E enjte, 24.07.2025, 10:30 PM (GMT+1)

Kerko: a

Xhevat Rexhaj: Virusi enverist ende aktiv

E diele, 05.10.2008, 08:01 PM


Xhevat Rexhaj
VIRUSI ENVERIST ENDE AKTIV

Nga Xhevat Rexhaj
 
Diktatura si një dukuri, sistem i diktuar nga njeriu dhe rrethi i ngushtë i tij, duket se dallon nga vendi në vend ku ishte apo ishin të instaluara vetë ato. Dikush edhe në diktaturë i ka ndihmu popullit të vetë, ndersa dikush e ka shkatëru edhe atë qelizën e fundit të kombit të vetë, paradoks por realitet.                                                                  

Pa dashur të futem në brendi apo në ndonjë analizë të thukët, ku thënë t¨drejton edhe nuk posedoi njohuri dhe as referenca  të duhura, mirëpo do të ndalem në atë se çka unë njof dhe çka une di nga dy diktatura për të cilat une kam dijeni dhe të cilat une i kam përjetu personalishtë, njërën në lëkurën time, dhe tjetrën si të dëgjuar por jo të thenë haptas në Kosovë.
Ne shqiptarët e Kosovës dhe të tërë trojeve etnike që ishim nën okupimin sllav, kemi jetuar dhe përjetuar në forma të ndryshme diktaturën e Serbo-jugosllavisë, ne që jemi koshientë dhe të drejtë në mendimet tona e dijmë se ajo diktaturë komplet ka qenë e orientuar kundër ne shqiptarëve në veqanti, dhe kundër kroatëve aty këtu. Diktaturën e serbo jugosllavëve, prap ne shqiptarët mund ta kuptojmë pse ajo ishte aq e egër për ne shqiptarët, ai sistem në momente të caktuara tregonte ,kinse ndonjë shenjë se ja shqiptarët po fitojnë disa të drejta, dhe se levizja e tyre është shumë më e lirë se sa lëvizja dhe të drejtat njerëzore të shtetasve shqiptarë në vetë shtetin shqiptarë. Të jem i sinqert, në ato kohë ne jetonim me iluzione edhe për diktaturën e serbo jugosllavisë, sepse edhe titistat shqiptarë na e lyenin kokën se kemi të drejta mjaftë,dhe se sistemi i Titës ishte më i  miri në botë, e nga ana tjetër, shqiptarët e ideoligjizuar gjerë në palcë me marksizëm-leninizëm-stalinizëm e enverizëm na e mbushnin trurin me rrena se sistemi më i përkryer në botë është enverizmi, dhe se ai që flet diç kundër enverizmit, pra kundër tejkalimit të  gjerë në 130%, të normave në fusha të ndryshme të  punës ku punohej me kazma, lopata dhe me duar të gjalla, quhej jo më pak se tradhëtar i kombit- marrëzi dhe kërcënim për të mos menduar realishtë.
Serbo-jugosllavët i mbushnin burgjet me ata që lavdëronin Enverin, ndersa vetë Enveri i mbushte burgjet me ata shqiptarë që iknin nga serbo-jugosllavët se kishin përmend emrin e tij- idiotizëm antishqiptarizëm- sëmurje psiqike e një sistemi të tërë. Enveri mbushte burgjet dhe ndante familjet në mes vehte, i çnjerëzonte dhe i shkatërronte edhe moralishtë motrat dhe nënat shqiptare, kampe përqendrimi dhe punë" vullnetare" u ofronte atyre, e ne shqiptarët jashta kufirit, mburreshim se ja si Enveri po i zënë gjithherë armiqët e shqiptarizmës dhe po i denon ashtu si duhet se janë, spiunë, tradhëtar e çka jo tjetër, pra aty funksionon shteti. Jam i sigurtë se edhe athere kishte shumë shqiptarë të kthjellët që e dinin se një kasap nga radhët  shqiptare, dhe i lindur si shqiptarë, prente dhe masakronte vetë të vetët-shqiptarët, mirëpo nuk kishte guxim kush të tregonte se quheshe spiun i serbosllavisë...
Të kthehem, pra te serbosllavia, sepse dikush që dëshiron të gjejë qime në ve mund të thotë ja titisti ( sepse ne LDKistëv, që tani jemi në koalicion me enveristët, na thonin kështu), më shumë e shanë sistemin enveristë se sa atë titistë, pra serbo-jugosllavia edhe e kishte interesin të na shkatërroi në çdo sferë deri në shpirtë ne shqiptarëve, andaj edhe une personalishtë ata i kuptoisepse serbët e kishin interes shfarosjen tonë, sepse edhe para " Naçertanies" së Garashaninit e kishin objektë dhe qëllim akademikë e shtetëror që të na zhbijnë nga dheu, ata pra ishin dhe janë sot e tërë ditën për memorandumin e ASHAS. Na mbetet ne shqiptarëve që të ju kundërvehemi, sepse me atë diktaturën e adhuruesit të athershëm e fatkeqësishtë edhe të shumë adhuruesve që ka ende sot ish diktatori i jonë, vetëm se i kemi ndihmuar armikut tonë Serbisë.
Edhe sot e tërë ditën ka Enverista-sidomos në Republikën e Kosovës dhe në Iliridë e që fatkeqësishtë janë të vendosur këmbëkryq në fron-Institucione kryesore, si me ua pa lanë baba  Enver, duhet pranuar se edhe janë të rrezikshëm, por fatmirësishtë nuk po kan guxim se kundërshtarët e tyre politikë do i burgosnin ose do i ...
 
Enveristat janë kërcënim për ardhmërin shqiptare
 
Këtyre ditëve u aktualizua, etapa ndër më të errtat në historinë tonë; enverizmi. Na doli si nga filmat e drakullës vampirja e errësirës, gruaja që gjeti kështjellën për të i bërë intrigat, për të thur plane për një kthim te e fundit moral të errësirës ku ajo ishte personazhe kryesore e filmit tragjik që zgjati afër 50 vite, e ku ajo me burrine vet e sakatosen gjerë në errësirë imperiumin e tyre.
Në shumë reagime artikuj dhe shkrime u vërejtë se sa e tmerrshme është thënja se ne shqiptarët jemi nana e "vakive", pra ne nuk mbushemi mend dhe e duam ende të keqën. Në vend që ajo, nuk ia përmendi dot emrin, të jetonte vitet e fundit në burg¨, ajo gjënë vendë në sofra shqiptare, mallkuar qofshin ato-a që provokojnë të vrarët, pushkatuarit, persekutuarit, të burgosurit e gjallë ende, dhe familjet që kan humbur të afërmit nga "mirësia" e të ftuarës së tyre në televizionet e pista, e cila në bashkëpunim me Draganin dhe Milladinin "i deshti shumë shqiptarët"?!
Duhet të jemi të sinqertë, ka shumë shqiptarë që e kanë të ngulitur enverizmin në tru, ka në Shqipëri mbeturina të shumta staliniste-enveriste, ka në shtetin më të ri në botë shumë enverista, janë udhëheqës të lartë institucionesh, janë të futur në struktura të ndryshme, janë shumë të pasur dhe fatkeqësishtë janë të rrezikshëm, këto forca retrograde janë dhe do të jenë pengesë e ardhmërisë sonë, këta me babën e tyre Qosjen i sulmuan, i luftuan, i shantazhuan dhe i denigruan figurat më të ndritura të kombit shqiptarë, Presidentin Ibrahim Rugova,shkrimtarin më të madh Shqiptarë dhe evropian, të madhin Ismail Kadare, akademikun Fehmi Aganin, Azem Hajdarin, Josefina Topallin dhe atë që me dëshirë do e kishin likuiduar menjë herë Dr. Sali Berishën. Shumica e ne shqiptarëve i kemi përjetuar edhe personalishtë vrazhdësit dhe pislleqët e këtyre bolshevikëve, janë të paparashikuar dhe të paskrupullt, andaj edhe e pata shkruar para nja 10 ditësh një shkrim , Shqipëri kujdesë rrugës...
 
Bashkëmendimtarët e sotëm të asaj fantazme që dukej në atë kanalinTop..., për të arritur interesat e tyre e shtrijnë Shqipërin besa dhe Kosovën përtoke, sikur në vitin e tragjedisë  dhe marrëzisë  mbarërshqiptare ,pra vitit 1997.
Kushneri pat thenë me një rast në vitin 2000, në një intervistë të tijën edhe këtë," brendia e shtëpive shqiptare mrekulli dhe rregull, ama oborret dhe rrethi katastrofë", andaj une do të shtoja  se sot për ne shqiptarët është me rëndësi që ta pastrojmë edhe oborrin nga ndytësirat dhe bërlloku që paraqet edhe rrezikë për shëndetin, e në këtë rast sidomos shteti shqiptarë duhet të dalë me dosje, pra Zotëri Berisha, Zonja Topalli, Zotëri Topi, pastrojeni Shqipërin nga berlloku, se athere edhe neve në trojet shqiptare marrim frymë më lehtë.
Kur ta kemi oborrin tonë të pastruar, jemi më të shëndosh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx