Mendime
Reagim i këshilltarit te perkohshem të “Komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos” z.Gjergj Nikolla
E merkure, 01.10.2008, 04:44 PM
Ma poshte publikujme tekstin e plote te mesazhit te posa-ardhun redaksise sone nga këshilltari i perkohshem i “Komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos” Gjergj Nikolla, ne lidhje me deklaraten e kryetarit te “Shoqates te komunitetit shqiptaro-kanadez” Petraq Peci, te publikueme ne gazeten tone http://kosova.albemigrant.com/?p=3242:
.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
From: “George Nikola” gnikolla@rogers.com
To: paul.tedeschini@yahoo.it
Date: Wed, 1 Oct 2008 09:03:29 -0400
Sqarim për “Sqarim të pa logjikshem” të kryetarit të shoqates “Albanian Canadian Community Association” të Torontos - Kanada
Shumë i respektuari Paul!
As un nuk u njof përsonalisht vetem nepermjet të internetit me shkrimet e juaja që kam knaqsi ti lexoj se jeni shumë i logjikshem.
Sa trishtim dhe mjerim qenka kur një kryetar i një komuniteti “shqiptar” ne një metropolitë ma demokritike në botë siq është Toronto e Kanadasë mos të dijnë se egziston komuniteti shqiptar-katolik. Nuk ja zamë për të madhe këtij ma të riut se kështu ja paskan lanë amanetin ata të ma parshmit.
Po more zotni Pouli po, per Zotin e Krishtin po, jemi dhe egzistojmë këtu që prej 1977. Numri i antarsisë ësht afro 3500.
Festat tona gjithnjë i lajmrojmë me kohë ne medijat shqiptare; radio,TV etj. dhe gjithnjë marrin pjesë vllëzrit tanë shqiptar të besimeve tjera, edhe gjithnjë ne programet e TV nga dy herë ne jave “Pasqyra Shqiptare” i tregon ato festime solemne.
Kemi qenë gjithnji aktivë me formimin e shkolles shqipe që prej vitit 1980-81, me formimin e shoqates “BESA” dhe kohve të fundit jemi tu organizue për ndertimin e “Kishes katolike-shqiptare” me emrin e Nënë Tereze.
Meshtari i jonë është don Ndue Gjergji, vllau i të famshmit don Lush Gjergjit.
Shpresoi pra se nëpërmes Teje zotni Poul do të njoftohet pra kryetari i shoqates në Toronto se edhe ne egzistojmë pasi se nuk paskan mjaftue mediat shqiptare të Torontos.
Me shumë respekt u përshendetë
Një nga këshilltaret e perkohshem të komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos
Gjergj Nikolla
.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-..-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.
Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3284#more-3284