Kerko: a
Fatbardha Demi: Shënjtori arbër që u 'kryqëzua' për të vërtetën (II)
E diele, 08.09.2019, 04:10 PM
SHËNJTORI ARBËR QË U « KRYQËZUA » PËR TË VËRTETËN (Pj.II)
«Pasuria e vetme e vërtetë është pasuria
shpirtërore» - Mihal Trivoli
Nga Fatbardha
Demi
Veprimtaria e Mihal Trivolit në Rusi s´dotë njihej në
shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e saj, po të mos ishin zbuluar rastësisht në
vitin 1968 nga N.Pokrovski (?. ?. ????????? ) dosjet
e tij gjyqësore
në Altae të Siberisë. (1)
Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse
« krimet » e Mihalit, shpalosin jetën fetare dhe shoqërore të Rusisë
së shk.15-16, si një kronikë e drejtpëdrejtë dhe e pandikuar nga ideollogjia e
studiuesve modernë, siç vihet re zakonisht në librat historik. Në studimet e shumta ruse kushtuar Mihal
Trivolit mungon kriteri i theksuar nga metodisti D.Lihaçev (???????????.
?? ????????? ??????? ?????????? ?–?VII ?????) :
mbi domosdoshmërinë “e njohjes së mjedisit ” tek
dokumentet historike. Mosnjohja e botkuptimit të etnisë arbërore dhe filozofisë
besimtare të saj ka venë në dyshim drejtësinë e disa qëndrimeve të tij (2) dhe
justifikimin e “ferrit”që përjetoi (siç do ta shikojmë më poshtë).
Rusia e car Vasilit III-të
Ishte një vënd
gjeografikisht afër Europës mesdhetare, por shumë larg frymës së Rilindjes që e
kishte përfshirë atë. Vetëm në fund të shk.12, kur Sava II Nemanja në
manastirin Pantelimon të Atosit morri përsipër t`i bashkonte “vathës” ortodokse
të principatës së tij edhe vendet e Lindjes europiane, rusët u njohën me vëndet
dhe popujt që në ndodheshin në jug të Gadishullit Ilirik dhe me
Kostandinopolin. (3)
Historia e
principatës së dinastisë së Ryrikoviçëve të Moskovisë , siç quhej në mesjetën e
herëshme, ka qenë një panoramë lufte, varësije dhe i pushtimeve reciproke me
mbretëritë fqinje (Lituaneze, Hungareze, Krimesë, etj.) dhe me fiset aziatike
(tartaro-bullgaro-mongole) që sulmonin nga Lindja dhe Juglindja . Mbreti mongol
- Batu (1208–1255 ??.), politika e të cilit
udhëhiqej nga amaneti i gjyshit të tij Çingis-Han për të vendosur
« sundimin botëror të mongolëve », vijonte me sukses pushtimet drejt
Perëndimit.(4) Këto fise nomadësh nuk njihnin asnjë mjeshtëri tjetër, si mjet
pasurimi dhe sigurimi të materialit njerëzor (për ushtar dhe skllever), përveç
luftës dhe rritjes së bagëtisë. Egërsia e jashtzakonshme në mjeshtrinë e parë u
bë tipar përcaktues i tyre, sa në gojën e Arbërve për turko-mongolët, ka
mbijetuar shprehja : “ku shkel turku nuk mbin bar”.
Zgjedha e fiseve mongole, aleancat me ta dhe vasaliteti
ndaj trashëgimtarëve të Çingis-Hanit, ka shënuar pjesën më të rëndësishme të
historisë së Rusisë mesjetare. Fiset tartaro-mongole u vendosën në tokat e
braktisura duke mbushur hapësirën e një popullsie që ishte vrarë, kishte marrë
arratinë, apo u përzien pjesërisht me popullsinë autoktone që kishte mbetur.
Vëndësit ishin fiset e pellazgëve të lashtë.
Ky fakt dëshmohet
nga objektet arkeologjike, simbolet e besimit të tyre hënor etj. që i huazuan
edhe pushtuesit tartaro-mongol.
a-Amuletë me simbolin e besimit hënor të pellazgëve
(Sellenizmit), Gochevo, Rusia e jugut, shk.11; b. Hëna dhe simboli i 3 fazave
të saj (trinita kristiane) të varura më poshtë. shk.8; c. Simboli i besimit hënor në vëthet nga
Hellada (Eleusi) e shk.8 pK. (5)
Në gjuhën ruse moderne, kanë mbijetuar fjalë, rrenjët e
të cilave tregojnë origjinën pellazgo-arbërore të tyre (dërguar nga Përparim
Demi):
dom- e ka origjinën
nga fjala ??? (tymi) e cila
vjen nga TIM (dial.çam). Deri vonë në gjuhën e popullit
shtëpitë numëroheshin sipas oxhakëve nga dilte tymi.
?????? (strana)- vënd. Rrenja e fjalës është AN (anë, krahinë psh nga ç´anë je?)
???? (fllag) -
flamuri, i cili e ka origjinën nga
Flamë-zjarr.
???? (gor-a) - e
cila rrjedh nga GUR-i. Malet jane prej guri.
reka (reka) – lumi
dmth ka + rrjedh (uji).
??? (les) – pylli.
Vjen nga LIS. Në gjuhën shqipe “lis” emërtohen edhe
shumë drurë të tjerë si psh dushku duke marrë kuptimin e një pylli me pemë.
???? (kuda) – ku ? Në shqip dhe rusisht pyet drejtimin.
????? (bereg) - breg
i detit
? ???
????(pitj), -folje : me pi .
?????? (ostrov) - ishull, ka prejardhje nga ISTRIA (is/as/asht + t (e) r) , e cila vjen nga STERE / e zezë (tokë e zezë). Ne italaisht TERRA. etj.
Në botimin e Institutit të etnologjisë dhe antropologjisë
(?.?. ???????-?????? ??? , ??????? ??????? «??????», ??????
«?????» 2001 ?)
shkruhet se : “ Lidhjet martesore të tartarëve me vëndësit dhe etnitë e
ndryshme, modifikuan pamjen fizike të popujve që i rrethonin dhe në radhë të
parë atij rus, që përbën një realitet historik i sotëm dhe i ditëve të ardhëshme”.
(6)
Sa për origjinën e popujve që u emërtuan sllavë edhe sot
studiuesit nuk mund të përcaktojnë shkencërisht origjinën e emrave apo të
etnisë së tyre, siç e pohon edhe Kostandin Jiriçek duke folur për sllavët serb (Historia e
Serbëve, pj.I) : « Nuk ekziston asnjë `Codex diplomaticus` dhe
asnjë ekstrat dokumentesh për historinë sërbe, asnjë `Fontes rerum serbicarum`,
madje asnjë shkencë e burimeve apo një bibliografi historike …» (7)
Shumica e studiuesve rus pohojnë se zgjedha shekullore
mongole “ ishte shkaku kryesor i prapambetjes së Rusisë nga vëndet Perëndimore
”. (8) Kjo periudhë zgjati deri në fund të shk.16 , afro 250
vjet (9) duke ndikuar fuqimisht në gjuhën, (10) mënyrën e jetesës,
administrimit dhe traditave të Rusisë. Mihali kritikonte përulsinë që
tregonin rusët duke imituar tartarët
duke u sjell si shëmbull qëndresën e hellenëve, pavarësisht sundimit të gjatë
turk. (11) Vetë Vasili III i Moskës emërtohej sipas titullit të mongolëve
Mbreti-Han (12)
Murgu Maksim vinte nga një vend që kishte njohur kulmin e lulzimit të qytetrimit mesjetar. Në
Durrës ,siç na dëshmon Jahja Draçolli, ishte hapur Universiteti i parë në
Gadishullin Ilirik (1380).(13), ndërkohë që
Universiteti i Torinos, që mbahet si më i lashti në Itali, u themelua në
vitin1404. (14) Ciceroni e emërtonte
Durrësin qytet të shkencës dhe të artit, ku të rinjtë romakë të familjeve
fisnike u paisën me dije. (15) Rektor i Universitetit ka qënë edhe Gjon
Durrsaku i cili punoi si rektor i parë i Universitetit mesjetar të Zarës (1396).
(Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008, Wikipedia) .(16)
Në Mistra të Moresë (Peloponez) fëmijët e elitës ndiqnin
shkollën filosofike të Thotit pellazg të Egjiptit, të drejtuar nga Gjergj
Xhemisto Pletone i cili luftoi për reformimin e fesë katolike afro një shekull
para “revolucionit” (1517) të gjermanit
Martin Luteri. (17)
Qytetrimi arbëror i kohës së Mihal Trivolit përfshinte
emra të shquar si Gjon Gazuli (1400 – 1465) (lat. Johannes Gasulus) me origjinë
nga Shqipëria veriore (Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës) prift dominikan dhe humanist.
Veprimtaria e tij shtrihej në lëmin e astronomisë, matematikës, fizikës,
filozofisë, diplomacisë, artit. Në tabelën kronologjike të Musantio-s, Gazulin
e ndeshim ndër matematikanët më të mëdhej të shekullit XV. Teoria e tij e
“yjësive qiellore” do të udhëhiqte
Kopernikun ( 1473-1543) në studimet mbi astronominë . (18)
Pas pushtimit të Kostandinopolit, bashkë me popullsinë u
larguan drejt Europës perëndimore gjuhëtarë, poetë, historianë, muzikantë,
piktorë , arkitektë, shkencëtarë, politikanë dhe teologë arbër që ndikuan në
pasurimin e jetës shoqërore në “atdheun e ri”. Sot mbisundon mendimi se,
filizat e Rilindjes europiane të Gadishullit italik kishin çelur më herët në
Gadishullin Ilirik. (F.Demi “ Arberit e shek 15 që ndriçuan Europën”)
Niveli i zhvillimit shprehet veçanërisht me fondin
themelor të gjuhës së popullit (para krijimit të gjuhëve standarte të
shteteve). Mehmet Elezi (Gjuha shqipe në bunker ?, 2005,f24) e thekson
rëndësinë e veçant të këtij fakti në studimet gjuhësore dhe historike :
“Pasuria dhe zhvillimi i një gjuhe duken , ndër të tjera, te fjalët që shprehin
nocione abstrakte e te caqet (emërtimet) kozmogonike, që lidhen me hapësirën
dhe kohën. Ato flasin për shkallën e të menduarit abstrakt të një populli. (
...) Poashtu caqet (fjalë-shën im) nga jeta politike, administrative, juridike,
ekonomike e kulturore dëshmojnë shkallën e qytetrimit gjatë qindravjeçarëve jo
më pak se muret e kështjellave, shtatoret e amfiteatrot. Gjuha shqipe është
pabesueshmërisht e pasur me këto fjalë. Jo pak herë hahet edhe me gjuhët e vjetra...”
Ky nivel i lartë kulturor i trevave arbërore shpreh
kushtet e favorshme që gëzonte bota shqipetare para pushtimit të fiseve
turko-mongole. “Fill mbas të gjetunit” të shtypjes së librave (1454 me botimin
e Biblës) nga J.Gutenberg, pohon At
Donat Kurti, që vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme e qytetrimit të shk.15,
nisi punën shtypshkronja e Obotit në Shqipëri (1493), dmth vetëm 39 vite pas
shpikjes së saj. (19)
U zgjata në këtë pikë për t´iu kundërvënë mendimit të
disa studiusëve (fatkeqësisht edhe shqipetar) se popullsia e Kombit tonë “ka
qenë e prapambetur, e ngujuar në male, e shkëputur nga vëndet e tjera europjane
dhe e varfër”. Faktet historike
dëshmojnë se popullsia arbërore e shk.15 kishte një qytetrim të zhvilluar dhe
ishte e pasur : Historiani Lakonik
(Laconico Calcondila 1423-1490) duke shkruar për pushtimin e qytetit të Koronës
(Corone, Peloponez) pohon , se : “ Muhameti II mbeti i habitur nga fati i
pabesueshëm, kur i ra në dorë pasuria e
albanëve dhe helenëve të këtij vëndi të bekuar dhe i dërgoi lavde Zotit në
qiell që kishte dashur papritmas ta gëzonte me mall të çmueshëm të çdo lloi dhe
më i shumtë , krahasuar me qytetet e tjera të arbërve dhe të helenëve të
Albanitisë pjellore... (Epirit dhe Gadishullit Ilirik-shën im) ”. (20)
Pavarsisht ndryshimit të madh të shoqërisë ruse nga ajo e
vëndlindjes, murgu arbër ishte nisur
drejt Rusisë plot energji i frymëzuar nga misioni hyjnor “ të përhapte
besimin e vërtetë kristian tek rusët” , por koha tregoi se rrota e “ fatit” të
tij, nuk do të kthehej më kurrë drejt atdheut të tij . Duket se Mihal e kishte parandjerë këtë
rrezik …
Mbasi mbaroi përrkthimet e librave të shenjtë, në vitin
1522 Mihali i shkruan princit moskovit Vasilit III : “ Na lejo të largohemi në paqe dhe aty (kur të
jenë në manastirin Vatoped të malit Atos-shen im), me gjith shpirt dhe zëmër të
gëzuar do të tregoj dhe lartësoj lavdinë
dhe pushtetin fisnik të mbretërimit
tuaj. ” (21) Vasilit III-të e shpërblen murgun dhe dy shoqëruesit e tij me
dhurata të çmueshme, por nuk e lejon të largohet. Edhe në ditët e fundit të
jetës, Mihali i lutet Ivanit IV për të mbyllur sytë në vëndin e tij, por
kërkesa mbetet pa përgjigjie. Sipas fjalëve që qarkullonin në oborrin mbretëror
, shkaku ishte frika se : “Ai është i mënçur dhe ka parë të mirat dhe të ligat
tek ne dhe kur të largohet, do t´i tregojë në vendin e tij” duke përhapur një
nam të këq ndaj Rusisë. (22)
Disa studiues të tjerë mendojnë se pengimi i Mihalit ka
qenë “për nevojat shtetërore”sepse “Të huajt e mënçur dhe me dhunti e kishin më
të lehtë të hynin në Rusi se sa të dilnin prej saj”.(23) A ishte vallë zelli
dhe dijet e Mihalit pengesa për t´u kthyer në atdhe ? Mendoj se ishte një
arësye më madhore : Mihal Trivoli duke dashur ta drejtonte car Vasilin e III-të
dhe djalin e tij në “udhën e Zotit” dhe të Rilindjes europiane, kishte guxuar
t´iu vinte përpara “pasqyrën” e së VERTETËS së regjimit të tyre të dhunshëm dhe
prapambetjen e qytetrimit në Rusi.
Vasili i III (1479 - 1533) ishte djali i Ivanit
III-të nga martesa me princeshën Sofia Paleolog (1455-1503), mbesa e Perandorit
Kostandin Paleologut XI-të, kurse Ivani i IV (1530-1584) nipi i saj. Kjo
martesë “gjeo-politike” dhe për interesa të Vatikanit, në vend të varësisë së
Rusisë ndaj Kishës katolike solli forcimin e lidhjes me Kishën ortodokse të
arbërve. Shqiponja e huazuar nga ruset prej Paleologëve dhe Kishës ortodokse,
do të shërbente si simbol i së drejtës së “trashëgimisë”të Rusisë mbi zotërimet
e Perandorisë romake të Lindjes (Bizantit),të zhdukur tashmë nga faqet e
historisë europiane.(24)
1.St. Basil of Caesarea and prince Vasili III of Russia.
Icon 2. Ivani i IV mbasi vrau të birin. Pikturë e Ilia Repinit (1883) (25)
Kur Këshillit i malit të shenjtë Atos zgjodhi murgun
epirot për misionin e tij apostolik në Rusi, nuk u shkoi ndërmend se po dërgonin një “Promete”
i cili do të përhapte dritën e Dijes më të përparuar të kohës së tij. Në librin
e tij (Maksim Greku dhe Perëndimi) I.Denisovi e përcakton si “mesian e
qytetrimit perëndimor” drita e të cilit nuk mundi ta zhdukë menjëherë mjegullën
e Rusisë barbare, por që me vetmohim i shërbeu zgjimit të saj gradual nga gjumi
mesjetar. (26)
Me mbretin por kundra tij
Princat e dinastisë së Ryrikoviçëve, së cilës i përkiste
edhe Vasili III-të, pretendonin se ridhnin nga Perandori romak August e për
rrjedhojë u takonte titulli mbretëror i
“cesarit”.(27) Për botkuptimin besimtar të Mihalit “Mbreti nuk është gjë
tjetër veçse shëmbëlltyra e gjallë dhe e dukshme e vet Mbretit Qiellor
(Krijuesit-shën im)”. (28)
Të frymëzuar nga këto “fuqi hyjnore” Ryrikoviçët, sidomos
Vasili III, nuk tuteshin para përdorimit të çdo mjeti për të siguruar pushtetin
absolut në vend dhe hapësira tokësore jashtë principatës së tyre me anën e
martesave, mashtrimit, parasë, burgosjes në manastire e deri tek vrasjet e të
pabindurve duke u rrëmbyer pasurinë. Për familjet fisnike të princave
kundërshtarë zbatohej metoda e shkëmbimit të popullsisë duke i vendosur në
rrethinat e Moskës, ndërsa moskovitët në
pronat e tyre. (29)
Sikurse në Lindje edhe në Perëndim të Europës,
përdoreshin mjetet e sipërpërmëndura ku lufta për pasurim dhe pushtet nuk
kursente as krerët e Kishës. Mihali e pranonte plotfuqishmërinë politike dhe
administrative të Mbretit në dobi të forcimit të shtetit. Ai e frymëzonte me kurajo
atë, në rastet e humbjeve në luftime dhe e mbulonte me lëvdata për fitoret, sidomos ndaj mbretërve
tartaro-mongol në jug apo rivalëve hungareze, austriakë, polakë e lituaneze në
veri, por ishte kundra çdo veprimi skllavërues ekonomik apo të lirisë së njeriut.
Për Mihalin, Paqja ishte forma më e mirë e jetesës por e
pranonte se Lufta ishte e domosdoshme në
“rastet pa rrugëdalje” me ndihmën e një ushtrie të fortë, të organizuar dhe të
stërvitur për t´iu bërë ballë sulmeve barbare.(30) Epiroti u përpoq ta paiste
mbretin e ardhshëm rus - Ivanin IV- me dije
duke i përkthyer shkrimet e Platonit , Aristotelit etj. si dhe mësimet e
shënjtorëve kristian. Çdo njëri, sipas
tij, e kërcënojnë tre mëkate, por për një mbret, më të dëmshme janë : «Pasioni i pangopësisë (që e çon njeriun në
nivelin e një kafshe), për lavdi dhe
pasurinë. (…) Mëkati më i rrezikshëm i cili është burim i të tjerave
dhe prek të gjith shpirtin njerëzor ështe
« etja për pasurim » : pangopsia për të grumbulluar për veten me çdo
mënyrë flori, argjend dhe gur të çmuar nëpërmjet vjedhjes, padrejtësisë ,
zhvatjes dhe shpifjes … » (31) Mbreti - shprehet Mihali - duhet të
ketë këshilltar të ditur dhe dashamirës ndërkohë që «këshillat e dëmshme ,
bisedat me njerëzit e liq e vrasin njeriun ».
Por Ivanin IV
ndoqi traditën familiare. Nga jetëshkrimi i tij, na tërheq « mësimi »
i një murgu të mbyllur në manastir për «mashtrim dhe zëmergurtësi» i cili gjatë
një takimi me mbretin e ri e këshillon : « Në rast se do të duash të
sundosh , mos mbaj pran vetes asnjë njeri më të mençur se vetja, në këtë mënyrë
do të bëhesh mbret i fortë dhe do t´i kesh të gjithë në duart e tua. »
(32) Cari rus e quajti « babanë e
tij shpirtëror ».
Ivani IV u bë sundimtari më i egër që njohu
mesjeta ruse e shekullit 15-16 duke fituar në popull një emër të ri -
« Ivani i Tmershëm ». Fantazitë e tij në dënimin e njerëzve nuk
njihnin kufij dhe synonin të ishin sa më të dhimshme. Kur dipllomati I.Viskovatin u shpreh se
dënimi me vdekje i bojarëve ishte shumë
i rëndë, mbreti urdhëroi t´ia ripnin së gjalli lekurën. (33) Zakonisht ky dënim
përdorej nga sulltanët turko-mongol për të ulur zëmrimin e tyre, siç ndodhi me
komandantin e shquar të Skëndërbeut - Mojsi Golemin dhe luftëtarët e tjerë
arbër.
Mihali mundohej të zbuste shpirtin e mbretit dhe të
vartësve të tij, duke u vënë në dukje shkrimet e shenjta, se « zëmrimi
shtazarak » duhet zëvëndësuar me
dashurinë njerëzore.(34) Por sjellja çnjerëzore, karakteristike e fiseve
mongole gjatë sundimit të tyre 250 vjeçar të
Europës Lindore, çuditrisht, nga disa akademikë (?. ?. ??????????,
?. ?. ??????????, ?. ?. ????????
etj.) pranohet si e dobishme sepse shërbeu si “shkollë”, ku
shteti rus formoi karakterin e tij dhe u
skalit “metoda” e mbretërimit të carëve moskovit. (35)
Një nga këto
“metoda” të mbretërimit të Ivanit IV ishte forcimi i regjimit të bujkrobërisë.
Në Rusinë mesjetare kishte forma të ndryshme të skllavërimit të fshatarëve, që
përbënin shumicën e popullsisë : Me anën e humbjes së pronësisë mbi tokën dhe
humbjes së lirisë së njeriut. Gjatë kohës së qëndrimit të Mihalit, fitimi i
lirisë mund të blihej nga bujkrobi, por kjo ishte një mundësi aq e paaritëshme
sa fshatari praktikisht mbetej skllav i përjetshëm i padronit të tij. Vetëm
reforma borgjeze (1861) i dha fund këtij robërimi të njeriut në Rusi. (36) Shëmbullin e drejtimit të mbretit e ndiqnin
qeveritarët e tij, të cilët duke sajuar krime apo zbatuar çdo lloj padrejtësije
ndaj popullsisë , nganjëherë edhe kundër bashkësive të tëra të qytetit apo
fshatit, synonin grabitjen e pasurisë së tyre. (37)
Mund të merret me mënd trauma që përjetoi Mihal Trivoli
kur e kuptoi se ku e kishte çuar « fati », por ishte i ndërgjegjshëm
se kjo gjëndje rregullohej vetëm me zbatimin e ligjeve si ato të Justinianit me
të cilat udhëhiqeshin vëndet e krishtera perëndimore. Të njejtën këshillë u
jepte Gjergj Xhemisto Pletone perandorëve Paleologë, duke theksuar se
mbreti i rrethuar nga keshilltarë të mire, merr vendime më të mira duke
patur një Kushtetutë me ligje të drejta.(38)
Përputhja e mendimeve të filozofëve të shquar të shk.15, Pletones dhe
Mihal Trivolit, bazohej tek humanizmi, fryma demokratike dhe tradita
historike : « Epirotet nuk pranonin despotizmin e mbretërve -pohon
albanologu arbëresh Nikoll Ketta - për epirotët dhe albanët, mbi çdo autoritet
njihej ay i të vjetërve të fisit ». (39)
Në ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit, të po këtij
shekulli, të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit pavarsisht nëse
është njeri i thjeshtë apo princi i plotfuqishëm i vendit dhe vendimet e
sundimtarit ishin nën mbikqyrjen e Pleqësisë të zgjedhur nga populli :
- Kanuni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej
nierit. ”Shpirt per shpirt , se duken e fale Zoti ”. (Libri i tetët, Ndera, Kry
i shtatëmbdhetët, §593. )
- Edhe pse Plak a Krye , a i derës së Giomarkut, pengun
do t´a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis , po bani kush vaj mbë´të (Libri
i njimbdhetët, Kanuni i pleqnis, Nye i njiqindekaterdheteparë, Tagri e detyra e
pleqvet, §1014). (40)
Studiuesit vërejnë se mbi ligjet e lashta të arbërve
(Kanunin) u mbështet Perandori Justinian kur ndërtoi ligjet e veta dhe Kisha
ortodokse e Perandorisë romake të Lindjes (bizantine). Në shkrimet e tij Mihali
përshkruan organizimin e jetesës së
murgjeve të Helladës mbi bazën e Kodit ligjor (Nomokanon), një përshtatje
e filozofisë dhe përvojës mijëravjeçare
të Kombit të tij (Kanunit) me kristianizmin, që hera-herës në shkrimet
studimore emërtohen si « kristianizimi i hellenizmit ». (41) Kjo
periudhë e përshtatjes së filozofisë dhe ligjeve pellazge me parimet e Perandorive
diktatoriale ishte e gjatë dhe e vështirë : U desh një lufte shekullore
dhe forca mbinjerëzore duke e çliruar hellenizmin (besimin e pellazgo-arbërve.
F.Demi “Sellenizmi...f.11) nga rrënjët e tij natyrore, etnike dhe kufizimet
kulturore, para se hellenizmi të arrinte formën universale të “së vërtetës”
kristiane.(42)
Me Kishën por kundra saj
M.Nikoleviç pohon se «Duke parë shkrimet e shumta të
murgut Maksim, habitemi me shumanëshmërinë e talenteve të tij : ai është
gjuhëtar, historian, poet, orator, filozof, teolog, por talenti më i fuqishëm
ndër ato që zotëronte ishte ai i KRITIKËS », (43) të cilat sipas
Pr.Ikonikovës (?????????? – ?????? ???? ,????,1866 ), shquhen për thellësinë e trajtimit,
guximin dhe drejtësinë e tyre.(44) Vetëm mbas
katër shekujve të vdekjes së Mihal Trivolit, analiza e thellë dhe përgjithsuese
që i kishte bërë shoqërisë në Rusi u vlerësua prej studiuesve rus si një
shërbim i çmuar ndaj vendit të tyre.
Në periudhën e mesjetës Kisha ishte (mund të shprehemi)
si « qeveri e njësuar » me pushtetin e Mbretit. Një shëmbull të këtij
bashkëpunimi të Kishës ortodokse na e përcjell Edith Durham (Brenga e
Ballkanasve, v.2000 ) : «Mbas
pushtimit turk, Sulltani çështjen e fesë ja kaloi Patriarkanës greke në
Stamboll, ndërsa detyrën e taksambledhësit
e shiti për çmimin më të lartë që ju afrua. Shuma të mëdha qenë paguar dhe
këto nxireshin prej tagrambledhësve kishtarë nga turmat e mjera, të
cilët dridheshin nga këta tagrambledhës më shumë se sa nga Turqia ». (45)
Sikurse shteti dhe feudalët, Kishat
dhe manastiret ruse zotëronin prona mbi tokën dhe fshatrat duke i shfrytëzuar
pa mëshirë familjet bujkrobe. Në një
botim të v.1903 (???????????? ???????,1903,
?. 1. ? 1. ) autori shprehet se « …manastiret tona të
asaj kohe (shk15,16 shën. im) ishin feudalë në kuptimin e plotë të fjalës dhe
pronarët më të pasur ». (46)
Shkrimet e Mihalit lidhur me të metat e shërbenjësve dhe
të Institucioneve fetare në Rusi, krahasuar me mësimet biblike që zbatoheshin
në Perëndim, nga bashekohësit akuzoheshin, se “ Ishin të udhëhequra nga zëmrimi
dhe se Maksimi kishte patur vetëm një synim : Me çdo kusht të shante manastiret
ruse, për rrjedhojë, gjykimet dhe baltosja e veprimtarisë së murgjëve rusë janë
të qëllimshme dhe nuk duhen marrë parasysh”. (47)
Si trashëgimi e Lashtësisë, “kritika” ndaj Shtetit dhe
veprimtarisë së institucioneve besimtare në Perandorinë e Paleologëve në
Helladë, trajtohej si detyrë e elitës së manastireve. Ajo nuk shikohej si një
veprimtari keqdashëse, por si një mjet i rëndësishëm që hap rrugën për të ecur
drejt përparimit dhe suksesit. Një shëmbull të ngjashëm na sjell shkrimi i bashkohësit të famshëm - Gjergj Xhemisto
Pletones (Memoriale a Manuele) - i cili i vinte në dukje perandorit, se
Kisha ishte bërë një pushtet paralel me shtetin që rëmben heshtazi jo vetëm një
pjesë të rëndësishme nga taksat, por edhe të dhurimeve, duke u bërë një kancer
që duhet shkulur. (48) Ky fakt dëshmon nivelin e lartë të demokracisë në
botkuptimin e Arbërve. Shqipetarët , vë në dukje Nikoll Ketta, i ruajnë me
përkushtim traditat e atdheut të tyre të lashtë. (49)
Filozofi epirot e shikonte “të keqen” tek moskuptimi i
misionit nga “barinjtë e Zotit ” (murgjit), të cilët duke mos zbatuar
regullisht lutjet dhe me jetën që bënin në manastir, nuk afronin shëmbullin që
duhej ndjekur. « Një murg i vërtetë
- predikonte Mihali - është ai : që vepron, jo vetëm me fjalët e Biblës por edhe me vepra duke shprehur
dashurine e tij ndaj atyre që ka pranë, ai që është human, bujar,i dhëmshur
ndaj të varfërve dhe ftakeqëve. Të hysh në manastir vetëm për t´u arratisur
prej fatkeqsive të jetës është pranimi i pafuqisë, frikës dhe dobësisë
tënde ; Arratiset ai që trëmbet, që nuk gjen forca tek vetja ta luftojë
dhe ta mund të keqen ; arratisja pa u përballur nuk e zhduk të keqen por e
forcon. Detyra e çdo të krishteri të vërtetë e rjedhimisht edhe i murgut është
të luftoj me të. (50)
A e dinte Mihal Trivoli se duke
shkruar dhe folur në një mjedis që nuk e pranonte kritikën dhe ndryshimin « po
luante me zjarrin » ?
(vijon)
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)
28.08.2019