Kerko: a
Ibrahim Kabili: Kosova në udhëkryq të rrezikshëm
E premte, 06.09.2019, 08:36 PM
Kosova në udhëkryq të rrezikshëm
Nga
Ibrahim Kabili
Dorëheqja
e ish kryeministrit të Kosovës Haradinaj qe një veprim dinjitoz dhe një akt
i përgjegjshëm. Pretekstit të
"thirrjes" nga Gjykata Speciale shpejt i doli boja, pasi vetë
Haradinaj më pas tha se kishte patur një presion të madh ndërkombëtar për
heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në aspektin e taksës ai pothuajse qe i vetëm duke
pasur kundra Thaçin, dhe thuajse dhe Veselin. Qëndrimet e Thaçit dhe tezat e
tij kontraverse " të ndryshimit të kufijve" apo të "shkëmbimit
të territoreve" çojnë në krijimin e Serbisë së Madhe. Zgjedhjet e reja të
6 tetorit do t'ju japin përgjigjen e
merituar tezave të Thaçit dhe "thaçistëve" të tjerë. Nga ana tjetër
Veseli si Kryetar Parlameni ka mbajtur
qëndrim indiferent, të lëkundur, e të pa vendosur. Pavarësisht deklarimeve
sporadike të tij, mund të konkludohet se ai kishte një marrveshje të "heshtur" me Thaçin. Dhe pas
Berlinit Thaçi mbajti të njëjtin qëndrim. Rreziku i ndarjes së Kosovës është
evident dhe i rrezikshëm. Pse kaq heshtje dhe indiferentizëm nga politikanët!
Pikë referimi duhet marrë Gjermaninë dhe
qëndrimin e saj për të mos ndryshuar kufijtë. Sa të jetë Vuçiçi në
politikë dhe përkrahës të tij rreziku i ndarjes është real. Paqja dhe siguria
në Ballkan nuk mund të ruhen kur hapen vatra të reja lufte, siç është Veriu i
Kosovës. Kosova kështu shkon drejt ndarjes. Kjo është absolutisht e pa
pranueshme, është fatalitet, nuk duhet të ndodhë dhe duhet ndalur me çdo çmim.
Për këto arsye dhe të tjera si to,
politikanët e PDK-së duhet ta marrin, reston, në zgjedhjet e 6 tetorit.
AAK-ja
e Haradinajt kanë qeverisur me PAN-nin. Këto kanë konsumuar shumë pushtetin dhe
gjatë qeverisjes së tyre kanë bërë shumë gabime që i kanë kushtuar shumë
Kosovës dhe ekonomisë së saj. Ndër to
përmendim:
1-Qeverisje
me kabinet të madh.
2-Nepotizëm
në administratë.
3-Korrupsion
i madh në të gjitha sferat.
4-Krim
i organizuar me përmasa të medha.
5-Falje
territori, Malit të Zi etj.etj.
Për
gjitha këto përgjegjësinë kryesore e mban Haradinaj. Ai duke mos patur votat në
parlament sakrifikoi shtetin për pushtetin. Natyrisht këtë e bëri dhe nga
pangopësia e aleatëve për pushtet. Ky qe dhe një shkak tjetër që Haradinaj dha
dorëheqjen. Megjithë atë, vendosja dhe mbajtja e taksës ndaj Serbisë e dallon
Ramushin nga komandantët e tjerë të luftës. Ky veprim i guximshëm e mjaft
dinjitoz e mban atë në lojë për të marrë një mandat tjetër për kryeministër më
6 tetor.
Për
gjithë veprimet dhe mos veprimet e qeverisë përgjegjësi mban dhe opozita.
Opozita kryesore qe LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvedosja e Albin Kurtit. LDK- ja nuk
e ka kryer si duhet rolin e saj në opozitë. Ajo ka qenë apatike, lideri i saj
Mustafa nuk e ka kryer si duhet funksionet si kryeopozitar. Në shumë raste
deputetët e tij kanë mbështetur qeverinë. Kandidatja për kryeministre Vjollca
Osmani sjell një frymë të re si brenda partisë së saj, ashtu dhe në shkallë
vendi. Shpesh ajo ka qenë rebele dhe e meriton të kandidojë si alternativë
ndryshe. Kjo vjen nga partia që krijoi Rugova. Ai me qëndrimet e tij për
rezistencë paqësore, ka patur kufizimet e tij, madje dhe disfatiste. Kandidatja
e re ndryshe nga Ai duhet t'ja vendos kufijtë ke "thana" Serbisë.
Serbia po e shpopullon Luginën me politikat e saj. Osmani në fushatë duhet të
flasi qartë për "tezat" me kufjtë dhe mbrojtjen me çdo çmim të
Veriut. Pa veriun nuk ka Kosovë. Osmani duhet vlerësuar si alternativë.
Vetëvendosja
e Albin Kurtit është një forcë e fuqishme opozitare. Ajo e ka treguar vlerat e
sajë, me votat kundër në parlament, me qëndrimet e saj për çështje të
rëndësishme në Kosovë. Albini është karizmatik në veprimet dhe qëndrimet e
tijë. Shpresojmë që Lëvizja e tij të shtrihet në mbarë trojet shqiptare dhe të
forcohet faktori shqiptar në Ballkan. Kurti mbetet alternativë në këto zgjedhje
por duhet të mbështesë taksën e vendosur nga Haradinaj dhe ti thotë stop
ndarjes së Kosovës. Vuçiç me dy
senatorët amerikan u shpreh qartë: "Mund të flasim për gjithçka, por
pavarësi pa kompromis nuk ka". Koha është tani. Albini mjafton të bëjë të
kundërtën e asaj që reklamon Serbia dhe suksesi është i garantuar.
Natyrisht
të gjitha forcat politike kanë rolin e tyre në qeverisjen e vendit. Votuesit me
votën e tyre do të vendosin për ardhmërinë e Kosovës, do vendosin për qeverinë
e re.
Pavarësisht
rezultatit të zgjedhjeve politika kosovare, parlamenti i ri dhe qeveria duhet
të dalë me këto qëndrime:
1-Të
vendos reciprocitet të plotë me Serbinë.
2-Në
asnjë mënyrë të mos negociohet
Statuesi i Kosovës në bisedimet e Brukselit.
3-Të
zbatohen pikat e Grupit të Kontaktit.
-Jo
ndryshim kufijsh.
-Jo
bashkëngjitje territoresh.
-Jo
bashkim i Kosovës me ndonjë shtet tjetër.
4-Jo
tezës serbe të "Shqipërisë së Madhe".Ajo nëkupton Serbinë e Madhe.
5-Pavarësisht
situatës dhe kushteve që venë
miqtë
dhe ndërkombëtarët, taksa të mbahet me çdo kusht. Heqja e taksës vetëm në
këmbim me njohjen prej Serbisë.
6-Jo
asociacionit të komunave me shumicë serbe.
7-
Jo marrëveshje me Serbinë, në kurriz të Kosovës.