Kerko: a
Shefqet Dibrani: Principi pragmatik
E premte, 23.08.2019, 08:27 PM
Letër ambasadorëve (4)
PRINCIPI
PRAGMATIK
Problemet
e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës
dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së!...
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Sot
ka ndodhur një gjë e keqe në Kosovë, u shpërbë Parlamenti i Kosovës dhe vendi
duhet të shkojë në zgjedhje. Në këtë demokraci është humbur shpresa se do të
bëhet mirë, për vet shkakun e riciklimit të të njëjtit produkt, të të njëjtit
brumë, prandaj populli ka humbur shpresën se me njerëzit e provuar radhazi do
të bëhet mirë, do të kenë mundësi për ta nxjerr vendin nga kriza ata të cilët
vijnë edhe nga sistemi i kaluar duke paralizuar partinë dhe Kosovën.
Këtë
dëshpërim të kosovarëve nuk e përmirëson deklarata e Ambasadorit Amerikan në
Kosovës, sepse me njerëz të njëjtë do të kemi fatin e ngjashëm, me figura të
konsumuara e të demoduara nuk bëhet shteti, me prijës të dështimeve zinxhirore,
me struktura të krimit dhe me mbetje të LKJ-së kurrë nuk mund të përparoj
Kosova. D.m.th sot ndodhi një fatkeqësi e radhës për Kosovën. Me budallenj dhe
injorant, aq më pak me servilë mund të bëhet mirë, mund të zhvillohet vendi. E
kam theksuar edhe më parë se një vend është në krizë të thellë kur heq një
qeveri të keqe, kriminale dhe të korruptuar, dhe vendos një tjetër edhe më të
keqe. Nuk bëhen reformat kështu duke u sistemuar injorantët, analfabetët dhe
bandat e kriminalizuara. Kjo s’ka logjikë. Vendi del nga kriza vetëm me njerëz
të mirë, të aftë dhe të pa korruptuar. Si mund të ngazëllehen struktura e
PDK-së dhe ato të LDK-së, si mund të dalldisen thuaja se ky popull nuk i njeh.
Këto dy parti sivjet i kanë mbajtur zgjedhjet partiake, të dyja me diktat, deri
sa në PDK u zhvilluan zgjedhjet me pedanteri që do t’ia kishte lakminë edhe
diktatori i Koresë Veriore, në LDK zgjedhjet kanë qitur në pah tërë llumin e
proletariatit komunist të LKJ-së të cilën me porosi Isa Mustafa e ka sjell në
këtë parti, për të cilën dikur thuhej se është parti e vlerave dhe elitës
intelektuale. Sot është katandisur e tëra.
Nëse
zhvillimet politike në Kosovë i kundrojmë nga ky prizëm, mos interesimi për t’i
vëzhguar zgjedhjet partiake, d.m.th. tua besosh bandave që i kritikon për t’i
sistemuar brezin e dytë dhe të tretë të kriminelëve, analfabetëve dhe
injorantëve që po vijnë. Nga ky prizëm duhet të kritikohen të gjithë
Ambasadorët dhe trupi diplomatik, pse nuk u interesua për t’ia këputur avazin
të keqes, e cila tash ka lëshuar rrënjë nëpër parti, kurse në këto zgjedhjet e
ngutshme vetëm sa do thellohen të këqijat pasi qartë shihet se po riciklohen
problemet. Nga ky prizëm është parimore të kritikohet hapur nxitimi i
Ambasadorit të ShBA-ve në Kosovës, për ta uruar Isa Mustafën për riciklim të
problemeve të cilat si duket janë të pranueshme për këtë Ambasador, ose komplet
Administrata e ShBA-ve është manipuluar nga stafi këshillues që mund të jenë
kosovar etnik. Nuk mundet as Zoti me ia mbuluar bëmat 40 vjeçare Isa Mustafës,
pra as Ambasador, as Amerika dhe as Bashkimi Evropian. Isa Mustafën si
strukturë e LKJ-së që nuk i ka sjellë kurrë të mirë vendit e njohin të gjithë,
por mekanizmi i nëntokës po ka sukses pasi aty këtu po mbështet, përkrahet dhe
po pranohet edhe nga faktori ndërkombëtar. Thjesht nuk ka forcë dhe as individ
që do të ketë fuqinë e Zotit për t’ia mbuluar bëmat 40-vjeçare një komunisti të
rafinuar, dhe në të njëjtën kohë ta bind popullin e Kosovës, veçmas elektoratin
e LDK-së, se ma në fund një invalid në “3D”, do të bënë atë që nuk e bëri për
dyzet vjet me radhë.
Sipas
parashikimeve, në zgjedhje pritet të dalin diku 30% e popullsisë me të drejt
vote. Ky 30-35%, do të përpjesëtohet në bazë të votave të fituara që i bie për
faqe të zezë. Me një fjalë Kosova po shkon në zgjedhje të ngutshme në një
situatë të rënduar. Prandaj kush i gëzohet këtij realiteti ose është i marrë
ose ka probleme psikike. Vërtetë një magji e zezë e ka mbuluar Kosovën, pasi
është hera e parë që administrata e SHBA-së partneritetin e saj në Kosovë e ka
kthyer kah e majta komuniste. Në këto raste askush nuk mund ta thotë se cili
qenka hapi i rëndësishëm t’iu rikthehet strukturave të LKJ-së, dhe çfarë
suksesi do t’i sjellin Kosovës ato struktura të kriminalizuara, të cilat i kemi
provuar në këto 20 vitet e fundit.
Në
këto rrethana kaq të shtendosura i apelojmë Ambasadës Amerikane në Prishtinë që
bashkë me aleatët e saj që janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia,
dhe ndonjë shtet tjetër, duke mos përjashtuar as Zvicrën, të themelojnë
urgjentisht një Task-Forcë, e cila do t’i largonte nga listat të gjithë ata që
kanë rënë në konflikt me ligjin, të gjithë ata që në mënyrë antistatutare dhe
klandestine janë futur nëpër listat udhëheqëse të partive politike nëpër
zgjedhjet e brendshme partiake, sepse me ata që bartin mëkatin për gjendjen e
tanishme nuk del nga kriza Kosova. Në këtë rast, nëse diplomacia Amerikane dhe
ajo e Besë, dëshirojnë ta shpëtojnë Kosovën, do të ishte mirë qysh tani të
vepronin, duke ua pamundësuar të gjithëve me u futur nëpër listat zgjedhore. Në
këtë llupë verifikimi duhet të futen edhe manipulantët dhe gënjeshtarët, ndaj
shokëve brenda sistemit partiak, të gjithë ata që kanë tradhtuar koalicionet
dhe i kanë shantazhuar proceset në dëme të pragmatizmit Amerikan dhe koncepteve
demokratike të Bashkimit Evropian. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare do të merrte
këtë hap, atëherë do të ishte një shembull jashtëzakonisht i mirë, ku brenda
dite do të mobilizohej popullsia e gjithmbarshme, kurse pjesëmarrja në zgjedhje
do të ishte shumë ma masive. Nëse administrata Amerikane në Kosovë, dëshiron
dhe ka vullnet, ajo e ka mandatin dhe mbështetjen e popullsisë e cila është
lodhur, ndërsa në anën tjetër të gjithë ne e dimë se Amerika është
sponsorizuesja kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E nëse edhe vendet
e Bashkimit Evropian, dëshirojnë t’ia ngritin moralin BE-së, duhet bashkë me
SHBA-në të veprojnë për ti larguar nga listat zgjedhore të gjithë manipuluesit,
rrenacakët dhe dallaveraxhinjtë e zgjedhjeve brenda partiake, pra të gjithë ata
që janë futur nëpër struktura të partisë nëpër rrugë klandestine dhe
antistatutare.
Nëse
SHBA-ja bashkë me vendet e BE-së, kanë vullnet, kësaj radhe duhet ta tregojnë
pragmatizmin e tyre për ti përjashtuar nga lista këtë kastë politike kaq e
paaftë e cila është përgjegjëse pse e ka sjell vendin në këtë gjendje. Të
paaftit, servilët dhe injorantët janë duke e rrezikuar projektin Amerikan për
një Kosovë ndryshe, për një Kosovë të zhvilluar. Po ashtu ky legjislacion që
ishte dhe këta që janë zgjedhur nëpër parti duke u mbështetur në intriga dhe
dallavere po e rrezikojnë synimin e BE-së për ti bërë vendet e Ballkanit të
demokratizuar dhe të zhvilluara. Nëse edhe kësaj radhe SHBA-ja bashkë me BE-në,
do të lejon që nëpër listat zgjedhore të futen të njëjtit dhe brezin e dytë të
kriminelëve të sistemuar nëpër parti, atëherë të mos shpresojmë se zgjedhjet
prodhojnë kualitet. Përkundrazi, nëse garën për postet qeverisëse do ta bëjnë
të njëjtit, çfarë rëndësie kanë zgjedhjet, përveç shpenzimeve milionëshe, për
të krijuar imazh të ndryshimit, me ata të cilët për 20 vjet nuk janë ndryshuar,
nuk janë emancipuar dhe as nuk do ta zhvillojnë e ndryshojnë Kosovën nëse edhe
për 200 vjet të tjera ua garantojmë qeverisjen.
Një hajn që vjedh në
Evropë, ai do të vjedh edhe në Vatikan
Çfarë
mund të pret Amerika nga struktura të LDK-së të cilat i ngazëllehen shpërbërjes
së parlamentit kur vet kanë ardhur në struktura të LDK-së jashtë rregullave dhe
protokollit partiak. Pra “një hajn që vjedh në Evropë ai do të vjedh edhe në
Vatikan”, pra të gjitha strukturat e ardhura në mënyrë antistatutare dhe në
shërbim të Isa Mustafës, kanë për ta zgjeruar të keqen edhe në udhëheqje të
shtetit. Nuk ka asnjë mundësi, që njerëzit me moral të ulët të udhëheqin
shtetin me duar të pastra, kur dihet se shumica sish janë pasuruar në
fatkeqësinë e Kosovës, prandaj duke qenë strukturë e LDK-së që nga themelimi i
saj, e shoh më të moralshme t’iu bëjë thirrje publike përfaqësuesve diplomatik
të vendeve mike se çfarëdo aleance me Isa Mustafën, është vrastare dhe e
dëmshme për të gjitha proceset.
Pikërisht
këtyre ditëve mediat e shumta shkruajnë për aferat e tij me parat e “FONDIT
TREPËRQINDËSHIT”, dhe të fondeve të tjera nga të cilat ai është bërë shumë i
pasur. Kjo që po themi është e lehtë për tu verifikuar nga organet kompetente të
Kosovës dhe ato të Bashkësisë Ndërkombëtare nëse janë të interesuara.
Ia
vlen tua theksojmë miqve dhe aleatëve tanë, se qysh në vitet e tetëdhjeta,
atëherë kur radikalizmi serb ishte në ofensivë, atëherë kur Serbia nisi
ndryshimet e saja kushtetuese, Isa Mustafa mbante anën e Serbisë, bile e
garantonte popullin e Kosovës se të gjitha ndryshimet në favorin e Serbisë nuk
prekin interesat e Kosovës dhe as të shqiptarëve, tamam sikurse deklarohej edhe
për kufirin e Kosovës me Malin e Zi.
Pasojat
dihen, por Isa Mustafa, kurrë nuk u ndërgjegjësua dhe kurrë nuk ka kërkuar
falje. Nuk dihet qysh e kush, por është e vërtetë se pa e dorëzuar librezën e
LKJ, pa qenë as strukturë e partive që kanë dalë nga zgjedhjet e viteve të
nëntëdhjeta, ai do të zgjidhet Ministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e
Bujar Bukoshit. Të gjitha përçarjet dhe shantazhet e asaj kohe, lidhen me emrin
e tij. Avazi i tij kundër institucioneve të Kosovës, Presidencës, Qendrës për
Informim të Kosovës, më së miri i dinë strukturat e organizuara të LDK-së. Tash
me mision ka ardhur në krye të LDK-së, dhe askush nuk mund ta thotë si ia
arriti qëllimit.
Po
ashtu edhe për të gjitha paret që mblidheshin në atë kohë, Isa Mustafa, i ka
garantuar bashkatdhetarët se deri në qindarkën e fundit ai do të jap llogari se
ku dhe kur janë shpenzuar. Çuditërisht qe 20 vite ai kridhet kudo nëpër postet
politike pa u merakosur të jap raportin e premtuar. Edhe për “Huan Popullore”,
Isa Mustafa ka garantuar se të gjithë bashkatdhetarëve do t’iu kthehen borxhet.
Tash le të flas dikush, (duke përjashtuar vetëm bandat e tij), kujt iu kanë
kthyer ato para?! Aferë tjetër është themelimi i Kolegjit “RIINVEST”, në kohën
kur ai ishte azilant në Gjermani. Kolegji “RINVEST”, është themeluar për
interesa të Serbisë, për ta pushtuar më mirë sistemin ekonomik të Kosovës. E
them këtë, sepse pikërisht në ato vite Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi, i kanë
shantazhuar të gjitha udhëtimet e Ibrahim Rugovës drejt Amerikës dhe i kanë
shantazhuar të gjitha përpjekjet politike e diplomatike të Degëve të LDK-së në
Evropën Perëndimore dhe në Amerikë për të krijuar aleanca të qëndrueshme të
cilat iu gjeten Kosovës në ditët ma të vështira të saj.
Nga
mediat dhe ekspertet e Kolegjit “RIINVEST”, suksesi i Ia Mustafës, në qeverinë
e përkohshme të Bujar Bukoshit, matet me mbledhjen e taksave dhe parave nga
bashkatdhetarët, duke mos ia përmendur keqpërdorimet dhe përçarjet që i bënte.
Por me një llogari të thjesht qeverisja e Isa Mustafës, diku 7-9 vjet, dhe
aftësia e tij që në “FONDIN E TREPËRQINDËSHIT”, të grumbulloj diku rreth 650
milion Marka Gjermane, që i bie rreth 350-400 milion Euro të sotme.
Nëse
kësaj shume ia shtojmë edhe po aq miliona manipulime, përsëri nuk mund të quhet
sukses, pasi sipas shtypit perëndimor thuhej se: “Një ditë e bombardimeve të
NATO-s, mbi trupat serbe në Kosovë, aleancës i ka kushtuar dita NJË MILIARD
DOLLAR”, prandaj elita e llastuar politike, që sillet rreth Isa Mustafës, rolin
e saj duhet ta sheh karshi këtyre sukseseve dhe gjithmonë të krahasohet me
shpenzimet amerikane që i ka bërë qoftë gjatë Luftës në Kosovë, por edhe gjatë
këtyre 20 viteve. Nëse ky disproporcion, në para të gatshme, është kaq i madh
le të llogarit dikush cili ishte disproporcioni i armatimit që kishte UÇK-ja në
raport me arsenalin e NATO-së që ka përdorur gjatë atyre bombardimeve. Prandaj
të gjitha problemet e ngatërruara në Kosovë, janë kollaj të zgjidhshme, vetëm
se duhet vullnet i Amerikës dhe i BE-së. Natyrisht se nga shqiptarët duhet një
mendje që di me i implementuar këto procese, të cilat vazhdimisht duhet të
monitorohen nga një ekip të cilit gjithsesi duhet t’i prijnë amerikanët, për të
mos u shndërruar në hakmarrje dhe linçime të llojit që i ka aplikuar Isa
Mustafa në partinë e tij.
Aventurat
e Isa Mustafës kanë vazhduar edhe pas luftës kur është kthyer në Prishtinë,
bile me duar në xhepa, siç thotë populli pa therë në këmbë. Ky terren i
pakontrolluar atij do t’i krijon mundësi për ta bërë shtrirjen dhe sistemimin e
rrjetit mafioz të strukturave të LKJ-së, që ishin kryesisht bijtë e komunistëve
të rafinuar. Ky brez kryesisht është trajnuar në Kolegjin “RIINVEST”,
bashkëthemelues i të cilit është Isa Mustafa, në kohën kur ai ishte azilant në
Gjermani dhe kur Serbia i nxori nga objektet e shkollave dhe universitetit, të
gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptar, kurse Isa Mustafën e ka
privilegjuar për të themeluar Kolegj për nevojat e veta.
Edhe
titujt akademik janë me shumë të panjohura, sepse askush nuk mundet të flas
cila janë vlerat e punës së tij shkencore për tu bërë edhe anëtarë i Akademisë
së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, prandaj as vet akademi nuk ka mundësi të
flas për kontributin shkencor që paska dhënë Isa Mustafa për këtë institucion
dhe Kosovën, por jemi të sigurt se Akademia i ka dhënë para (rrogë) të rregullt
atij.
Marshimi
i tij drejt sukseseve politike pa qenë fare strukturë e LDK-së zgjidhet Kryetar
i Prishtinës, me që rast aty ka punësuar e sistemuar tërë Kolegjin “RIINVEST”,
dhe në anën tjetër ka trasuar udhën për ta pushtuar LDK-në pa qenë kurrë më
parë anëtarë i kësaj partia, duke shënuar rezultate për Libër të Genisit, sepse
këto zhvillime kanë ndodhur përpara syve të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Një
detaj shumë i rafinuar që u manifestua në Kuvendin e IX-të Zgjedhor të LDK-së
është e dhëna se ai për interesa personale afroi, sistemoi dhe avancoi familjar
të figurave qendrore të LDK-së të cilët janë vrarë ose nuk janë më gjallë. Nga
një prizëm human, duket si veprim i mençur i Isa Mustafës, por shtrohet pyetja
Kosovën nga kriza e nxjerrin njerëzit e dijes apo klane e interesa meskine dhe
familjar të atyre që nuk janë më në mesin tonë?! Tash mund të shtrohet pyetja a
vlen kjo formulë edhe për Klinikën Kardiologjike dhe repartet tjera, nëse vdes
njëri nga mjekët kardiolog, nëse edhe aty duhet t’ua sistemojmë familjarët. Siç
është zemra për trupin, dija është për zhvillimin e Kosovës, por jo farefisi
patriarkal që ka lëshuar rrënjë përmes Isa Mustafës edhe në LDK.
Shikuar
nga ky prizëm i vlerave tejet të ulëta, sistemimi i klaneve primitive, i
kuadrove nga “RIINVEST”, atyre politikanëve që iu kanë nënshtruar Isa Mustafës,
ardhja e Isa Mustafës në pushtet, asgjë nuk e ndihmon Kosovën, përkundrazi do
të thellohen krizat. Partitë tjera, me ndonjë përjashtim shpërfillës, janë edhe
më keq, prandaj me struktura kaq të dyshimta, dhe me elementin kaq të
kriminalizuara, kurrë përparim s’ka me pas Kosova edhe sikur në çdo tre muaj
organizohen e mbahen zgjedhje.
Tashmë
dilema për prezantimet e falsifikuara po bëhet edhe ma groteske, sepse nëse
këto veprime të Isa Mustafës do t’i ishin përkthyer e prezantuar si duhet para
administratës Amerikane dhe asaj të Bashkimit Evropian, as Ambasadori i
Amerikës por askush nga Trupi diplomatik nuk do ta mbështeste në mënyrë
publike, por marrëdhëniet e SHBA-së me Isa Mustafën do të sofistikoheshin ashtu
siç kanë ditur t’i sfidojnë të gjithë krerët komunist nga vendet e lindjes.
Përgjegjësia
bie mbi të gjithë ata shqiptarë që në mënyrë të falsifikuar po japin imazhin e
keq për Kosovën, e në këtë plan sigurisht janë shquar komunistët ose bijtë e
tyre disa prej ëmave të njohur publik që nuk po prajnë duke shprehur defetizëm,
janë bijtë e inspektorëve federativ e republikan të sigurimit shtetëror, ku për
këto 20 vjet po i drejtojnë mediat ma të fuqishme në vendin tonë pa iu munguar
asnjë qime floku?!
Duke
e parë situatën kaq të tendosur iu bëjmë thirrje përfaqësuesve diplomatik për
ta ushtruar ndikimin e tyre politik e diplomatik, sidomos përfaqësuesit e
Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, për të ndikuar
drejtpërdrejt në listat zgjedhore, qoftë duke autorizuar Gjykatën Speciale për
ti fshirë të gjithë ata që i kanë dosjet e hapura, dhe janë të dyshuar e
provuar. Në të kundërtën deklarata se qenka krijuar mundësia për krijimin e një
qeverie të re, dhe sugjerimi që kandidatët të ofrojnë ide të reja mbi bisedimet
me Serbinë, sundimin e ligjit, dhe zhvillimin ekonomik, i kemi provuar edhe herëve
të tjera, por të gjitha proceset politike ekonomike dhe diplomatike kanë pësuar
degradim në të gjitha planet e saj!
Vijon...
St. Gallen, 22 gusht
2019.
*Sh.
Dibrani, është autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet
politike në Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në
Zvicër.