Kerko: a
Enver Bytyçi: Të vërtetat e Sajmos!
E diele, 22.09.2019, 08:20 PM
Të vërtetat e Sajmos!
Nga
Enver Bytyçi
Të
gjitha ekranet televizive janë zënë më figurën dhe fjalorin e Sajmir Tahirit.
Qëllimi është që ato të përcjellin “të vërtetën e Sajmos”, se ai nuk qenka
trafikant, nuk paska shpërdoruar detyrën dhe as ka bërë keq. Thjesht, sipas
tij, është dhe mbetet heroi shqiptar në detyrën e ministrit të Brendshëm.
Përmes
ekranit ai shau, akuzoi kundërshtarët, sulmoi opozitën, madje dhe ambasadën
amerikane, megjithëse kjo e fundit e përkëdheli disi në deklaratën e saj.
Kësisoj Sajmiri bëri heroin dhe viktimën njëkohësisht. Ia dha këtë shans “shefi
i madh”, Edi Rama, sepse kryeministri urdhëroi gjykatësit e trembur prej
vetingut që ta lirojnë nga akuzat dhe dënimi me burg të ish-ministrit të
drogës!
Pa
u zgjatur më tej, sepse gjithë shqiptarët e ndoqën komedinë tragjike të radhës
të këtij vendi, që jetesën dhe mbijetesën e këmben me fatin e një trafikanti të
dëshmuar, doja thjesht të përmendja dy-tre shembuj tjerë, të ndëshkuar rëndë
për veprat e provuara penale që ka bërë Sajmir Tahiri.
Kronikat
e gushtit na bënë me dije se disa dhjetëra sipërmarrës janë çuar në dyert e
burgut, sepse kanë fshehur të ardhurat dhe nuk kanë paguar taksat. Po Sajmir
Tahiri me mercedesin lluksoz a nuk bëri të njëjtën gjë?! Ai e shiti makinën e
tij pa dokument, me qëllim që të mos paguhej taksa e shitjes. A është ky veprim
i njëjtë me atë që kanë bërë sipërmarrësit e burgosur?! Po t’i shtojmë kësaj
shitjen e makinës një trafikanti droge, përdorimin e saj për trafik narkotikësh
në emër të ministrit, krijimin e kushteve të mosndëshkueshmërisë për veprën
kriminale, pra mbrojtjen që ua ka dhënë ministri Habilajve, atëherë çfarë quhet
kjo e vërtetë e Sajmir Tahirit, për të cilën ai nuk dëshiron të flasë?
Lexuesit
duhet t’i kujtohet se Gani Dizdari, një ikonë e drejtësisë shqiptare, u
ndëshkua nga vetingu, sepse kishte pirë kafe me nipin e tij, i akuzuar dikur
për përdorim narkotikësh. Dizdari nuk kishte probleme me pasurinë, nuk e kishte
favorizuar nipin e tij me asnjë formë, nuk kishte asnjë problem me aftësitë
profesionale. Por zoti Dizdari u la jashtë gjyqësorit, sepse ishte ulur në
tavolinë më djalin e motrës! Ej, djalin e motrës! Ndërsa Sajmir Tahiri u shet
kushërinjve makinën, duke fshehur taksat e shtetit, udhëton me ta në Shqipëri e
jashtë saj me të njëjtën makinë, udhëton me ta edhe me skaf dhe hiqet si i
virgjër!
Me
kë? Jo me djalin e motrës, por siç thotë ai, me disa kushërinj të largët. Çfarë
e lidhi me këta kushërinj të largët përveç trafikut të drogës?! Me djalin e
motrës, çfarëdo e kushdo të jetë ai, je i detyruar të rrish. Po me kushërinjtë
e largët, për të cilët Sajmo thoshte se nuk i njihte, nuk je i detyruar të
shoqërohesh! Megjithatë tepelenasi Sajmo po na shfaqet si hero e viktimë,
ndërsa tropojani Dizdari u shpall armik i pushtetit!!!
Dhe
për fund: Nëse gjykata vendosi që ish-ministri i Brendshëm të dënohet vetëm për
veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kjo ndodhi për shkak të falsifikimit
dhe fshehjes së provave nga prokuroria e kapur prej kryeministrit.
Por
askush nuk beson se Sajmir Tahiri nuk ka marrë 5 milionë euro në muaj nga
trafiku i Habilajve. Askush nuk e ve në dyshim se Sajmua nuk ka patur në
dispozicion 20 milion euro në fushatën elektorale, të sponsorizuara nga mafia,
me të cilën ka bashkëpunuar. Të gjithë e dinë se Edi dhe Sajmiri së bashku
ideuan dhe realizuan projektin e kanabizimit të Shqipërisë, me qëllim
financimin, blerjen e votave të shqiptarëve dhe përjetësimin e pushtetit!
Por
sot Sajmo nuk pranoi asgjë nga këto. Ndërkohë që e vërteta është akoma më e
hidhur. Sajmir Tahiri është projektuar shumë kohë para ardhjes së Rilindjes në
pushtet për ministër i Brendshëm, me projekt të atëhershëm përdorimin e
pushtetit për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare. Rilindja ishte e
kriminalizuar që në opozitë. Duhej të vinte në pushtet për ta kriminalizuar
gjithë shoqërinë. Për ta fsheh këtë qëllim Rilindjes i duhej që të çonte në
qeli gra e nëna me fëmijët 5 vjeç! Kjo është e vërteta e saktë, e Sajmos! Të
vërtetat e tij, të cilat i shpalli sot, janë mashtrim i opinionit publik!
Tiranë, 21.09.2019