Kerko: a
Zymer Mehani: Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj
E shtune, 14.09.2019, 10:11 AM
Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj
Nga
Zymer Mehani
Fitimi
i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj, ngase atë që është fituar
në front, mund ta humbasim në tavolinë. Pas pushimit të armëve dhe arritjes së
paqes, lufta s'pushon e tëra, por ajo ndërron formë dhe zhvillohet me mjete të
tjera....e kjo shpeshherë lidhet edhe me sakrifica dhe punë të pandërprerë për
rimëkëmbjen dhe rindërtimin e krejt asaj që është shkatërruar gjatë luftës, për
stabilizimin e ekonomisë dhe të vetë jetës, për jetësim të parimeve më
progresive e humane për të cilat edhe është luftuar, siç janë liria individuale
dhe kolektive. Këto janë disa prej aktiviteteve që i karakterizojnë ditët e
para të pasluftës. Pengesat që dalin në këtë drejtim janë të llojeve të
ndryshme dhe natyrash të ndryshme. Këto pengesa u dukën fare qartë edhe pas
luftës së fundit. Çlirimi e gjeti Kosovën në një situatë të rëndë ekonomike,
pasojë kjo e nivelit të ulët të zhvillimit që kishte lënë okupatori serbosllav,
pastaj diegia dhe plaçkitja e aseteve të vendit tonë nga paramilitarët dhe
forcat tjera serbe. Në fshatrat tona gjendja ishte pothuajse karastrofale,
krejt e mjerueshme. Kudo gërmadha, trupa bagëtish të vrara, automjete të
djegura e të demoluara, rrugë dhe ura të shkatërruara, godina shkollore të
granatuara, institucione fetare, kisha e xhami të djegura dhe të goditura me
artileri Në një situatë të tillë të krijuar, pas luftës popullsia, mëse 700.000
e tëra shqiptare, nga atdhedashuria e madhe, refuzoi luksin e vendeve mike
evropiane dhe më gjerë dhe u kthye në vatrat e veta të shkatërruara barbarisht
dhe këtu rinisi jetën e re. Jeta rifilloi me vuajtje e plagë.Shumë varre, shumë
të pagjetur, shumë vrasje enigmatike të bijve më të denjë të kombit, shumë
padrejtësi, tani nga shtyerja me bërryla se cili do të jetë i pari. Shumë
përvetësime të pronës edhe individuale edhe shoqërore padrejtësisht nga
musketarët, Të gjitha këto gjëra dhe dukuri Kosovën tonë e penguan për ta zënë
hapin drejt rrugëtimit dhe qytetërimit evropian. Mungesa e vizionit, mungesa e
guximit për t'ua lënë radhën brezave të rinj për të udhëhequr me vendin, na
kushtuan, madje me çmim të lartë i paguam dhe jemi duke i paguar. Ju që e bëtë
luftën, çlirimtarë të atdheut, nipa dhe mbesa të Kastriotit, jua puth dorën me
të cilën e mbajtët pushkën çlirimtare.....por Ju duhet që të ndrini çdoherë
porsi Yjet në qiellin e atdheut.. Nuk guxoni të fshiheni pas reve sado të
dendura që të jenë ato, sepse pastaj shkëlqimi juaj zbehet, e është e dhimbshme
dhe e papranueshme, ngase ju duhet të shkëlqeni, ashtu siç shkëlqyet në beteja
cep më cep Kosovës kreshnike, që shumë prej jush edhe e latë me gjak,,,,,,për
të cilën latë edhe gjymtyrët e trupit dhe si dhuratë morët shumë plagë që ju
kullojnë edhe sot.