Kerko: a
Skender Jashari: Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik
E marte, 17.09.2019, 07:20 PM
Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik si nxitëse të akteve terroriste islamike kundër personave të caktuar në Republikë të Kosovës
Nga Skender
Jashari
Ky fenomen është
vërejtur që në vitet 2003 e këndej. Propaganduesit e radikalizmit,
ekstremizmit dhe terrorizmit islamik kanë kuptuar që mediet, rrjetet sociale
janë një pushtet në vete, përmes të
cilëve mund t’ia imponojnë bindjet dhe mentalitetin e tyre një mase më
të gjerë. Kisha vërejtur edhe unë personalisht, por
edhe disa miq, që një radio lokale që thirrej ende në emër të Luftës së UÇK-së, në Kosovë,
i jepte hapësirë disa programeve ekstreme që propagandonin radikalizmin, ekstremizmin
dhe terrorizmin islamik. Për fat të keq,
ende sot shohim medie por edhe rrjetet
sociale që keqpërdoren, derisa
Institucionet relevante heshtin.
Linçimet, akuzat,
fyerjet, kërcënimet e disa medieve që propagandojnë radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin
islamik, por edhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të tilla, kanë bërë tashmë në Kosovë, që
ndaj disa dhjetëra personave radikalist, ekstremist a terrorist islamik
të kryejnë akte konkrete terroriste, ndaj individëve të
caktuar-disa raste tashmë njihen
botërisht. P.sh: shkrimet e tilla kundër një gazetareje hulumtuese,
ka nxitur akt terrorist kundër
saj- e kanë rrahur rëndë dhe kërcënuar
me jetë; shkrimet e tilla kundër një këshilltari të Kryetarit të Kuvendit të
Kosovës, ka nxitur akt terrorist kundër
tij- është ndjekur nga terrorist
islamik dhe kërcënuar me jetë!
Andaj shkaku i
shkrimeve të ngjajshme edhe kundër personave të tjerë, kanë qenë
shkas që kanë nxitur akte
konkrete terroriste kundër tyre. Prandaj Institucionet e ndjekjes obligohen ligjërisht të vepronin për çdo rast kur në medie, rrjete sociale
shpifen, fyejnë, linçojnë, akuzojnë, kërcënojnë a etiketojnë persona të tjerë
mbi bazë të dallimeve fetare, etnike a politike.
Shkrimet e
shpifura, fyese, akuzuese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste
islamike kundër meje, shihen e dallohen
qartë:
Gazeta Impakt, publikon një shkrim
fyes, kërcënues dhe nxitës të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj
2019, me titull:”Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e
Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”
Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau
përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës të terrorizmit islamik, të titulluar:” Skënder
Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” të
publikuar më 06.07.2019.
Gazeta Impakt, kopjon shkrimin që ka bërë Koha Islame, të
titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në
Zelandën e Re!”, të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar në shpërndarjen edhe më shumë të shpifjes që ishte bërë kundër Skender
Jasharit.
Gazeta Impakt, kah fundi i muajit gusht 2019,
publikon një tjetër
shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit
islamik kundër Skender Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e
hoxhallarëve në Luginën e Presheves”
Gazeta Impakt, publikon një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues
dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, më 09.09.2019, me titull:” Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam
Europën, për çallmen osmano-islame!”
Në koherencë dhe
bashkëveprim me mediet e sipërthëna,
nga adresa false në rrjetin social facebook,
kanë krijuar fotografi fyese dhe
kërcënuese, me qëllim që edhe më shumë të
nxiten aktet terroriste kundër meje.
Adresa false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta
Saiti” nga postimet e saj,
shohim që poston kundër Ramush Haradinaj( duke e
akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër një gazetareje hulumtuese, kunder një mesueseje të Prizrenit,
si dhe kundër meje. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese,
shpifëse dhe nxitëse të akteve të
terrorizmit islamik kundër meje, me mbishkrimin :” Ky është islamofobi
Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e
Zelandës së Re” ndërsa poshtë
fotos është shkruar:”Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.”
Madje shihet që janë bërë 43 shpërndarje, në bashkëveprim me një adresë tjetër false të facebookut të emërtuar “Ari Ari
Zhitia”.
Po ashtu disa faqe
dhe grupe në facebook, të cilat postimet-shkrimet fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike të
Koha Islame, Gazetës Impakt dhe fotografisë fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike
kundër meje, të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë të grupës dhe në formë
të qëllimshme-të organizuar. Derisa indirekt në shpërndarjen e materialit të tillë, ndikojnë edhe terroristët islamik të dënuar( p.sh: B. B.
etj) apo hoxhallarë radikal si A. A etj.
Lajmi Islam në
09.07.2019, në faqen e saj të facebookut, shpërndan lajmin e Koha Islame, postim i cili
është shpërndarë 19 herë nga
mbështetës të radikalizmit
islamik, është komentuar 48 herë kryesisht komente fyese dhe kërcënuese. Shumica e kërcënimeve janë nga radikalist të cilët janë frekuentues
të islamit radikal politik, që predikohet nga disa hoxhallarë të cilët tashmë kanë
kaluar nëpër duart e Drejtësisë. Kërcënues të tillë, nga Lugina
e Preshevës, nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, nga vendet e Bashkimit Europian( kryesisht nga Zvicëra
dhe Gjermania etj), disa prej tyre edhe të komuniteteve RAE, komunitetit boshnjak dhe turk, mesin e
tyre edhe polic shqipfolës
të policisë serbe në Luginë të Preshevës dhe të policisë në Maqedoninë e
Veriut. Situatë e njejtë është edhe
me faqet dhe grupet tjera!
Koha Islame në
06.07.2019, në faqen e saj të facebookut, shpërndan lajmin e Koha Islame, i cili është shpërndarë 9 herë nga
mbështetës të radikalizmit
islamik, është komentuar 6 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
Medicine Q&A,
faqe në facebook, në 06.07.2019,
shpërndan lajmin e Koha Islame, i
cili postim është shpërndarë
6 herë nga mbështetës të radikalizmit islamik, është komentuar 14 herë
kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
Orientohu Press,
faqe në facebook, në 30.05.2019,
shpërndan lajmin e Gazetës
Impakt, i cili është shpërndarë 1 herë nga
mbështetës të radikalizmit
islamik( faqe facebooku me emrin Ligjeruesi Islam).
Ligjerusi Islam
faqe në facebook, më 30 maj 2019, shpërndan nga Orientohu Press, shkrimin fyes dhe kërcënues të Gazetës
Impakt.
Institucionet
respektive të Republikës së Kosovës,
Republikës së Shqipërisë, në çastin që janë publikuar shkrimet e tilla fyese,
kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër personave të caktuar, kanë
qenë të obliguara sipas ligjit, që të
vepronin ex officio. Por sërish dëshmohet që institucionet
e ndjekjes ende janë neglizhente, duke
lejuar që lirshëm të
propagandojnë radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm islamik, madje që
propaganda e tillë të drejtohet
kundër një personi, si mënyrë për të nxitur terrorist islamik potencial që të kryejnë akte terroriste
kundër individëve të tillë, apo që shkrimet e tilla fyese përcjellur edhe me
kërcënimet e radikalistëve islamik, të
përdoren si mbulesë për kryerje të akteve
terroriste nga agjentët e Serbisë. Ka disa muaj, që prokurorë të caktuar padisin madje
Shqipëtar të cilët reagojnë dhe shprehin bindjet e tyre politike dhe
fetare kundër radikalizmit, ekstremizmit
dhe terrorizmit islamik- mënyrë kjo
perfide e mbrojtjes së radikalizmit,
ekstremizmit dhe terrorizmit islamik( rasti ështe Gjykatën Themelore Prizren
është një rast i tillë!).
Kishim reaguar me
kohë, disa nga ne që e studionim antiterrorizmin islamik, ku denonconim mos veprimin e duhur në parandalimin, luftimin e
radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik dhe më pas rehabilitimin
e radikalisteve, ekstremisteve dhe
terroristëve islamik- gjë e cila u
vërtetu edhe nga studimet ushtarake amerikane.
Më 04 dhe
12.09.2019, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë,
dorëzohet kallëzim penal, shkaku që
Portali Koha Islame, Gazeta Impakt
dhe disa adresa të facebookut, kanë publikuar akuza, shpifje, fyerje dhe
kërcënime publike, kundër meje. Shkaku i
këtyre shkrimeve akuzave, shpifjeve, fyerjeve, kërcënimeve, të cilat janë
bërë qëllimisht, me të cilat kanë
patur qëllim keqinformimin e
besimtarëve musliman në Trojet
Shqipëtare, prej të cilëve pastaj të manipulohet ndonjë person, për të kryer a tentuar të kryej akt terrorist kundër meje,
apo sipas gjitha dyshimeve, që të kryejnë
akt terrorist agjentët e Serbisë duke i’a
mveshur aktin e tillë gjoja Shqipëtarëve të besimit islam. Siç kishin
tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë t’më kidnaponin e që për pasojë tentuan t’më vrisnin, por që
pastaj polic hetues të caktuar të policisë së Kosovës, të cilët janë
identifikuar si agjent të Serbisë, kanë kërcënuar që të heshtej rasti, të mos akuzohej terrorizmi
islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së
Pashkëve të 2012, ndaj meje, ku
organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë
se “do ia heqnin kokën” etj. Edhe në
këta muaj( nga fundi i majit 2019, deri më sot), si pjesë e kërcënuesëve drejtëpërdrejt dhe tërthorazi
janë identifikuar edhe dy persona:
Një polic hetues i
rajonit të Prishtinës, i cili ka qenë i
njejti i dyshuar edhe për mbrojtje dhe
ndihmesë agjentëve islamik të Serbisë gjatë
2004, pastaj në rastin e 27.05.2009 etj; apo i njohur edhe nga disa të burgosur dhe paraburgosur për terrorizëm(
luftëtarë të huaj terrorist) si polic hetues që i ka ndihmuar ata si dhe i
përfshirë edhe në veprimtari të krimit të organizuar( në detaje është përfshirë në Kallëzimin penal).
Një zyrtarë
korrektues në Qendrën Korrektuese të
Dubravës, i cili veproi si grup në
kërcënime kundër Skender Jasharit, në rastin e fundit( në detaje është përfshirë në Kallëzimin penal). Po ky zyrtarë korrektues, është i njohur për
propagandues i islamit radikal dhe kërcënues i atyre që janë kundërshtarë të radikalizmit islamik edhe në raste të tjera.
Qëllimisht i bëjë
publike, për arsye që Prokuroritë
vendore dhe ndërkombëtare( të
përbërë nga zyrtarë të Fraksionit
politiko-kriminal të EULEX-it), në
çastin që akuzohen njerëzit e Serbisë a të lidhur me Serbinë-terrorizmin
islamik të Serbisë, automatikisht rastet
e tilla i selektojnë, i prolongojnë dhe
fare nuk i hetojnë, zbulojnë, gjykojnë.
Nga përvoja personale( si në rastin e
tentimvrasjes time të 27.05.2009, ashtu edhe në rastin e Grupit të
Dobrosinit) dhe përvoja e miqëve të mi, kam pa që vetëm pushteti i publikut, ia imponon veprimin këtyre. Për këtë rast, janë
njoftuar tashmë të gjitha ambasadat
në Republikë të Kosovës; të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare kompetente në
Republikë të Kosovës, si dhe institucionet relevante në Republikë të
Shqipërisë; po ashtu është ushtruar kallëzim penal dhe padi për shpifje dhe
fyerje.
Shkaku i këtyre
shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit
islamik kundër meje, kanë ardhur qindëra kërcënime me jetë, më është rrezikuar
siguria dhe jeta, pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra ndaj meje. Më shqetësuese janë kërcënuesit në
formë të organizuar në disa grupe, mes
tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të
ngjajshëm me ISIS-in; kërcënime nga njerëz dhe
mes tyre në formë të grupës, që
vijnë nga vende të ndryshme të
rajonit.
Më:17.09.2019
Skender Jashari ish i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe
studime joformale ushtarake.