaret. Por ne rastin e regjimit komunist shqiptar, historia u ribe nga e para jo thjesht vetem per epoken e luftes antifashiste, por ne thellesi te se shkuares, deri aty ku mund te arrinte krahu falsifikator mbi dokumentet, fotografite dhe cdo material tjeter. Nuk mund te ndodhte ndryshe me Rexhep Mitrovicen, nje nder firmosesit e deklarates se pavaresise se Shqiperise, emri i te cilit ashtu si i Mit’hat Frasherit, Lef Nosit etj, u fshi nga ky akt historik. Por edhe nese Mitrovica nuk do te drejtonte qeverine e Shqiperise etnike ne kohen kur ushtrite gjermane zevendesuan italianet e kapitulluar ne kete cep te Ballkanit, do te mjaftonte aktiviteti i tij i spikatur ne mbrojtje te Kosoves kunder komunizmit sllav, qe ai te censurohej njesoj.

Aktiviteti i Rexhep Mitrovices gjate viteve 1943-44, per shkak te te cilit rendom eshte stigmatizuar nga historiografia zyrtare komuniste, ishte vetem nje pjese nder te fundit e jetes se tij politike. Ne vjeshten e 1943-shit kur ai u be kryeminister i miratuar, por jo i komanduar nga ushtrite gjermane, nder 55 vitet e jetes se tij, 35 ishin te mbushura me veprimtari te spikatur ne dobi te ceshtjes shqiptare. Lindi ne vitin 1888 ne qytetin e Mitrovices dhe vendlindjen e mori per mbiemer kur u regjistrua ne gjimnazin e Shkupit. Njezet vjet me pas, per te riun qe ishte rritur me rrefimet ende te fresketa te Lidhjes se Prizrenit, atdheu i munguar ishte bere serish kryefjale e ekzistences se vet. Ne vitin 1908 perandoria osmane u trondit nga levizja xhonturke, cka fillimisht i mundesoi faktorit shqiptar te organizohej per ringjalljen e ceshtjes kombetare. Ate vit Mitrovica ndermerr nje aksion propagandistik ne prag te Kongresit te Manastirit, nje ngjarje madhore ku u shtrua ceshtja e alfabetit te gjuhes shqipe, si element i domosdoshem per perparimin e veprimtarise patriotike. Hapja e klubeve dhe shkollave shqipe po ate vit, e gjen Rexhep Mitrovicen si mesidhenes, por koherat ishin te tilla qe ndryshimet ndiqnin njera-tjetren. Pas zhgenjimit nga premtimet e turqve te rinj, shqiptareve nuk u mbetej vecse te armatoseshin e te ngrinin krye.

Rexhepi mbeshteti domosdoshmerine e kryengritjes se pergjithshme ne memorandumin e Gerces, te miratuar me 23 qershor 1911 ne Malesine e Madhe. Trualli shqiptar prej te cilit terheqja turke ishte vetem ceshtje muajsh, ishte ne shenjestren serbe. Pas kuvendit te Junikut (12 maj 1912), kryengritja u perhap ne cdo treve shqiptare, nderkohe qe forcat serbe qe pushtuan Kosoven, perparuan drejt Elbasanit dhe Durresit per te dale ne det. Me 14 tetor 1912, ne kryeqendren e vilajetit te Kosoves, Shkup, u organizua nje kuvend per te mbrojtur fatin kombetar te Shqiperise, ku moren pjese Rexhep Mitrovica, Mit’hat Frasheri, Bedri Pejani, Sali Xhuka, etj, qe u zgjodhen delegate per ne Kuvendin Kombetar. Pas peripecive tashme te njohura per te zgjedhur qytetin me te sigurte per shpalljen e pavaresise se Shqiperise, delegatet u takuan ne Vlore. Ne kujtimet e bashkekohesve figuron si i Mitrovices, propozimi i meposhtem: “Si u mbaruan keto pune, kryetar i kuvendit te zgjidhet Ismail Qemal Beu, si shkronjesi i pare Luigj Gurakuqi e shkronjes i dyte, Shefqet bej Daiu”.

Por entuziazmi nuk do zgjaste shume. Me fillimin e luftrave ballkanike, kufijte entike ishin ne rrezik. Mitrovica udhetoi deri ne Janine, qendra e vilajetit tjeter shqiptar qe i kishte ditet e numeruara. Ai largohet prej qytetit me 6 mars 1913, sepse pas dezertimit te turqve, aty hyjne forcat greke. Pas 30 marsit 1913 dhe doreheqjes se disa anetareve te qeverise, ne Shqiperi mbreteronte nje anarki e vertete. Rexhepi kundershtoi veprimet e Esat Pashe Toptanit, i cili me 12 tetor 1913 formoi pleqesine e Shqiperise se Mesme ne Durres dhe doli hapur kunder qeverise se Ismail Qemalit. Me 7 mars 1914 ai mori pjese ne pritjen qe iu be princ Vidit. Por shpejt nisi Lufta e Madhe dhe Shqiperia u kthye ne teater luftimesh.

Me fillimin e Luftes se Pare, Rexhep Mitrovica 27 vjecar u largua ne Vjene. Studioi per kater vjet ne fakultetin e Shkencave Pedagogjike, por nuk u mjaftua me kaq. Nje pjese te madhe kohe e kalonte ne biblioteka e salla leximi, duke pervetesuar disiplina si historia, gjeografia, astronomia, kimia, matematika, dhe disa gjuhe europiane. Pa i shkeputur lidhjet, ai bashkeveproi me Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Hoxhe Kadriun etj.

Me 28-31 janar 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjes, ku Rexhep Mitrovica mori pjese si delegat. Me 26 dhjetor 1921, ai u emerua minister i Arsimit ne kabinetin e Xhaferr Ypit, duke dhene nje kontrobut te pamohueshem ne arsimin kombetar shqiptar. Nisi nje aktivitet i gjere ne hartimin e teksteve shkollore dhe organizimin e institucioneve qendrore arsimore, dokumentacionet shkollore etj. U miratuan me nismen e tij disa ligje te rendesishme, ndersa Kongresi Arsimor i Tiranes, nga 22 korriku deri me 3 gusht 1922, zyrtarizoi vendime kyce per demokratizimin e shkolles, laicizimin e saj; u celen shkolla profesionale trevjecare, gjimnazi 6 vjecar, u percaktua roli i lendeve shkencore.

Ne vecanti, bashkepunoi me Hari Fullcin dhe Carls Hollingshedin, per shkollen teknike shqiptaro-amerikane qe u ngrit ne prill te vitit 1922. Pasi SHBA njohu Shqiperine me 28 korrik 1922, Rexhep Mitrovica pati nje takim te perzemert me ambasadorin e pare amerikan ne Shqiperi, Julisis Grant-Smithin.

Por eksperimenti i pare demokratik i Shqiperise po i afrohej fundit. Ne qershor 1924, pas trazirave qe pushtuan vendin me vrasjen e Avni Rustemit dhe reagimin e mepasem ndaj Ahmet Zogut, Rexhep Mitrovica jep doreheqjen nga detyra. Kthehet ne Mitrovice, duke vizituar edhe qytete te tjera te Kosoves, atdheu drejt te cilit ai vazhdimisht kishte derguar libra e tekste shkollore ne menyre te fshehte. Kosova do te ishte fokusi kryesor i punes se tij gjate viteve ne vazhdim, qe ai i kaloi ne Europe: Takime me personalitete te kohes, korrespondence e artikuj ne shtyp ku ekspozoheshin vuajtjet e tmerret e kosovareve etj.

Pushtimi fashist erdhi si lajm i zi. Rexhep Mitrovica kthehet ne Shqiperi ne fillim te vitit 1940 dhe lidhet me nacionaliste antifashiste. Por ndryshe nga kjo ngjarje, per ate dhe shumicen e kosovareve pushtimi i Jugosllavise nga Gjermania me 6 prill 1941, u percoll si nje fund i barbarive dhe kolonizimit serb ne Kosove. Rajoni u nda ne tre zona pushtimi, nga te cilat prefektura e Mitrovices me nenprefekturat e Vushtrrise, Podujeves dhe Pazarit te Ri, u njohen prej pushtuesve gjermane si zone autonome shqiptare. Ne maj te atij viti, Rexhepi kthehet ne Mitrovice bashke me 120 atdhetare te tjere. U hapen shkolla shqipe, u ngrit flamuri kombetar, administrata dhe pushteti vendor u la ne dore te shqiptareve. Prefekti i Mitrovices u zgjodh Ibrahim Lutfiu, kryetar i administrates Ago Agai, kryetar gjyqi Shefqet Shkupi, prokuror Kudret Kokoshi, komandant i xhandarmerise Pajazit Boletini. Dy organizata si “Komiteti per Mbrojtjen e Kosoves” dhe Lidhja Popullore Shqiptare qe ne gusht te vitit 1941, me kryetar te pare Rexhep Mitrovicen, u angazhuan per rend, paqe e qetesi. Aktiviteti i tyre theksonte qellimin dhe strategjine per bashkimin e te gjithe trojeve etnike. Per here te pare, me 28 nentor 1941 u festua ne Mitrovice dita e flamurit. Ekzistojne nderkaq deshmi, qe Rexhep Mitrovica megjithe qendrimin dashamires ndaj gjermaneve, ka refuzuar apo sabotuar veprimet e tyre sic ishte rasti i arrestimit te disa banoreve hebrej dhe rome te Kosoves. Per t’i shpetuar nga ndeshkimi i metejshem, shume persona kalohen permes malesive te Drenices, ne territorin e Shqiperise fshehtas gjermaneve. Nga ana tjeter Rexhepi kishte marre detyren e “komandantit te forcave vullnetare shqiptare ne trojet e cliruara”, duke rene shpeshhere ne konflikt me italianet. I akuzuar “per veprimtari kunder regjimit italian ne Shqiperi”, fashistet gjejne rastin per ta arrestuar dhe burgosur, denim qe e kreu nga gushti deri me 13 shtator 1943 ne Porto Romano te Durresit, bashke me Mit’hat dhe Mehdi Frasherin, Bedri Pejanin, Xhelal Mitrovicen etj.

Hyrja e trupave gjermane ne Shqiperi krijoi nje realitet te ri. Diplomatikisht nazistet ruajten nje fasade respektimi te sovranitetit shteteror e territorial te Shqiperise, kurse de jure e de facto vendi kishte hyre ne te vetmen periudhe historike kur kufijte e shtetit, edhe pse nen pranine e ushtrise gjermane, perafroheshin ne mase shume te madhe me kufijte etnike shqiptare. Ja cfare thote nje leter e te plotfuqishmit special gjerman per Juglindjen, Herman Nojbaher, drejtuar ministrise se Puneve te Jashtme me 23 shtator 1943: “Urgjent! Me date 20 i kam propozuar komandantit suprem per juglindjen qe, duke marre parasysh poziten e vecante te Shqiperise, ne Tirane te mos emeroj komandantin ushtarak, por sipas shembullit te Kroacise, “gjeneralin e plotfuqishem gjerman per Shqiperine”, qe te menjanohet cdo analogji me territorin e okupuar. Komandanti suprem eshte dakord me te. Lutemi qe e njejta vije te mbahet edhe prane Komandes se Larte te Forcave te Armatosura”.

Me 16 tetor 1943, u mblodh ne Tirane Kuvendi Kombetar, i cili shpalli “Keshillin e Larte te Regjences” dhe me 5 nentor ky institucion emeroi qeverine me kryeminister dhe minister te Kultures, Rexhep Mitrovicen. Perse e mori ai detyren? A ushqente vertet iluzionin se Shqiperi ishte realisht e pavarur dhe gjermanet nuk do ta preknin sido qe te sillej? Nga vete dokumentacioni i pasur i Vermahtit, deshmohet se Rexhep Mitrovica, si shume intelektuale e figura te tjera te “Shqiperise se Vjeter dhe te Re (Kosoves)”, e kishin te qarte qe humbja e luftes nga Gjermania ishte e afert. Ai mori premtime te forta nga gjermanet, se pas terheqjes nga Shqiperia, ata do te respektonin neutralitetin e vendit ne qofte se te njejtat garanci i jepnin edhe britaniket dhe amerikanet. Sigurisht Mitrovica ishte pervecse nacionalist, dhe antikomunist i bindur: Sjelljen e komunizmit ballkanik ai e kishte provuar me serbet dhe jugosllavet ne pergjithesi, ndaj nuk ushqente iluzione se cfare mund ta priste Kosoven ne duart e tyre. Nderkohe nje hapesire e gjere mbareshqiptare kishte nevoje urgjente per normalizim dhe qeverisje. Ja disa hapa qe u ndermoren muajt e pare:

U anulluan te gjitha marreveshjet me Italine; u rivu ne vend kushtetuta e para 7 prillit 1939; u kembyen ambasadore me Gjermanine; per te luftuar kaosin qeveria e Mitrovices kerkoi funksionimin normal te administrates civile, ushtrise, finances, arsimit, ne mbare vendin. Kerkoi nga shteti gjerman lirimin e te internuarve ne Itali. Nuk u formua asnje parti naziste, nuk u lejuan pershendetje te huaja, flamuri shqiptar u shpalos pa asnje shenje; ne fuqi ishte ligji civil dhe jo ai marcial (ushtarak); ushtria gjermane blinte mallra ne tregjet shqiptare me monedhen e vendit, frangen. Rexhepi i vuri detyre qeverise se tij qe te parandaloje depertimin e ideologjise komuniste dhe ndikimin sllav. Shpresen me te madhe per kalimin e kesaj situate te luftes pa demtuar vendin dhe teresine e tij ai e kishte tek demokracite anglo-saksone.

Sic thekson historiani i njohur Bernd Fisher, “me shume se pro-gjermane, shumica e ministrave dhe vete kryeministri Rexhep Mitrovica mund te identifikohej qartesisht si antikomunist. Programi i tij ishte mjaft progresiv. Keshilltarja e SOE-s britanike ne Kajro, Margaret Hezllak, shkoi deri aty sa deklaroi qe “nese nuk do te ishim ne lufte me vendin, forcat e te cilit kane pushtuar Shqiperine, linja e politikave qeveritare (shqiptare) do te merrte aprovimin tone te ngrohte””.

Por sic dihet tashme, rrota e ngjarjeve po ecte ne te kundert. Edhe pse formimi i divizionit SS shqiptar “Skanderbeg” ishte veper e Bedri Pejanit, dhe nuk u njoh nga qeveria e Tiranes, forcat komuniste qe po nuhasnin se po vihej ne loje pushteti i ardhshem, i shpeshtuan goditjet ushtarake dhe propaganden. Nje fryme e pergjithshme kunder kosovareve zuri vend, edhe per shkak se pese regjimentet e xhandarmerise te ngritura rishtas, perbeheshin ne mase te madhe prej tyre. Nxitja sic eshte verifikuar tashme, erdhi pikerisht nen udhezimet e jugosllaveve qe ngriten Partine Komuniste Shqiptare dhe orkestronin edhe gjate luftes, veprimtarine e saj, Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic. Ngjarjet arriten kulmin e ashpersise me masakren e 4 shkurtit 1944, kur mbi 80 banore te Tiranes u pushkatuan rrugeve te kryeqytetit apo ne periferi. Sot ka dy versione mbi kete ngjarje: I pari thote se kjo raprezalje eshte kryer me bekimin e Rexhep Mitrovices dhe ministrit te Brendshem Xhaferr Deva, edhe pse nuk dha urdher me shkrim, duke inskenuar nje gjasme atentat te komunisteve. Sipas versionit te dyte, atentati eshte kryer vertet, duke pasur si shenjester komandantin ushtarak Kadri Cakrani i cili shpetoi, por humbi jeten nipi i ministrit Deva. Si hakmarrje impulsive (me pelqimin dhe pjesemarrjen e gjermaneve), Cakrani se bashku me Irfan Ohrin, Qazim Mulletin, ish komandantin partizan te dezertuar, Xhelal Staravecken kryen raprezaljen e njohur.

Gjerat u perkeqesuan. Riaktivizimi i vrullshem i levizjes antifashiste ne pranvere dhe vere 1944, u shoqerua me ferkime te ashpra edhe brenda vete nacionalisteve, qe cuan ne izolimin e “klanit kosovar”. Me 14 korrik 1944 Rexhep Mitrovica jep doreheqjen dhe bashke me Xhaferr Deven kthehet ne Prizren. Kosova rrezikohej seriozisht si nga komunistet sllave, ashtu dhe cetniket serbe. Por shume pak kishte mbetur per t’u bere. Ne mesin e nentorit 1944, Rexhep Mitrovica largohet nga Kosova. Nga Kroacia ne Itali, ai vendoset ne Stamboll me 3 dhjetor 1948, pa e pushuar aktivitetin edhe ne mergim. Mit’hat Frasheri i kerkoi qe te bente perpjekje per te krijuar nje komitet per Kosoven, nderkohe qe e ftoi te dergoje ne “Komitetin Shqiperia e lire” dy perfaqesues te Komitetit te Kosoves.

Rexhep Mitrovica mbylli syte ne vitin 1967 ne Stamboll, i “vulosur” nga propaganda komuniste si tradhtar i atdheut e kolaboracionist i pushtuesit. “Tradhtia” e tij ndaj Shqiperise etnike eshte e qarte sot si akuze inekzistente, duke njohur gjithe veprimtarine e Rexhep Mitrovices. Nga ana tjeter, pranimi i asaj detyre per te drejtuar vendin perballe gjermaneve kalimtare dhe ne perspektiven e nje Shqiperie te ardhshme demokratike, duhet vene ne peshore me nje lloj tjeter kolaboracionizmi: Ate te komunisteve shqiptare me komunizmin e importuar sllav, qe pati Kosoven si kurban i kesaj krushqie. Se kush nga te dyja llojet u provua me i demshem, kete e kemi te provuar sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora