Kerko: a
Dedë Preqi : Papa Françesku nuk bie pre e shantazheve të Serbisë
E shtune, 14.09.2019, 09:16 AM
PAPA FRANQESKU NUK DO BIE PRE E SHANTAZHËVE TË SERBISË
Nga
Dedë Preqi
Nëse
bota përceptohet sipas sipas shpirtit të vrazhdë dhe vullnetit fanatik, apo të
një kryeneqësie të egër njerëzore, e tërë bota do të ishte jo e lirë, jo
demokratike, por e dhunshme dhe tragjike, dhe do të kishte frikë në çdo kohë
nga rreziku dhe nga nënvlera, që do ta shtyente njeriun të përballët me
realitetin, ose në skllavërimin ndaj tij.
Serbia
e di fare mirë se çka është disiplina dhe kultura njerëzore, jo si përshtatje
pasive, por si përgjegjësi e vetëdijshme njerëzore, duke respektuar fqinjësinë
dhe miqësinë me njerëzit dhe ligjet që respektojnë dinjitetin njerëzor,
përndryshe një shoqëri e anashkaluar nga këto parime njerëzore, nuk dallon
shumë nga kafshët e egra dhe jeta e tyre ekzistenciale.
Pjesë
e kësaj tabloje është edhe situata e tensionuar dhe gjendja e marrëdhënieve të
këqija në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila situatë do të thoshim se i përngjanë
një mozaiku të zymtë politik dhe ndëretnik, ku edhe pas 20 vjet të ndërprerjes
së luftës ndërmjet këtyre dy vendeve, nuk ka kuptim paqa ekzistuese, kur nuk
kanë kuptim dhe implementim marrëveshjet ndërfqinjësore në mes palëve.
Kosova
nuk është më nën kthetrat e Serbisë, këtë e dinë tërë bota, andaj pse ky shtet
predenton të kthejë kohën dhe historinë mbrapa, kur një gjë e tillë është e pa
mundur dhe e pa kthyeshme, duke ditur se rinia e sotme mendon ndryshe, ndjenjat
e të cilit përkojnë me kohën, me teknikën e zhvillimit, dhe do ta linte pa
gojë, atë që mendon ndryshe, apo mendon vetëm në luftëra .
Serbia
e së ardhmës padysshim paraqitet jo liberale, e cila nuk e ka kuptimin e lirisë
dhe demokracisë njerëzore, por efektin e saj e dallon në elementin absolut, që
jep kuptimin e prirjes së luftrave dhe pushtimëve, mjafton domëthënja e
veprimëve dhe zhvillimeve të politikave të sotme bashkëkohore, të cilat nuk
dallojnë shumë me të kaluarën e saj, sidomos në marrëdhëniet ndërfqinjësore,
posaqërisht me Kosovën.
Për
sa i përketë pyetjes se, si mund të zgjidhet konkretisht problemi urgjent në
mes Kosovës dhe Serbisë, mvarët nga vullneti i liderëve politik të të dyja
palëve, në veqanti nga pala serbe, sepse një përgjigje e mundur do të fillonte
nga kjo palë, duke pranuar realitetin e Kosovës dhe duke kërkuar falje nga pala
e dëmtuar, përmes së cilës formë, do vëhët nën kontrollë natyra e marrëveshjeve
dhe implementimi i tyre, që përgjigja e saj pasqyron edhe me kulturën dhe
llojin e civilizimit ndërnjerëzor.
Për
ti kuptuar këto elemente duhet të shohim dhe analizojmë figurat politike të
kësaj shoqërie, gjegjësisht të Serbisë, e cila me lëvizjet e saj politike nuk
lë përshtypje dhe as formë të një marrëveshje të stabilizimit dhe definimit të
marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, që një pjesë e madhe e kohës, nga
marrëveshjet e deritanishme, ishin vetëm humbje kohe, sepse sikur një copë
guri, apo një copë dru, nuk mund të bashkohet
në zhvëndosje e sipër me një gjymtyrë ose organ për të plotësuar apo
shëruar një organizëm.
Është
domëthënëse vizita e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Vatikan, i cili
paraqitet para një njeriu të rëndësishëm të paqës botërore, me plot bagazhin
krim dhe përmes të cilit mundohet të paraqitët si viktimë, dhe në këto rrethana
Papa Franqesku dhe kushdo tjetër, do duhej të merr parasysh të vertetën dhe të
krijojë bindjen e bërthamës dhe qenjës së saj, duke u bazuar në fakte dhe në
kriteret e qenjës njerëzore.
Ati
i shenjtë, Papa Franqesku, në selinë tij, duhet të merr parasysh dhe të
pranonte njerëz të ndryshëm, sikur edhe zavendësin e kriminelit të Ballkanit,
Aleksandër Vuçiqin, i cili në vend që të kërkonte nga ekselenca e tij që të
ndërmjetësojë për të bërë një shembull paqësor në mes këtyre dy popujve,
shqiptarëve dhe serbëve, ky njeri provon
të provokojë edhe njeriun e paqës ndërnjerëzore të botës, që mos ta pranojë
pavarësinë dhe paqën ndëmjet kësaj pale, i cili është i njohtuar në çdo
rrethanë, deri edhe në çdo rrahje të zemres, sepse nëse shkojmë në thelbin e
çështjes, në fakt për ta zbuluar këtë bërthamë, do ta zbulojmë që nga
marrëdhëniet e dr.Ibrahim Rugovës, me selinë e shenjtë të Vatikanit, dhe
lidhjet e ngushta me historinë e një kompleksiteti të tillë.
Papa
Franqesku, nuk do bie pre e shantazhëve të Vuçiqit dhe të tjerëve, nëse për të
qenë i barabartë dhe i cili qëndron në faktin e shëmbëlltyrave njerëzore dhe
merr parasysh këtë pikënisje, ne kuptimin e qartë, që çdo popull me të drejtat
e veta, do të ishte i barabartë si qenje njerëzore, sikur në këtë rast edhe
populli shqiptarë me një domëthënje të tillë, i cili nuk heqi dorë nga një
nisme e tillë dhe vlerë njerëzore, sikur që ishte liria dhe pavarësia.
Në
rrjedhën e zhvillimeve politike dhe formave të tilla diplomatike, sikur edhe në
këtë rast me vizitën e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Papa
Franqeskun e Vatikanit, një proces i tillë do të ishte i pranishëm, sikur në
Selinë e Shenjtë, të kërkohet një ndërmjetësim për të bërë paqë në mes Kosovës
dhe Serbisë, por jo edhe për të shkëmbyer imazhe të kundërta, që e kundështojnë
drejt-përsëdrejti një gjë të tillë, dhe për ti dhënë përgjigje adekuate këtij
misioni të Vuçiqit dhe Serbisë, Papa
Franqesku dhe Vatikani, duhet të ndërmarrin misionin e tyre të shenjtë, që
brenda një kohe të shkurtër dhe të shpejtë të njihet pavarësia e Kosovës, nga
Papa dhe Vatikani.