Kerko: a
Dedë Preqi: PDK, e zhveshur dhe nuk ka turp!
E marte, 10.09.2019, 08:35 PM
PDK, E ZHVESHUR DHE NUK KA TURP!
Nga
Dedë Preqi
Zgjedhjet
e parakohshme parlamentare në Kosovë, do nxjerrin frymën e vullnetit të
sovranit të qytetarëve të vendit, ndoshta edhe në të kundërtën, që mund ta
pësojë edhe më keq këtë herë Kosova dhe populli i saj, duke votuar njerëzit e
njëjtë, të cilët kanë afera e akuza kriminale dhe janë akter të dalluar të
korrupsionit dhe nepotizmit në këtë vend, që këtij spektakli i prinë PDK,
përmes grupit të njohur të ashtuquajtur «pronto», i cili është i përfshirë dhe
i pranishëm në çdo pore të formave më shëmtuese në degradimin e këtij vendi.
Në
këtë kuptim përdorët fjala për partinë e «zhveshur», kur dukuria e pushtetit e
merr formën e tillë të zhveshjes ndaj asaj që ia jep natyra e pushtetit, duke
ushtruar pushtet vetëm për të fuqizuar imazhin e një grupi dhe partisë së
caktuar, ku çdo çëllim i saj do kanalizohet për interesa të veta, pa përpunuar
fare etikën përkatëse, përkundrazi duke ç’rregulluar marrëdhëniet njerëzore të
këtij vendi përmes rebelimëve dhe skandaleve të njohura pikërisht falë kësaj
turbullire politike.
Mjafton
të shohim zotimet e kryetarit të kësaj partie z.Kadri Veseli, i cili në
improvizimet parazgjedhore vijon më tej tregimin e një avazi të njëjtë, duke
keqpërdorur edhe sportin me njerëzit e saj, duke i futur në frymën politike, ku
sporti nuk duhet të njeh politikë dhe kritere të tilla, që do të thotë se,
votuesit përdoren vetëm si vegëla mekanike, pa e llogaritur vullnetin e tyre,
dhe duke vazhduar në këtë mënyrë, thua se fare nuk lë gjurmë djallëzia dhe
shëmtia që u gatua nga duart dhe logjika e liderëve të kësaj partie.
Asgjë
nuk e ndihmon njeriun, i cili i bishtëron të vërtetës dhe sipas tij nuk ka
pararëndës tjetër, as thelb, as norma ligjore, duke u mbështetur në ligjet
abstrakte, e cila formulë bie në kundërshtim me dialektiken historike dhe
njerëzore, mbi faktin ku bazohet çdo zhvillim dhe reformë e shoqërisë. Dhe
përballë realitetit nuk është e drejtë të shtiresh sikur nuk ekziston
«drejtësia», por në realitet, ajo do ngadhjejë një ditë, edhe nëse mund të
shkakëtojë kundërshti dhe tallje…do marrësh një përgjegjësi, kur ndërgjegja e
pastër dhe e shëndoshë do të thoshte «ndal» sepse është bërë «mjaft» dhe ky popull e meriton të
shpërblehet më dinjitetshëm.
Përpjekjet
e vazhdueshme për ta ndrydhur këtë popull, që nuk e meriton, qoftë në mënyrë
mekanike, biologjike, psikologjike, sociale, që të gjitha janë variante të
mekanizmave të partive të dobëta politike në shtetin e ri të Kosovës, të cilat
qëndruan gjatë dhe qeverisën keq e më keq në pushtetin e Kosovës, vetëm për të
realizuar çëllimet dhe interesat e tyre partiake, por edhe duke u pasuruar
përmes kësaj kategorie, e njëjta gjë vërehet edhe tani rreziku nga këto parti
të njëjta në këtë fushatë zgjedhore, por kjo do lidhet me faktin se vetëm
ndërgjegjësimi i popullit do e jepte rrezulltatin dhe vulën përfundimtare, që
ky popull të mos nëpërkëbët dhe të mos abuzohet me vullnetin e tij.
Në
cilën mënyrë pak e shumë me të vetëdijshme do ngushëllohet ky popull, mbetët
thjeshtë në dispozicion, le të thëmi si rezervë, por diçka anonime do ta marrë zotërimin
e vet përmes votës së lirë dhe demokratike, dhe do të thoshim se ky popull do e
kuptojë realitetin dhe rrethanat ekzistuese, mbrenda sëcilës mundësitë e
shkatërrimit mbetën po aqë të fuqishme dhe kaotike, sa nuk imagjinohet, por
janë edhe mundësitë e shpëtimit dhe të ndërtimit të këtij vendi, po aqë, kur
ndërgjegja e vetë këtij populli merr mbi vete përgjegjësinë e fuqisë së vet, që
këtë vend mos ta pushtojnë më djajtë, qofshin të huaj, apo të afërt…