Kerko: a
Dedë Preqi: Vizitat e Vuçiçit në Kosovë sjellin nxitje të konfliktit ndëretnik
E premte, 06.09.2019, 08:28 PM
VIZITAT E VUÇIQIT NË KOSOVË, SJELLIN PLASARITJE DHE NXITJE TË KONFLIKTIT NDËRETNIK
Nga
Dedë Preqi
Vizitat
e kryetarit të Serbisë në Kosovë, A.Vuçiq, nuk janë pjesë e vizitave normale
dhe në raport me diplomacinë në mes dy shtetëve fqinjë, por më tepër i takon
vizitave të sojit dhëlpërak dhe si çështje për diskutim, sepse sikur nuk
përputhën me realitetin dhe rrethanat e diplomacisë reale, të cilat do të
kishin një formulë brenda sëcilës gjejnë zgjidhje dhe interes të përbashkët në
mes Kosovës dhe Serbisë.
Ka
argumente të panumërta të papërgjegjësisë morale e politike nga ana e Serbisë
dhe liderëve politik të saj, që flasin për veprimet dhe nivelin e ulët të këtij
subjekti politik karshi Kosovës, e cila mbanë në duart e veta përgjegjësinë e
të bëmave tragjike dhe gjenocidiale të kohës së Millosheviqit, që ia ka
shkakëtuar popullit shqiptar, pasojat e sëcilës akoma edhe pas 20 vitëve, janë
evidente në mesin e këtij populli.
Prandaj,
janë fare të dyshimta lëvizjet dhe vizitat e A.Vuçiqit në Kosovë, si relacion të
vetëm ku mund të sillet si “despot” në këtë vend për të organizuar serbët e
veriut me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke ndikuar dukshëm
dhe në mënyrë të dhunshme, që “lista serbe”, të përkrahet dhe të fitojë numrin
e duhur në Parlamentin e Kosovës, e cila do e merr rrolin e vet “dekostruktiv”,
sikur edhe parë, me qëllim që të jetë në funksion të bëjë rrezistencë ndaj
vendimeve që merr pala shqiptare.
Kosova
natyrisht, si shtet i ri, i cili përjeton akoma ditët e konsilidimit shtetëror,
ballafaqohet me shumë kërkesa dhe ekzigjenca të natyrave të ndryshme të
nevojave të qytetarëve të vendit, por në sipërfaqe të agjendës së vet bie në sy
edhe politika e jashtme, e cila ia mundëson marrëdhëniet me vendet tjera,
sidomos me vendet fqinjë, sikur që është edhe Serbia.
Mirëpo,
Serbia sikur është bërë “mollë sherri” për Kosovën, e cila tërë politikbërjen e
vet shtetërore po e shkrinë për ta përvetësuar rajonin dhe botën, me qëllim të
përkufizimit dhe kërcënimit e të drejtave të shtetit të Kosovës, duke lobuar pa
ndërprerë dhe ditë e netë, që Kosova, të mos pranohet si shtet në organizatat
ndërkombëtare dhe botërore.
Ndërkaq,
kur flasim për veprimet dhe sjelljet e Vuçit, me qytetarët serb të veriut të
Mitrovicës së Kosovës, a është në mendje të kthjellët ky njeri, i cili tenton
në një shtet tjetër të mbanë në duart e veta frerët e këtij populli, apo ti
përdor si vegla, që sa herë i duhen, do ti përdorte për destabilizimin e
shtetit të Kosovës.
Ky
fakt edhe shumë fakte tjera të ngjajshme si një shirit që tërhiqet prej vepre
në veprime makabre nga politika e Serbisë, duke e mos lënë këtë vend dhe këtë
popull në gjendje të çetë dhe normale, i cili popull ka mjaft vuajtje dhe
peripeti të natyrave të ndryshme, për të pasë një mirëqenje të rehatshme dhe
sot nga konstruktet e tilla politike, si
një monotoni e rrëfimëve të kohës, pothuajse vuan përsëri popullata e këtij
vendi, sikur të kishte mbetur në “gjysmë të rrugës “.
Nga
ana tjetër, liderët politik të Kosovës, në domëthënjën e politikbërjes, meqë
përvidhet vetëm si një jehonë, e cila të paktën synon pothuajse vetëm për
ambicjet e tyre dhe untinë politike, duke mos pasë akoma një horizont të qartë
lidhur me fatin e këtij populli dhe ndërtimin e Kosovës, dhe pikërisht në këtë
kontekst nuk fshehët lakmia e tyre( komandatëve të luftës) dhe e këtij iluzioni
në realizimin e ëndërrave të tyre, duke u bërë milioner në kurriz të këtij
populli.
Një
ngathtësi të tillë politike, që ka treguar lidershipi shqiptarë i Kosovës gjatë
pavarësisë së vet, ndaj politikës së Serbisë, bënë që ta avansojë Serbinë dhe
të e gradojë brenda një afati të shkurtër, edhe pse deri dje Serbia i kishte
duart e përlyera me gjak, e cila përgjaku dhe masakroi popullatën e pafajshme
të Ballkanit, ajo do të shpërblehet shumë shpejtë dhe do bëhët anëtare e BE-së,
që në fakt Serbia e pa disiplinuar, nuk ka një domethënje tjetër për Evropën e
bashkuar, vetëm se këtë mënyrë bashkojnë fatkeqësinë e tyre.
Vizitat
e shpeshta të lidershipit të Serbisë në Kosovë, janë të pa nevojshme, sepse
duhet të qartësohet linia e tyre dhe lloji i vizitave të tilla, të cilat nuk
paraqesin vizion të begatë ndëretnik, apo që ndërtojnë marrëdhënie dhe të
ardhmën normale në mes këtyre dy popujve, por në fakt, sa herë që kemi vizita
të tilla, do nxitet dhuna dhe urrejtja ndëretnike, gjegjësisht plasaritja e
marrëdhënieve dhe nxitjen e konflikteve në mes serbëve dhe shqiptarëve të
Kosovës.
Dhe
ata që disponojnë vetëm ide të tilla dhe në saje të tyre të krijojnë
marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve, ska
dyshim se, duke u mbështetur në këtë rutinë politike, do e keqpërdorin jetën
dhe marrëdhëniet në mes këtyre dy popujve, sepse nuk është rrugë dhe tedencë
për të përmirësuar situatën në mes këtyre popujve, por përkundrazi për të
përshkallëzuar një situatë të tillë, në të cilën po investojnë me të madhe sot
kryetari i Serbisë, A.Vuçiq dhe minstri i saj i jashtëm Ivica Daçiq.