Kulturë
Zymer Mehani: Ky qenka njeriu!
E hene, 20.05.2019, 07:40 PM
Zymer Mehani
KY
QENKA NJERIU!
Ende
thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj
Rruga
jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër
E
shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe
pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur
Edhe
dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer
E
në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer
Maskë
syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri
Që
të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi
Tani
kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi
hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej
fjlëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me
fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin
Dhe
me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E
tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar
Sepse
gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë
Por
vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsojsoj domeni
Ky
qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve