E shtune, 27.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Pse kaq shumë frikë na kërkesat serbe?

E shtune, 27.09.2008, 09:10 PM


PSE KAQ SHUMË FRIKË NGA KËRKESAT SERBE?

Nga Abdullah Prapashtica

- DREJTUAR ASMAMBLESË SË OKB DHE GJYKATES NDËRKOMBËTARE NË HAGË

Dy kërkesat më të fundit të Beogradit, njëra drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe tjetra Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me synimin për të ç’vlerësuar e shpallur të paligjshme Pavarësinë e Kosovës, në mënyrë të pa natyrshme e shqetësuan lidershipin e Kosovës dhe të BE! Pse po manifestohet kaq shumë frikë nga ana e tyre?!
Së pari shumica e shteteve anëtare të OKB, para se të bëhen shtete të pavarura dhe anëtare të OKB me disa dhjetëra e më shumë vite kanë qenë edhe vetë nën sundimin kolonial të fuqive të tjera po si edhe vet Kosova. Së dyti pse kaq shumë frikë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, kur pavarësia e Republikës së Kosovës nga sundimi kolonial serb është një e drejtë e natyrshme të cilën kjo Gjykatë vetëm që munde të e vërtetoi edhe juridikisht, si një akët shumë të drejtë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare!

Kërkesat e Beogradit vetëm sa mund të e përshpejtojnë procesin e njohjen së pavarësisë së Kosovës nga vet OKB si dhe kjo të legjitimohet edhe juridikisht nga Gjykata e sipër përmendur. Pavarësia e Republikës së Kosovës është në përputhje me të Drejtat e Popujve në Vetëvendosje të paraparë me Kartën e OKB e cila si e Drejtë Juridike mbështetet edhe nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë!

Atëherë pse gjithë kjo frikë te zëdhënësit e institucioneve të Kosovës zyrtare dhe te disa qarqe ndërkombëtare, që qëndrojnë në prapavijën e tyre?!

Përgjigjja më e shkurtë do të ishte se frika nuk përbëhet nga kërkesat serbe por nga frika se Asambleja e Përgjithshme e OKB dhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë do të zbulojnë bazamentin e pa ligjshëm e të pa qëndrueshëm juridik i Republikës së Kosovës:

1) Së pari kjo Zgjidhje dhe ky Status nuk është në përputhje me Kartën e OKB mbi të drejtat e Popujve në Vetëvendosje!

Pika e parë e cila përbëhet nga fakti se Zgjedhja e Çështjes së Popullit Shqiptar të Kosovës që ishte nën sundimin kolonial të ish RSFJ duhet të zgjidhet në kompaktësinë e vet të tërësishme dhe jo sipas kufijve e ndarjes koloniale mes republikave sllave. Kufi këta që janë vu në territoret etnike shqiptare me dhunë nga armiqtë e popullit tonë pas Kongresit të Berlinit dhe gjatë shekullit të kaluar. Sepse fjala nuk është për oaza të veçanta etnike shqiptare. Por, Kosova është një tersi kompakte gjeografike, etnike dhe autoktone shqiptare e ndarë me dhunë nga trungu amtar Shqipëria dhe e futur me dhunë nën sundimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, së fundi edhe në ish RSFJ dhe që po përpiqet që të mbahet edhe pas shpërbërjes së saj! Populli Shqiptar i Kosovës numerikisht ishte populli i tret për kah madhësia numerike në mesin e Popujve konstituiv të ish RSFJ, ndërsa kishte një status diskriminues të “paki! cës kombëtare” dhe ai pranohej si i tillë vetëm në kufijtë administrativ armiqësor të ish KSA të Kosovës, jashtë të cilës ishin ndarë për herë të dytë Kosova Lindore, Malësia e Hotit e Grudës, dhe Maqedonia Shqiptare e njohur tani si Republika e Iliridës.

Pika e dytë përbëhet nga fakti se Zgjedhja e Çështjes sè Popullit Shqiptar të Kosovës së tërësishme, nuk mund të zgjidhet me krijimin e një apo më shumë shteteve të ashtuquajtura “multietnike” kur këto territore kanë identitet të qartë nacional shqiptar dhe kur ato kurrë nuk kanë shprehur dëshirë për krijimin e një apo më shumë shteteve të pavarura, por vetëm pavarësinë nga ish RSFJ e republikat sllave dhe bashkimin me Shtetin Amë - me Republikën e Shqipërisë! Përkundra se Kombi Shqiptar ka tri Besime Fetare dhe shumë fise që e përbëjnë atë, ai kurrë nuk ka pas konflikte të brendshme dhe se dëshira e vetme e ti ka qen dhe mbetet bashkimi brenda një shteti! Edhe pse në Konferencën e Rambujesë të 1999 i është njohur e drejta e Popullit të Kosovës që pas tri viteve nga kjo Konferencë, të mundësohet që ai të e shpreh vullnetin e vet për statusin e vet të ardhshëm, kjo nuk u realizua në kohën e caktuar gjë q! ë flet për një tradhti ndërkombëtare dhe antikombëtare të aktorëve që morrin pjesë në këtë konferencë!

dhe se;

2) Së dyti se Statusi i Republikës së Kosovës si dhe rregullativa juridike, kushtetuare e ligjore që ju ka imponuar Republikës së Kosovës nga ana e BE përmes të Pakos të Ahtisarit është në kundërshtim edhe me vullnetin e Popullit të Kosovës edhe me Rendin Juridik Ndërkombëtar.

Në radhë të parë me Pakon e Ahtisarit pranohen si “kufijtë ndërkombëtar” brenda territorit kombëtar shqiptar ata kufij të territorit administrativ të ish KSA të Kosovës, që aty janë vendos me dhunë si kufij armiqësor nga ana okupatorëve sllav dhe të cilët populli shqiptar kurrë nuk i ka pranuar dhe nuk do ti pranoi asnjëherë! Marrëveshja e Helsinkit për mos ndryshimin e kufijve me dhunë vlen edhe për këta kufi që me dhunë janë vendosur në të kaluarën dhe me dhunë i rivendosi aty edhe Pakoja e Ahtisarit! Pastaj, shpallja e kësaj pjese të Kosovës si “Republikë KOSOVO”, si shtet “multietnik”, imponimi i Kushtetutës (për të cilën janë gëzuar vetëm homoseksualët), Stemës, Flamurit dhe Himnit të Ahtisarit si dhe imponimi i “kombit kosovar”, tëra bashkërisht paraqesin falsifikim të identitetit nacional të këti territori dhe të këti populli.

Falsifikimi i identitetit nacional paraqet vepër penale të gjenocidit, prandaj nëse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës merret me këtë çështje në përgjegjësi do të thirret edhe Ahtisari edhe aktorët tjerë ndërkombëtar dhe vendor që marrin pjesë në zbatimin e këtyre falsifikimeve që kanë të bëjnë me vlerat emocionale dhe pronësore të një populli të tërë! Gjykata Ndërkombëtare në Hagë do të gjejë edhe shkelje tjera të së drejtës dhe me siguri se do të i shqyrton edhe tëra arrestimet, plagosjet dhe vrasjet e njerëzve nga koha e sundimit të UNMIK-ut dhe sidomos me vrasjet nga ana e policëve dhe ushtrave të huaj të protestuesve civil me 17 e 18 Mars 2004 dhe me plagosjet e mbi 80 dhe vrasjet e dy demonstruesve që protestuan kundër Pakos të Ahtisarit dhe që kërkuan VETËVENDOSJE për Popullin Shqiptar në ish RSFJ me 10 Shkurt 2007 në Prishtinë!

Udhëheqja e Serbisë që qëndron pas barbarive të forcave të veta të armatosura kur ata në Kosovë dhunonin fëmijët para syve prindërve e prindërit para syve të fëmijëve dhe pastaj i vrisnin e masakronin, tani shtroi këto dy kërkesa para Asamblesë të Përgjithshme të OKB dhe para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, duke i paragjykuar vendimet e tyre në favorin e Republikës së Kosovës, vetëm sa për tu liruar nga përgjegjësia para opinionit serb, për premtimet e rrejshme që i kanë bërë popullit të vet, duke i përdor ato vendime si arsyetim se ata “nuk kanë fuqi të ngritën kundër krejt Botës”. Pa e kuptuar se çfarë frike po mbjellin te Ahtisari dhe aktorët tjerë vendor dhe të atyre nga BE për zbulimin e instalimit të një tiranie të një sundimi despotist aneksionist i cili nga Republika e Kosovës ka shndërrua një laborator për eksperimentime për demolimin e identitetit të një kombi dhe për instalimin e sundimit të ! një Perandorie Globaliste të BE e cila po pretendon të shtrihet në gjithë Kontinentin e Evropës kundër vullnetit të Popujve të Evropës. Popujt e Evropës janë kundër shtrirjes së sundimit të Perandorisë Globaliste te BE në vendet e tyre sepse me këtë atakohet sovraniteti i tyre, gjë që u shpreh edhe në referendumet në Francë, Holandë dhe së fundi në Irlandë ! Ndërkombëtarët nga BE dhe nihilistët vendor po mendojnë se ia kanë arritur që Kombin Shqiptar të e vjen para aktit të kryer me shpalljen formale të “pavarësisë” të Republikës së “Kosovo”. Derisa atë e futën në arkivolin “multietnik” të Ahtisarit, ku pakica serbe i dikton shumicës dëshirat e veta dhe ku as një vendim nuk mundet të merret në institucionet e Kosovës pa pëlqimin e tyre. Derisa ata e decentralizojnë pushteti dhe në kolonit e tyre vlejnë vetëm ligjet e Serbisë! Se si duket ARKIVOLI MULTIETNIK u pa edhe me anulimin e konkursit për Avo! katin e popullit në Parlamentin kukull! Kjo gjendje është r! ezultat i punës destruktive të Grupit për Negocime me Serbinë që sot gjendet në krye të institucioneve të korruptuara nihiliste të pakicës që po e zbatojnë Pakon e Ahtisarit. Kështu njësoj kanë menduar edhe sundimet e huaja të më parme, por Rinia Shqiptare e organizuar në Lëvizjen Vetëvendosje me 10 Qershor 2008 i tregoi gjithë Botës se Lidhja e Prizrenit është gjallë dhe se stacioni i fundit i saj është: NJË KOMB , NJË SHTET, NJË FLAMUR! Ky nuk është romantizëm nacional por imperativ i kohës dhe rrugë e vetme e mbijetesës së kombit ton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora