Kerko: a
Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram!
E merkure, 11.09.2019, 08:34 PM
MU DUK SE TAKOVA BACEN BAJRAM !
Nga Mhill
Marku
Dje
unë kam qenë mik. Mik tek dy familje të nderuara , që shuma nga lexuesit e
dashur i njohin prej vitesh e dekadash : te i nderuari Skender Doçi dhe Jak
Gjergji në Qerret ku po kalonin pushimet verore në rezidencat e tyre. Dhe jam
ndjerë shumë i nderuar! Prej kohesh më kishin ftuar per të shkuar e kaluar një
ditë a më shumë , bile Komisar Skenderi më kishte afruar të shkoja e të pushoja
,të qetsohesha e të spostoja vëmendjen nga çmë ka ndodhur mua kohet e fundit
,të rrija 10 ditë se veç shpirtit e fisnikrisë e bujarisë karakteristike të
kësaj familjeje i kishte dhe mundësitë e akomodimit në një vend turistik atje
buzë detit e nen hijen e pishave në Qerret !
Kësaj
rradhe në shkrimin tim nuk dua të merrem me jeten e karieren e tyre ushtarake e
politike të tyre, as dhe per aftësitë e rralla të tyre në komandimin e
Nendetseve e Skenderi per shumë vite
Komisar i Flotes Luftarake Detare dhe anëtarë i organeve më të larta të
shtetit të asaj kohe, se per ata është shkruar herë pas here e do shkruhet gjithëmonë se ata bashkë me shoket e brezit e
të klases tyre kan bërë histori ,por sot desha të them ca fjalë per ata si
njeres të mirë, miq e shokë fisnik si ata !
Ata
gjatë jetes tyre ushtarake ashtu siç kanë shkelqyer më detyrat shumë të
rendësishme e të larta ,per më teper kanë shkelqyer si shokë me njeri tjetrin
që nga shkolla "Skenderbej" ,në Akademinë e lartë të Marines në
Bashkimin Sovjetik ,në Nendetse e në Bazat Detare, ata kanë shkelqyer si shokë
me njeri tjetrin, me kuadro e detarë, si miq të rrallë!
Unë
kam pas fatin t'i njoh , të lundroj nen e mbi det, të punoj me ata që kur unë
isha 20 vjeçar e ata i gjeta 30 vjeçarë , dhe gjithë jeten kam pas e më ka
shoqëruar, rritur ,edukuar e lartësuar kujdesi e dora e ngrohtë e tyre ! E kam
ndjerë fjalen e tyre të ngrohtë dhe vlersimin per punen time si gjatë punes , në gezime e festa e per më
teper e kam ndjerë njerzillekun e fisnikrinë e tyre në ditë të vështira të
jetes time kur m'u gjeten familjarisht pranë si shokë, si edukatorë, si prind!
Më
kishin kerkuar disa herë të shkoj si mik i tyre ,por unë per të mos i shqetsuar
jam rrudh se mos i trazoj në qetsinë e pushimeve e të moshes tyre që kanë një
diferencë afro 13 vjet më të mëdhenj se unë, edhe pse ata e kanë sfiduar moshen
dhe janë krejt vital!
Por
dhe kam menduar se duhet të isha unë që t'i ftoja si ish nxenës e mvartes i
tyre dhe per gjithëçka të mirë që ata
kanë bërë per mue, por ndodhi e kunderta; më ftuan ata ,dhe më ftuan me shumë
dashuri e këmbngulje !!
Dhe
dashurinë e respektin dhe fisnikrinë e mikpritjen e bujarinë e tyre e gjeta që në oborrin e shtëpisë ku
kishin dal Skenderi e Jaku si dy kreshnikë të më prisnin mua!!
Sa
u preka, u emocionova , aq sa u ndjeva i nderuar aq dhe u preka se më erdhi
rëndë të dilnin e të më pritnin mua dy
mësuesit e edukatoret e mi, në atë moshë kur mbi shpinë mbanin strajcen e mbi
84 viteve e unë 71 vjeçarë .. U zura
ngusht, dhe u turperova por thashë me vehte se mikpritja shqiptare i ka këto,
nuk pyet per moshë: miku e shoku duhet prit e nderuar si shok e mik!
Ashtu
si i turperuar nga pritja që më bënë , ashtu si gatitu,siç rrija unë dikur para
tyre, ndala makinen dhe mendova: do shkoj me hap rreshtor e tu paraqes forcen:
t' pershendes e ti perqafoj si dy nga vëllezrit e mi më të mëdhenj!
Ata
e ndjenë emocionin tim dhe ashtu siç dinë ata m'i kaluan emocionet e para, sa
më vonë kur u takuam dhe me bashkëshortet e tyre fisnike : Diana Doçi e Mrika
Mandreja, tek hyrja çdo gjë u zhvillue e kaloj si në një familje.
Tryeza
, tek oxhaku i Skenderit , Skender Doçi që herë pas here se si më ngjante si Baca
Bajram, ku ndejtem, ishte shtruar, begatuar e me bollekun dhe bujarinë e
mikpritjes shqiptare, pregatitur me shije
nga Diana e Mrika , dy gra fisnike, nga fise e familje kreshnike, Diana
nga Tropoja e Mrika nga Mirdita, të dyja ish mësuese shembullore , dhe të dyja
nder mësueset e para të dala nga këto anë ,per të mos thanë se janë mësueset e
para të këtyre krahinave kreshnike!
Biseda
nisi lundrimin që nga larg nga ku linden
e erdhem deri në ditet e sotme.
Edhe
biseda tek kujtonim jeten, detyrat, detin, vështirësitë dhe arritjet , merrte
formen e detit, herë me valë ,kujtime të gezuara, por dhe herë si det i trazuar e plot dhëmbje
kur kujtuam shokët që nuk janë më!
Radha
e bisedes nuk priste , nuk ndalonte, sa
gezonim aq ndjenim dhe dhëmbje per
shoket që na kanë lënë
Çdo
gjë gjithë jeta e këtyra burrave është e lidh me detin: që të ri dashuruen detin e nendetin,
nendetset e anijet , në ballin e tyre me rrudha të duket si det me dallgë, sytë e tyre ngjyrë kalter të ngjajnë si det
me horizonte të pamatë, rreshkja e fytyres ka njelmësinë e kripes detit, ngjyra
e flokëve ka ngjyren e shkumes të dallgëve kur perplasen ,dhe kur flasin apo
levizin të duket se janë duke notuar në detin e kujtimeve të pafund që falë
kujteses e memorjes të jashtzakonshme per moshen , mrekullohesh me freskinë e të treguarit të ngjarjeve të
para 60 e ca viteve sikur kanë ndodh sot, ashtu me saktësinë më të madhe me
bisedat e tyre të çojnë e ta perjetosh sikur sapo ka ndodhur një ngjarje apo
një lundrim nen apo mbi ujë!
Ata
bashkë me moshataret e tyre janë muzeu i gjallë i detit dhe i detarëve, muzeu i
gjallë i nendetseve dhe gjithë anijeve të ish Flotes Luftarako Detare të asaj
kohe! Dhe ky muze duhet vizituar sa më shpesh!!!! Ose duhen ftuar që të
pershfaqin si në film jeten e heroizmin
e detarëve e kuadrove të FLD në dekada!
Më
shumë unë dhe Jaku mundoheshim të ngacmonim Skenderin ,të na tregonte ndonjë
gjë që per detyrat e larta të kohes ka
pas mundësi e dijeni si askush tjeter në FLD.
Por
Skenderi me atë zgjuarsinë dhe urtësinë e një plaku trim ,të ditur e të urtë
duke i qendruar besnik karakterit të tij strikt e fisnik më shumë dëgjonte ,
dhe ashtu si të paret e tij , tregonte e
lëshonte sa per të na bërë qejfin ne ashtu me mençurinë, fisnikrinë e
tij , me saktësinë dhe vertetsinë epike të ngjarjeve e të kohes!
Aq
shumë biseduam kujtuam sa ngelem rob të kënaqësisë së të kujtuarit e të
çmalljes me njeri tjetrin, unë si nxënes e ata si mësuesit e mi!
E
rrotullonim sa andej këndej biseden si
timonin e Nendetses në kurse të ndryshme por sa më rrembenin tregimet e kujtesa
e tyre aq më brenin dy gjëra : çfarë mund të na tregonte Skenderi nga nendeti i
kujtimeve të tij, aq dhe shpesh doja të më dilte se pse kishte këmbëngul që tu
shkoja si mik i tyre!!?
Se
çdo fjalë, çdo ftesë e ka një motiv, e
ka një qellim e objektiv!!!
Dhe
në bisedë e siper , i kerkoj falje
Skenderit se ndoshta po publikoj
një episod të vogel të jetes tij luftarake, se Skender Doçi si askush
tjeter nga ne kur ishte në pension dhe
shijonte jeten në Amerikë tek fëmijet e tijë, po fillonte lufta në Kosovë. E
thirri tradita luftarake e familjes dhe e fisit të tij: babai i tij Veli Niman
Doçi ish Komandant i Brigades 25 të
Ushtrisë Nacional Çlirimtare bashkë me dy vllëzrit e tij mori pjesë e komandoj
Brigaden Partizane, e thirri ndergjegja e bindja e tij, e thirri Atdheu, e
thirri Kosova martire, e thirri trimëria e patriotizmi, perkushtimi i tij
sublim të bëhej pjesë e kësaj lufte të pashembullt.
Dhe
ai ju bind tradites tij luftarake e heroike, ju bind ndergjegjes tij dhe si
askush nga ne duke dhënë shëmbullin personal e duke e kthyer fjalen në veper u
radhit në Batalionin Atllantik ku u emrue si gjeneral që ishte : Komandant i
Batalionit.
Sa
e caktuan Komandant ai spari i tregoj dhe mori mendimin e shoqes tij të jetes
Dianes fisnike ! Diana si një burrëreshë dhe atdhetare e flaket i tha:
Pushka top Skender i dashur!
Kam
vetem një merak: sot je 64 vjeç dhe a do të mund ti perballosh vështirësitë e
luftes në ket moshë, ky është meraku im: i tha !
Pastaj
i tregoj e pyeti djalin më të vogel!
-
Djali me dashurinë per babin dhe Kosoven i tha të atit:
-
Jo babi, je i moshuar! Do shkoj unë në vendin tënd!
-
Faleminderit o bir i dashur për fjalet
si trim i gjyshit e i babit , por kam vendos e do shkoj vetë...
Mori
djalin e madh dhe i tregoj per vendimin e tij per të shkuar e luftuar në
Kosovë!
Tek
i fliste me vendosmëri të birit, djali
me dashurinë dhe kujdesin e djalit per babain,dhe në ket moshë, duke u bind se
ishte e kotë ta lëkundje në vendimin që kish marrë i ati, i tha :
-
Mirë babi, ke vendosur : shko! Sot më shumë se kurrë ka nevojë Kosova! Me ket
veprim që po bën po nderon vehten , ne, fisin e gjithë Tropojen ! Jam me
ty! U kthefsh me fitore!
= Dhe një episod tjeter: Që ditet e para të
deryres Skenderi ,komandant ,priste
,pranonte e percillte shumë vullnetarë
shqiptarë e të tjerë.
Kishte
vendos dy kerkesa: të mos jenë djem të vetem dhe të mos jenë më shumë se nga
një nga një familje.
Por
kishte ,siç tregoi Skenderi kerkesa per të shkuar dy e tre vetë nga një
familje.
Një
rast i shkuan një baba me dy djemtë dhe kerkuan që të rregjistroheshin. Jo u
tha Skenderi ,vetem njeri.
Ata
këmbëngulen por jo e jo.
Babai
që e njihte familjen e Skenderit nga Tropoja i tha :
Po
pse babai juaj shkoj në luftë me të dy vëllezrit e tij dhe ne jo!!!!?
U
zu ngusht Skenderi dhe i pranoi.
Në
fund të bisedave me Skenderin e Jakun e kuptova se pse më kishin ftuar:
-
Dëgjo Mëhill ! Më tha Skenderi :
Ju
falenderojmë per gjithë ato shkrime e poezi që ke shkruajtur e shkruan per
detin, nendetset ,anijet ,shoket e jeten
në det! Të jemi mirënjohohes per
gjithçka ke shkruajt per Floten Luftarako Detare! Dhe vazhdo se na mban gjallë
e krenar per jeten e punen tonë në det !
I
falenderova me gjithë zemer dhe u premtova se sa të kem frymë do të shkruaj,
per atë heroizem që veç në det e te detaret e kam perjetuar! Ata janë muza ime
,frymzimi e jeta ime!
Dhe
tek e ndiqja me shumë vëmendje Skenderin ashtu vital nen peshen e moshes se si
më perngjante me Bacen Bajram: burrë kreshnik e fisnik, tropojanë si ai, i mençur,i urtë, trim, me pushkë në dorë per
Atëdhe si Ai!
Mu
duk se takova Bacen Bajram !
Sa
per kuriozitet: gjyshi i Skender Doçit ka qenë
bashkëmoshatarë e bashkëluftëtarë i Bajram Currit!
Mirënjohje
edukatoret e mi: Skender Doçi e Jak Mandrea: mirënjohje Diana e Mrika!
-Ekskluzive per
ZemraShqiptare, shtator 2019-