E diele, 28.04.2024, 12:13 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Marku: Mara Bajraktari, gruaja fisnike që sfidoi kohët

E hene, 06.10.2008, 05:51 PM


Mara Bajraktari, gruaja fisnike që sfidoi kohët

Nga Gjon Marku
 
Vdiq në qytein e Lezhës Mara Bajraktari Qytetare e Nderit e Qarkut të Lezhës të Lezhës Gruaja që emrin e saj e lidhi me flamurin e bajrakut të cilin e ruajti në gji për dekada, ani se kaloi një kalvar të gjatë internimesh. Mara Bajraktari është bijë e një familje të fisme në Ndërfanën e Epërme. Ka lindur në 18 .05.1917. I at i saj Ndue Doda ka vdekur kur ajo ishte vetëm se tre vjeçe. Por familja e saj i kishte gjithnjë miqtë të fisëm siç ishte dhe vetë. Mara fejohet në Kashnjet në familjen e Bajraktarit të Kashnjetit. Akoma pa u martuar ajo, familja e Gjet Dod Prengës kaloi një tragjedi të vërtet në njërën ndër luftrat më të ashpra në territorin e Mirditës në vitin 1944 kur në luftën e Gëziqit nga familja e Marës mbetën të vrarë katër persona. Por fatkeqësia do të ndiqte Mara Bajraktarin edhe pas martesës së saj në familjen e madhe dhe të njohur të baraktarit në Kashnjet. Pozita e kësaj familje, qendrimi i saj dhe përplasja me regjimin e sapovendosur në Shqipëri mbollën të tjera fatkeqësi për këtë grua fisnike që tashmë duhej të sfidonte kohën. Kështu në vitin 1945 i vritet burri i saj prej forcave të ndjekjes. Kunatin ia burgosin. I digjet kulla e bajraktarit e vetmja gjë që mundi të shpëtoi prej saj Mara qe një Flamur i shtëpisë së bajraktarit të cilin ajo e futi në gji dhe ajo internohet. Një grua e ve, me dy djem të vegjel jetime (Nduen dhe Gjonin) tashmë fillon një jetë dhe një kalvar vuajtjesh. Ishte fshirë nga faqja e dheut kontributi i kësaj familje në ngjarjet e mëdha kombëtare ani se Ded Kolë Bajraktari kishte vajtur nënë të njejtin flamur në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 10 qershor të vitit 1878, e ani se kjo familje kishte qenë gjithnjë një derë me kontribute dhe me virtyte por tashmë ishte një derë me telashe të mëdha një derë prej së cilës kishte të pushkatuar, të dënuar, të përndjekur. Ani se dera prej nga vinte Mara Bajraktari kishte katër dëshmor të atdheut rënë në luftën e Gëziqit, ani se ajo ishte një grua e vetme tash me dy jetima jeta e saj kalon nëpër një varg ndjekjesh dhe përndjekjesh por ajo nuk gjunjëzohet, nuk prulet e vijon jetën e saj duke ju kushtuar dy fëmijeve të vet duke ruajtur si të vetmen relike të kësaj familje Flamurin e të parëve i cili sipas disa studiuesve daton të jetë nje nga flamujt më të vjetër në vend. Në njërën prej mbledhjeve të tij Këshilli i Qarkut të Lezhës me vendimin Nr 45 vendosi t’i japi titullin “Nderi i Qarkut Lezhë” znj. Mara Bajraktari me motivacionin “Për kontribut të çmuar në ruajtjen e flamurit original mbi 125-vjeçar të bajrakut të Kashnjetit (Dibrrit) kësaj vlere të rëndësishme të histories dhe identitetit tonë kombëtar”, titull të cilin e ka dorëzuar deputeti i zonës Nr 14 Z Preç Zogaj, i cili në falenderimin e tij për Qarkun e Lezhës për aktivitetin e ka quajtur një evenimet të vecantë dhe një vlerë unikale flamurin e ruajtur ndër vite. Po kush është Mara Bajraktari? Ndërsa Kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës, Bardh Rica ka thënë: “Kontributi në fusha të ndryshme të jetës duhet të vlerësohet. Ky aktivitet që po zhvillojmë vetëm sa shënon fillimin e një pune që ne si institucion do ta vijojmë në të ardhmen. Ftoj të gjitha shoqatat dhe organizmat e ndryshme të rajonit e më gjerë që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm dhe propozimet përkatëse për vlerësimin e kontributeve të figurave të ndryshme të këtij rajoni”. Flamuri që ka ruajtur edhe në vitet e diktaturës komuniste është dëshmi e vlerës së kësaj gruaje fisnike ka vijuar më tej z Rica. Ndërsa deputeti Preç Zogaj, duke vlerësuar figurën e Mara Bajraktarit është shprehur: “Kjo grua fisnike e ruajti këtë flamur si një vlerë dhe si një dokument të madh historik jo vetëm për trevën e Mirditës por edhe më gjerë. Ky flamur shpalos një vlerë të madhe historike dhe në trashëgiminë tonë kulturore. Në familjen e bajraktarit të Kashnjetit janë gjendur shumë përsonalitete të drejtuese të bashkisë, prefekturës dhe Qarkut të Lezhës për të ngushëlluar të afërmit e Mara Bajraktarit ...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora