Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Hoxhallarët e sotëm më të zi se popi rus!
E premte, 20.09.2019, 08:34 PM
Hoxhallarët e sotëm më të zi se popi rus!
Nga Gani Mehmetaj
Miti
për popin (priftin) rus që ka shërbyer hoxhë me dhjetëvjetëshe në Dardani për
të shkombëtarizuar shqiptarët, ka jetuar në mendjet tona që nga fëmijëria.
Shkrimtari Ibrahim Kadriu e barti me mjeshtri në romanin “Misioni rus”, që bëri jehonë të madhe dhe ua hapi sytë
sadopak shqiptarëve fatkeq, gjithnjë objekt manipulimi nga të tjerët.
Mirëpo
miti për popin rus ishte realitet edhe atëherë. Qindra hoxhallarë flisnin me
urrejtje e nxisnin përçarje kombëtare, kur ishim nën okupimin e Serbisë. Qindra
hoxhallarë edhe sot kur nuk u rri mbi kokë Serbia flasin me urrejtje për
shqiptarë e për personalitete më të shenjta të shqiptarëve, qindra hoxhallarë
shpifin kundër historisë kombëtare, gjuha e qindra hoxhallarëve është gjuhë shqipe, por flasin me urrejtje kundër
shqiptarëve sikur ta kishin baba popin rus.